Zbulohet lidhja e këngëtarit të njohur shqiptar me Valbona Selimllarin

    0
    868

    Disa Valbona Selimllari prej vitesh cilësohet si femra më e bukur shqiptare. Këtë gjë nuk e mendojnë vetëm fansat, por edhe njerëz të njohur të ekranit.

    E një prej tyre është edhe Landi, i cili nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ tregon vlerësimin që ka për Valbonën.

    “Këtë gocën e kam takuar për herë të parë kur kam qenë në vit të dytë a të tretë gjimnaz, tek shkolla “Petro Nini Luarasi”, aty ku njerëzit kanë zemër të madhe dhe talente të dala nga ajo shkollë në çdo fushë të jetës i kanë bërë dhe i bëjnë gjërat me shumë dashuri e pasion.

    Pra, po thoja, kjo goca e cila si me ‘make up’, si ‘pa make up’, si e qeshur, si serioze, si me fustan, si me xhinse, si me diell, si me shi, si në Veri, si në Jug, si mes burrash, si mes grash, si ne TV, si në jetën e përditshme, mbetet thjesht e bukur sepse në shpirt është e tille. E njëjtë. E pandryshuar. Zonja e Zotërinj Valbona Selimllari”,- ka shkruar Landi krahas fotos.

    Marrëdhënia e mirë mes tyre u vu re jo më larg se para dy ditësh nëpërmjet fotove dhe ‘Videve live’ që bënë në ‘Instagram’ gjatë festivalit në Vuno “South Outdoor Festival”.