/Zbulohet biznesi në Tiranë! Çfarë pajisje të FBI-së i dha Ramës ish-zyrtari i arrestuar

Zbulohet biznesi në Tiranë! Çfarë pajisje të FBI-së i dha Ramës ish-zyrtari i arrestuar

Zbulohen detaje të reja nga dosja me provat e prokurorisë amerikane për Charles McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së.

Në dosje ndër të tjera thuhet se McGonigal gjatë vizitës që ka zhvilluar në Tiranë në 9 shtator të vitit 2017 i ka dhënë Edi Ramës një pajisje të FBI-së.

Në dosje nuk sqarohet se për cfarë pajisje bëhet fjalë dhe për cfarë shërben. “I pandehuri McGonigal i ka dhënë Kryeministrit të Shqipërisë një pajisje të FBI-së në prani të personit B” thuhet në dosje.

Gjithashtu në Tiranë ish-zyrtari i FBI-së kishte aktivitet biznesi. Ai është administrator i një studioje ligjore të quajtur ‘Law Office and Investigation’, aktualisht me aktivitet të pezulluar dhe ka 25% të aksioneve.

‘Law Office and Investigation’ është një kompani e regjistruar në vitin 2008 nga një avokat nga Tropoja, i cili në 2019 i ka shitur aksionet ish zyrtarit të lartë të FBI Mc Gonigal, Agron Nezës dhe një shtetasi tjetër të huaj, me emrin Mark Thomas Rossini.