8 persona kanë marrë pjesë në gra-bitjen e aeroportit të Rinasit ndërsa përdorën një automjet të modifikuar në shasi në rast se do të hasnin probleme në hapjen e dyerve që rrethojnë perimetrin e sigurisë.
Burime pranë policisë thanë se në gra-bitjen spektakolare dyshohet se janë angazhuar 8 persona të cilët kanë luajtur rol në vëzhgim por edhe në djegien e dy automjeteve të tjera, njëri prej të cilëve u bë për të shpërqendruar ndjekjen e policisë.
Nga të dhënat e mbledhura nga grupi hetimor mësohet se automjeti i loguar me “Hetimi Tatimor” në të vërtetë nuk është një makinë tip Volkswagen por një Ford i modifikuar.
Në pjesën e shasisë, sipas ekspertizës, ishte vendosur një shinë treni e cila ka ndihmuar në heqjen e bllokut të betonit në hyrje të Rinasit, por edhe në dalje në hapjen e portës së emergjencës.
Për sa i përket vendngjarjes, ku u bë dhe shkëm-bimi i zjarrlt, hetuesit thanë se makina ka qenë e spërkatur me benzinë dhe Admir Murataj mbante në dorë një shkop të mbështjellë me sfungjer për t’i vënë fIakën.
Dyshimet janë hequr dhe për njërin prej gra-bitësve i cili u përfol se mund të ishte pla-gosur.
Në vendngjarje policia ka gjetur gjurmë gj.aku por pas analizave rezultuan se ishin të njëjtat me 47-vjeçarin i cili mbeti i vr-arë.
Automjeti i djegur në Bathore ka luajtur rol kyç për shpërqendrimin e policisë.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë para se të ndodhte gra-bitja rezulton se furgoni tjetër kishte disa javë që qëndronte i parkuar në zonë.
Djegia e tij ka tërhequr vëmendjen e policisë dhe fillimisht të gjitha kontrollet u kryen aty në një kohë që furgoni tip Benz me gra-bitësit dhe paratë u d.ogj në një nga tunelet e fshatit Dritas.