/“Zot mbaje dorën se kemi fëmijë të vegjël”, tërmeti në Korçë, familja del ne qiell te hapur, qan me të madhe dhe lutet (Video+Foto)

“Zot mbaje dorën se kemi fëmijë të vegjël”, tërmeti në Korçë, familja del ne qiell te hapur, qan me të madhe dhe lutet (Video+Foto)

Fshati Floq i Korçës është një ndër fshatrat më të goditura nga tërmeti. Në një lagje të këtij fshati janë rreth 50 familje të cilave u janë dëmtuar banesat.

RTV Ora ishte atje dhe ju sjell dëshmitë e banorëve.

Bledar Mullaj, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e saj qëndrojnë jashtë. Banesa që kishin u është dëmtuar nga tërmeti Gruaja nuk mban dot lotët ndërsa Bledari i lutet zotit të mbajë dorën: I lutemi Zotit të mbajë dorën kemi fëmijë të vegjël, jemi në pikë të hallit”

Familja ka mbetur në qiell të hapur dhe nuk dinë si do të bëjnë tani pasi gjëndja e tyre ekonomike është shumë e keqe dhe nuk mund të përballojnë ndërtimin edhe një herë të banesës së tyre të vogël.

Ndërkohë familjet po ushqejnë fëmijët jashtë sepse lëkundjet vijojnë të ndihen. Të gjitha banesat në këtë lagje janë dëmtuar” na raporton nga vendngjarja gazetarja e RTV Ora Lediona Dervishaj.