Zyrtari i lartë gjerman i CDU-së Gunther Krichbaum tjetër mesazh për Ramën: Nuk ka çelje negociatash

    0
    242

    Gunther Krichbaum, zyrtari i lartë gjerman i CDU-së se kancelares Angela Merkel, deklaron se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është i parakohshme në këtë moment.

    “Korrupsioni dhe niveli i lartë i krimit tëe organizuar janë një problem” – theksoi Krichbaum për gjermanen ‘Tagesspiegel’.

    Krichbaum është kreu i Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së në Bundestag.

    Pas rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Krichbaum u shpreh se ‘Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e Ëorld Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit.’

    Image

    Menjëherë pas kësaj, mediat pranë kryeministrit nisën sulmin ndaj Krichbaum duke e cilësuar si zyrtar të paguar nga Basha.

    Në shkrimin e ‘Tagesspiegel’ thuhet se kritikat e Krichbaum pas rekomandimit të Komisionit Evropian e vendosën zyrtarin e lartë gjerman nën sulmet e mediave pranë kryeministri Rama.

    Image

    Sipas ‘Tema’ dhe ‘Tiranapost’, Krichbaum është njeriu i paguar nga PD-ja për të bllokuar negociatat për Shqipërinë dhe se e shkuara e tij përfshin lidhjen me Rusinë dhe një skandal të trafikimit të fëmijëve.

    Për Krichbaum, deputeti i CDU-së së Angela Merkelit dhe kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në Parlamentin Gjerman, kryeministri Rama u mundua që t’i thoshte opinionit publik se ai nuk kishte ndonjë peshë në vendimin e gjermanëve sepse vendos vetëm kancelarja: Angela Merkel.

    Krichbaum nuk ngurroi të tregonte publikisht peshën e Bundestagut në vendimmarrje për politikën e jashtme gjermane, duke thënë se në Gjermani politika funksionon ndryshe nga ne në Shqipëri.

    Deklaroi asokohe Krichbaum:

    ‘Unë nuk mund të them ç’do t’i thotë Merkel, Ramës. Unë flas për sistemin se si jemi mësuar ne të punojmë. Qeveria jonë është e lidhur me votën tonë. Qeveria nuk mund të japë votë për hapjen pa i dhënë ne dritën jeshile. Dritën jeshile ua bëra të qartë.’ Hashtag.al

    Image

    /Marre nga syri.net