/Zyrtarisht, kjo është gruaja më e bukur në botë për 2019-ën

Zyrtarisht, kjo është gruaja më e bukur në botë për 2019-ën

Ju të gjithë e njihni e shumëkush e adhuron! Sepse ajo është e famshme, për rolet e jashtëzakonshme që ka interpretuar ndër vite në Hollywood, mbi të gjitha është e njohur për stilin e veçantë të jetës që zgjedh ta ndajë virtualisht me të gjithë në rrjetet sociale.

Sipas, revistës “People”, gruaja më e bukur në botë për 2019-ën është aktorja Jennifer Garner! Revista e konsideroi artisten, si mbretëreshën e bukurisë, ndonëse vetë aktorja pranoi se nuk e shihte veten gjithmonë si atraktive.

Jennifer Garner është 47-vjeç dhe zyrtarisht nga sot është gruaja më e bukur në botë sipas revistës “People”, por ajo nuk është e varur nga pamja e saj. Në vend që të jepë sekretet anti-plakje, ylli shpjegon pse ajo nuk e lejon faktin që dikush t’i diktojë vevlerësimin personal. “Sepse respekti për veten vjen mbi gjithçka”, u shpreh ajo për prestigjiozen amerikane.

Jennifer përtej profilit si mbretëreshë e bukurisë, ka një tjetër rol të rëndësishëm atë si nënë e Violet 13-vjeçe, Seraphina 10-vjeçe dhe Samuel 7 vjeç-vjeç, fëmijët e saj me ish-bashkëshortin Ben Affleck.