Zbulohet vëllai nga nëna i Salianjit i dë.nuar në Itali? Pse ish-deputeti e mohon?

    0
    344

    Ish-deputeti demokrat Ervin Salinaji u pë.rplas ashpër mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” me analistin Lorenc Vangjeli.

    Ky i fundit nuk ishte i bindur me arsyetimin e Salianjit për përgjimet e publikuara në lidhje me çështjen “Babale”.

    Kjo ka bërë që gjakrat të ndizen në mes të emisionit dhe gjatë gjithë mbrëmjes të ketë fërkime me midis të dyve.

    Vangjeli e pyeti ish-deputetin nëse kishte një vëlla nga nëna me emër të ndryshuar të dë.nuar në Itali, gjë që Salianji e mohoi.

    Nga verifikimet e bëra pranë gjendjes civile në ish-komunën Lozhan, e cila është drejtuar për tre mandate nga babai i Ervinit, Bujar Salianji, rezulton se ish-deputeti i Bashës ka një vëlla nga nëna, raporton “CNA”.

    Sipas të dhënave zyrtare, personi tani quhet Alex Kacani, me emër të ndryshuar, ka lindur në Lozhan në vitin 1979 dhe është vëllai i madh i Ervinit nga martesa e pare e nënës të tij Shega, me Bedri Xhengon.

    Klodian Xhengo, mbiemri është ndryshuar në ish-komunën Gorë datë 14.01.2005, ndërsa emri i ndryshuar në ish-komunën Bulgarec datë 28.01.2005.

    Më pas ajo është martuar me Bujar Salianjin dhe ka dy djem, një prej të cilëve Ervini.

    Në fakt, emri i vërtetë është Klodian Xhengo, por për shkak të problemeve me drejtësinë në vendet e Europës ku ka qëndruar për disa kohë, ai ka ndryshuar gjeneralitetet e tij në Alex Kacani.

    Gjatë kohës që Lulzim Basha ka drejtuar Bashkinë e Tiranës, ai ka qenë punonjës një nga drejtoritë e këtij institucioni.

    Dje në mbrëmje, Ervin Salianji mohoi vëllain e tij, duke thënë se nuk kishte asnjë person të afërt apo vëlla me emër të ndryshuar dhe me problem me drejtësinë në Europë.