/Vràsja e Pjerin Xhuvanit, shoqërohen 3 persona te rrethrrotullimi i TEG-ut

Vràsja e Pjerin Xhuvanit, shoqërohen 3 persona te rrethrrotullimi i TEG-ut

Pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit sa kalon rrethrrotullimin e TEG-ut, Shqiponjat kanë bërë shoqërimin e 3 personave që vinin nga Elbasani. Në dalje të Tiranës policia ka blinduar zonën.

Pjerin Xhuvani, i ekzekutuar sot në Elbasan është një mjek psikiatër me profesion, ish Drejtori i Spitalit

Psikiatrik të Elbasanit dhe ish drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

Xhuvani ka qenë për disa vite i angazhuar në politikë. Ai ka qenë drejtues në Elbasan me PDK-në e Nard Ndokës,

disa vite më parë drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të cilën ka kandiduar si deputet, më pas është angazhuar me PDIU-në dhe

tani mësohet se është tërhequr nga politika edhe pse është akuzuar nga opozita si i lidhur me Partinë Socialiste.

56-vjeçari Xhuvani ka qenë ish- drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më

parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm shumë të madh financiar shtetit, rreth 500 mijë euro.

Më 14 mars ai u përfshi në sherrin që ndodhi Ditën e Verës në Elbasan, për këtë u akuzuar nga edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së

Gazment Bardhi si organizator, por mësohet se Xhuvani është futur në turmë pasi aty ishte edhe dhëndri i tij.