Vret berberin sepse nuk i pelqeu modeli i flokeve

    0
    252

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Moskë, teksa një berber është vrarë nga klienti i tij me pretekstin se i kishte prerë flokët keq.
    Video e tmerrshme e momenti të vrasjes së 24-vjeçarit nga Uzbekistanit është postuar në internet nga një klient tjetër i tij që thekson profesionalizmin me të cilin berberi punonte.

    Në koment në video ai shkruan se një burrë erdhi tek berberi Dastan Adekhanov dhe preu flokët, por të nesërmen u rikthye duke thënë se kur pa veten në pasqyrë në shtëpi nuk i pëlqeu puna e bërë.

    Ai filloi që ta rrahë, më pas e tërhoqi në rrugë ku e qëlloi me një thikë duke i shkaktuar 3 plagë në zemër.

    Pamjet e rënda janë publikuar nga LiveLeak: