/ZbuIohet skema, si “ua FUSlN” shqiptarët bashkëkombësave të tyre në Britaninë e Madhe

ZbuIohet skema, si “ua FUSlN” shqiptarët bashkëkombësave të tyre në Britaninë e Madhe

Shumë shqiptarë, të detyruar nga kushtet e rë nduara ekonomike janë larguar drejt vendeve të zhvilluara të Europës, ku destinacioni më i preferuar është Britania e Madhe.

Në pamundësi për të siguruar dokumenta të rregullta, ata futen në ishull në mënyrë iIegale dhe shumica prej tyre punojnë në të zezë.

Një emigrant shqiptar është rrëfyer.Sipas tij shqiptarët që punojnë nëpër firma të ndryshme, u ofrojnë punë bashkëkombësve të tyre pa letra, por duke përfituar prej tyre.

Nga 120 paund që është dita e punës, ata u mbajnë 16 paund.

Sikur të mos mjaftonte kjo den oncuesi tregon më tej se atyre u mbahet edhe 20% nga rroga e tyre, e quajtur incoming tax,ose taksa e të ardhurave.

Kjo është një taksë vjetore e barabartë me 2000-4000 paund, e cila shteti anglez ua kthen taksapaguesve mbrapsh.

Pra në këtë mënyrë, shqiptarët u vj edhin shqiptarëve një pjesë të rrogës së tyre dhe taksën e të ardhurave të përcaktuar nga shteti anglez.

Kjo skemë u intereson si kompanive për të ulur detyrimet ndaj shtetit, por edhe atyre që janë me letra, të cilët përfitojnë në kurriz të emigrantëve shqiptarë që punojnë në të zezë.