Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike, Gazemt Bardhi në qarkun e Elbasanit është shoqëruar në komisariatin e policisë në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur ish drejtori i LSI, Pjerin Xhuvani, po ashtu kanë mbetur të plagosur edhe katër persona të tjerë.
Nga informacionet e fundit bëhet me dije se është vetëdorëzuar autori i dyshuar i krimit të rëndë në Elbasan.
Raportohet se i dyshuar për këtë ngjarje është Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA-s.