syntax error, unexpected '<', expecting end of file

ZbuIohet emri i ‘të fortit’ që do Iironte gjyqtarja Hoxha, deI në skenë edhe Zani Çaushi

Ndryshe nga sa u njoftua nga Prokuroria e Posaçme, Saimir Petani nuk ishte “peshku i madh” që do të fitonte sërish lirinë. Gazetari Elton Qyno bën me dije se gjyqtarja Enkelejda Hoxha po përgatiste një tjetër lirim të bujshëm!

Nga katër muret e qelisë do të dilte Genc Ferhati, i njohur ndryshe si i forti i rrugës së Kavajës në Tiranë. Por ky i fundit, siç bën me dije Qyno, u tërhoq nga kërkesa për lirim pasi çështja i ra për gjykim një tjetër magjistrateje.

Po ashtu një “udhëtim” për në bur.gun e Fushë Krujës prej kohësh e planifikonte edhe kapob.anda i Çolës, Myrteza Çaushi, i njohur si “Zani”. Mesa duket rruga drejt lirisë kalonte nga Fushë Kruja.

Edhe Çaushi vetëm pak muaj më parë, nga Drenova, kërkoi lirimin e tij me kusht me pretendimin se ka fëmijë për të rritur, por u tërhoq vetë dhe krejt papritur.