Zgjidhet misteri i kratereve në Arktik, kanë “gisht” rusët – FOTO

    0
    365

    Krateret e mëdha fillimisht u shfaqën në vitin 2014 e menjëherë pas kësaj filluan spekulimet se ato ishin shkaktuar nga testime raketore të Kremlinit, por e vërteta është krejtësisht diçka tjetër, edhe pse nuk përjashtohen rusët.

    Kërkimet e Vladimir Putinit për gazin natyral në Arktik “fshihet” pas kratereve të çuditshme të krijuara nga shpërthime të brendshme.

    Vrimat misterioze u shfaqën së pari në 2014 dhe çuan në spekulime se ato ishin shkaktuar nga testet e raketave të Kremlinit, apo ndonjë shteti tjetër. Më vonë shkencëtarët ranë dakord se ato ishin formuar nga shpërthimet e metanit nëntokësor.

    Por së fundmi ekspertët kanë gjetur nga analizat e imazheve satelitore që krateret – të mbushur me ujë – janë të prirur të shpërthejnë më shumë se njëherë.

    Vetë autoritetet ruse që po studiojnë rastin pretendojnë se fenomeni është krijuar nga shpërthime të shumta të gazit natyror për eksport në Europë dhe Kinë.