/Zbulimi i RTK’së: Boris Johnson është shqiptar!

Zbulimi i RTK’së: Boris Johnson është shqiptar!

Televizioni publik i Kosovës, që shquhet për pro.pagande pro PDK’së dhe Presidentit Thaçi, e jo për gazetari hul.umtuese, sot ka bërë një zbulim të madh: Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është sternip i shqiptarit Ali Kemal (siç), sipas RTK’së.

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është stërnipi i Ali Kemal, i cili ishte shqiptar. Ryan Gingeras është profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert për historinë e Turqisë, Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme.

Në librin e tij “Sorrowful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire” ai thotë se udheheqësi i organizatës anti-naci.onaliste ‘Ingiliz’, Ali Kemal ishte shqiptar.

Ai thekson se lidhja e tij me shqiptarët e Perandorisë Osmane ishte më se e fortë dhe se Ali Kemal paralajmëroi Ismail Qemalin që të arr.atisej nga Turqia për shkak të rr.ezikut nga ekst.remistët e Selanikut dhe arr.estimit që po i përgatitej.

Ali Kemal, sipas të dhënave në “Wikipedia”, kishte ikur në Angli më 1909, ku kishte krijuar edhe familje. Stërnipi i tij sot është Boris Johnson, politikani i zgjedhur këto ditë kryeministër i Britanisë së Madhe.