/Zbythet Ilir Meta, i kërkon Ramës pazar dhe dekIaron se kërcënĺmet e tij me Iuftë janë lojë. Gati për t’u ribashkuar. AIarmohet Berisha

Zbythet Ilir Meta, i kërkon Ramës pazar dhe dekIaron se kërcënĺmet e tij me Iuftë janë lojë. Gati për t’u ribashkuar. AIarmohet Berisha

Zbythja e Metës përkon edhe me zbarkimin e ushtarëve të parë amerikanë në Rinas, Farkë dhe Kuçovë, në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake të SHBA dhe NATO në historinë e Shqipërisë, stërvitje të cilën Meta dhe Berisha u përpoqën ta ndalonin.

Pas disa mesazheve që mori nga Palmeri në një bisedë në distancë, Meta ka ndryshuar menjëherë pllakën dhe taktikën politike. Organizoi mbrëmë një intervistë urgjente televizive, me disa gazetarë pranë tij, duke shpallur kalimin nga fronti i luftës dhe kërcënimeve tek ‘qetësia dhe dashuria’ e mëparshme.

Për herë të parë, Ilir Meta nuk e përmendi reformën në Drejtësi, të cilën deri dje e kishte quajtur komplot të mafies ndërkombëtare, duke iu referuar SHBA-BE. Kujtojmë se Palmer i dha një mesazh Metës, duke i bërë të qartë se reforma në Drejtësi është një investim amerikan dhe se amerikanët do ta mbrojnë dhe mbështesin me çdo kusht.

Nga ana tjetër, Meta tërhoqi dhe relativizoi zyrtarisht kërcënimet e tij me luftë, prerje duarsh dhe destabilizim, në kuadër të përpëlitjeve për të marrë një garanci nga SHBA-BE që të mos preket nga SPAK. Meta i shpalli kërcënimet retorikë, fjalë boshe, gjoja për të mbrojtur kushtetutën e socialistëve dhe ndërkombëtarëve të vitit 1998.

Sipas tij, Presidenti është detyruar të përdorë një retorikë të ashpër për të mbrojtur Kushtetutën. Meta befasoi gazetarët kur kërkoi hapur për t’u ulur në bisedime me Ramën, duke i kërkuar kështu një pazar. Madje Meta zbuloi se kishte pritur Gjiknurin në një hotel në Vlorë për bisedime.

“Dje kam thirrur edhe Damianin në takim dhe i thashë edhe hotelin ku jam. E prita gjitha natën dhe nuk erdhi. Sepse ai ka pasur shqetësime pse unë nuk vi në Vlorë dhe unë nuk e takoj. Nëse do mirë, nëse nuk do të më takojë është e punë e tij”, tha Meta.

Për herë të parë, Meta nuk iu përgjigj pyetjes për një koalicion të mundshëm me PS pas 25 prillit. Nëse më parë deklaronte i prerë dhe përbetohej se nuk do bënte më koalicion me Edi Ramën, mbrëmë Meta tha se nuk vendos ai për LSI, kur në fakt LSI është xhepi i tij i korrupsionit dhe pazareve.

Intervista ka shqetësuar PD-në dhe ka alarmuar Sali Berishën, i cili i njeh më mirë se askush tjetër dredhitë e Ilir Metës për pushtet dhe para. Intervista është censuruar në maksimum në mediat pranë PD-së, ndërsa në fund të emisionit, Çim Peka tha me gjysmë zëri se kjo ishte intervista më e qetë e Metës.

Ende nuk dihet se çfarë po ndodh në prapaskenë, por Edi Rama, ditën e djeshme dha një mesazh të qartë, duke konfirmuar planin për të shkrirë LSI në 25 prill, si një mutacion politik, simbol i korrupsionit dhe klientelizmit./Pamfleti