Zhdukja e Arber Kulicit,DEA-FBI kane dyshime te forta se u ndihmua nga njerez te Berishes dhe Metes

    0
    391

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes DEA-s amerikane të antidrogës të instaluar në Shqipëri dhe FBI-së ka shfaqur shqetësim për zhdukjen në drejtim të paditur të pronarit të kontenierit dhe poseduesit të kokainës me vlerë 180 milionë euro të sekuestruar në Durrës.

    Pavarësisht deklaratave të Arbër Kuliçit-Çekajt se do të kthehej menjëherë në Shqipëri, vetëm një ditë pas kapjes së kësaj sasie droge, oprganet ligjzbatuese amerikane dyshojnë se ai është lajmëruar nga njerëzit e tij në Shqipëri më parë se të kryhej aksioni duke i dhënë kohë të largohej dhe të mos kapej nga policia.

    DEA dhe FBI dyshojnë se ka qënë kushuriri i tij Agron Kuliçi, ish drejtori i Policisë së shtetit njëherësh dhe ish badigard i Sali Berishës, i cili jo vetëm ka lajmëruar Arbër Kuliçin që të largohej jashtë vendit pasi mund të arrestohej, por i ka gjetur dhe strehimin e duhur.

    Dyshimet janë se në bashkëpunim dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish kryeministrit Sali Berisha por dhe me njerëzit e presidentit Ilir Meta i është garantuar strehim Arbër Kuliçit në një nga ishujt e Paqësorit, ku ka rezidencën vetë Shkëlzeni sa herë që kërcënohet me burg.

    Këto shqetësime mësohet se organet ligjzbatuese amerikane ia kanë bërë prezente dhe kolegëve të tyre shqiptarë, ndërsa kanë kërkuar që të përshpejtohet zbardhja e këtij trafiki. Qoftë dhe duke pyetur ish badigardin e Berishës që tashmë gjendet me “mantel” politik në Kuvend, si përfaqësues i PD të Lulzim Bashës.

    Kështu dy muaj pas kapjes së sasisë rekord prej 613 kg kokainë në portin e Durrësit, duket se hetimet kanë mbetur në vend numëro, dhe kjo për faj të një kaosi të krijuar qëllimisht për këtë hetim.

    Për drogën me vlerë 180 milionë euro që erdhi me kontejnerin me banane nga Kolumbia, ne qeli vijojnë të mbetën vetëm shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri Donaldo Lushaj, ndërsa në kërkim ndërkombëtar është shpallur pronari i kompanisë “Arbri Garden”, Arbër Kuliçi-Çekaj.

    Por kur ka kaluar një kohë relativisht e gjatë, më shumë sesa veprime hetimore deri tani ka patur “ping pong” institucional. Fillimisht nga policia e Durrësit hetimi i kaloi Task Forcës për operacionin “Forca e Ligjit”, një strukturë kjo e ngritur në nëntor të vitit të kaluar.

    Më pas dosja nga prokuroria e Krimeve të Rënda kaloi në prokurorinë e Durrësit. Sipas burimeve konfidenciale, deri tani janë zbuluar lidhje të disa eksponentëve të narkotrafikut, por po punohet për dokumentimin e përfshirjes së tyre.

    Në hetimin e sasisë rekord të kokainës që u kap në Durrës janë përfshirë edhe agjenci të huaja si dhe DEA amerikane pasi ka dyshime se në këtë sipërmarrje janë përfshirë grupe kriminale që operojnë brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.