/“Zemra s’harron”/ Mes Ιotësh e ρlot dhimbje, përcillet në banesën e fυndit shqiptarja që u vra bashkë me partnerin nga ish-bυrri

“Zemra s’harron”/ Mes Ιotësh e ρlot dhimbje, përcillet në banesën e fυndit shqiptarja që u vra bashkë me partnerin nga ish-bυrri

Është përcjellë për në banesën e fundit 37-vjeçarja shqiptare Vera Murtaj, e cila u vra bashkë me partnerin e saj Flonino Merkuri, nga ish-bashkëshorti Viron Karabollaj, në shtëpinë e saj në Spinea.

Mes lotësh, familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit të resë fatkeqe, ndërsa sipas mediave italiane, lutjet janë bërë në gjuhën shqipe.

Mbi varr u vendosën kurora dhe dedikime dhe një fotografi e Verës, ku mbishkrimi ishte: “Mendja kujton atë që zemra nuk harron”. Në varreza ka mbërritur edhe kryetarja e bashkisë së Spinea, Martina Vesnaver, për të bërë homazhe për viktimën e krimit të tmerrshëm.

“Nuk mund të mos ishim atje. Duhet bërë gjithçka që kjo ngjarje të mos përsëritet”, thanë disa nga fqinjët e Verës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth dy javë më parë, ku ish-bashkëshorti i saj u fut në banesën e Verës duke lënë të vdekur atë dhe partnerin 23-vjeçar, po nga Shqipëria. Autori, 41-vjeç, më pas u gjet i vetëvrarë nga policia. Dyshohet se shkak i krimit të rëndë ishte fakti që ish-burri nuk pranonte lidhjen e re që Vera kishte krijuar.