Zaimina tregon Iidhjen e ngushtë me vajzat e bashkëshortit

0
240

Zaimina Vasjari ka treguar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me vajzat e bashkëshortit të saj.

Këngëtarja vetëm pak kohë më parë realizoi një kartolinë familjare të mrekullueshme, ku nuk munguan dy vajzat bukuroshe të Klodianit.

Ndërsa së fundmi Zaimina ka postuar një video ku shfaqet duke hequr zbukurimet nga pema e Vitit të ri. Bashkë me të është edhe Kristel, vajza e bashkëshortit të Zaiminës dhe vogëlushja Khloe.

Zaimina dhe Kristel duken si motra teksa sillen rrotull pemës ndërsa Khloe përpiqet t’i ndihmojë.