Xhensila Myrtezaj mezi mban lotët, videoja e papritur nga e ëma dhe fjalët e ndjera: Besi, një bashkëshort i mrekullueshëm

0
225

Xhensila Myrtezaj ka marrë një video mesazh surprizë nga e ëma.


TIRANË– Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, ka qenë e ftuar në një intervistë me moderatori Ardit Gjebrea, ku edhe është surprizuar nga e ëma.

Javën që lamë pas këngëtarja festoi ditëlindjen e saj, dhe Ardit Gjebrea kishte menduar një surprizë për Xhensilën.

Në një video ku shfaqej mamaja e këngëtares, nuk munguan fjalët e ngrohta që prekët Xhensila Myrtezajn. Duke kapërdirë lotët, këngëtarja u prek nga fjalët e ndjera të së ëmës.

“Urime ditëlindjen Sila.

Mami të uron edhe 100 vite të lumtura bashkë me familjen tënde të bukur, me Ajkën zemrën e nënës dhe Besin,.

Bashkëshortin tënd të mrekullueshëm. Ju dua shumë,”- është shprehur nëna e Xhensila Myrtezajt në video-mesazhin surprizë.

https://youtu.be/Yhy3xbttq8I