Lajme Flesh https://lajmeflesh.com/ Lajmet e Fundit Fri, 27 Feb 2026 23:28:01 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.1 Vetëhidhen nga pallati tre persona/ Tiranë, dy viktima dhe një i plagosur https://lajmeflesh.com/vetehidhen-nga-pallati-tre-persona-tirane-dy-viktima-dhe-nje-i-plagosur/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=vetehidhen-nga-pallati-tre-persona-tirane-dy-viktima-dhe-nje-i-plagosur&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=vetehidhen-nga-pallati-tre-persona-tirane-dy-viktima-dhe-nje-i-plagosur Fri, 27 Feb 2026 23:27:57 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=243792 Të dhëna tronditëse vijnë nga Tirana ku vetëm orët e fundit u regjistruan 3 raste tentativash për vetëvrasje, të gjitha të realizuara përmes vetëhedhjes nga lartësia, me pasojë vdekjen e dy prej tyre. Mes personave të përfshirë në këto ngjarje të dhimbshme është një djalë i ri dhe dy burra të moshuar, raporton noa.al. Drejtoria … Continue reading "Vetëhidhen nga pallati tre persona/ Tiranë, dy viktima dhe një i plagosur"

The post Vetëhidhen nga pallati tre persona/ Tiranë, dy viktima dhe një i plagosur first appeared on Lajme Flesh.

The post Vetëhidhen nga pallati tre persona/ Tiranë, dy viktima dhe një i plagosur appeared first on Lajme Flesh.

]]>

Të dhëna tronditëse vijnë nga Tirana ku vetëm orët e fundit u regjistruan 3 raste tentativash për vetëvrasje, të gjitha të realizuara përmes vetëhedhjes nga lartësia, me pasojë vdekjen e dy prej tyre.

Mes personave të përfshirë në këto ngjarje të dhimbshme është një djalë i ri dhe dy burra të moshuar, raporton noa.al.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha sot se në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasi F. J., 79 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e banesës së tij. Për pasojë, ai ka hύmbur jetën. Arsyet e aktit fatal nuk janë të qarta dhe policia nuk flet për shkaqe mendore.

Në bulevardin “Gjergj Fishta”, në sheshpushimin e një pallati, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. S., 39 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ai është vetëhedhur nga lartësia.

Burri në moshë të re ka humbur kështu jetën në mënyrë të dhimbshme dhe vetëm më pas është zbuluar i vdekur. Edhe për këtë rast policia nuk evidenton që i ndjeri të ketë pasur probleme mendore. Gjithashtu duket se arsyet e vetëvrasjes i ka marrë me vete.

Në rrugën “Naim Frashëri”, shtetasi A. N., 87 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i parë i banesës. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve pasi mori plagë serioze. Arsyet dhe rrethanat e vendimit të finalizuan janë të paqarta.

Ndërkohë, shtetasja F. T. kallëzoi se ka humbur kontaktet me motrën e saj, shtetasen K. Gj., 81 vjeçe. Policia tha se po punohet për gjetjen e saj.

Autoritetet policore thonë se në të katër këto raste, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /noa.al

The post Vetëhidhen nga pallati tre persona/ Tiranë, dy viktima dhe një i plagosur first appeared on Lajme Flesh.

The post Vetëhidhen nga pallati tre persona/ Tiranë, dy viktima dhe një i plagosur appeared first on Lajme Flesh.

]]>
U ZHDUK gati 3 dekada më parë pasi kishte dalë për të bërë pazar/ Gjendet gjallë nëna e tre fëmijëve! https://lajmeflesh.com/u-zhduk-gati-3-dekada-me-pare-pasi-kishte-dale-per-te-bere-pazar-gjendet-gjalle-nena-e-tre-femijeve/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=u-zhduk-gati-3-dekada-me-pare-pasi-kishte-dale-per-te-bere-pazar-gjendet-gjalle-nena-e-tre-femijeve&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=u-zhduk-gati-3-dekada-me-pare-pasi-kishte-dale-per-te-bere-pazar-gjendet-gjalle-nena-e-tre-femijeve Fri, 27 Feb 2026 23:27:33 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=243789 Burri i saj e raportoi të zhdukur dhe rasti ndezi një hetim të gjerë që zgjati 24 vite… Një nënë e tre fëmijëve, e cila u zhduk më shumë se dy dekada më parë, është gjetur shëndoshë e mirë nga hetuesit në Shtetet e Bashkuara. Michele Hundley Smith u zhduk në dhjetor të vitit 2001, … Continue reading "U ZHDUK gati 3 dekada më parë pasi kishte dalë për të bërë pazar/ Gjendet gjallë nëna e tre fëmijëve!"

The post U ZHDUK gati 3 dekada më parë pasi kishte dalë për të bërë pazar/ Gjendet gjallë nëna e tre fëmijëve! first appeared on Lajme Flesh.

The post U ZHDUK gati 3 dekada më parë pasi kishte dalë për të bërë pazar/ Gjendet gjallë nëna e tre fëmijëve! appeared first on Lajme Flesh.

]]>

Burri i saj e raportoi të zhdukur dhe rasti ndezi një hetim të gjerë që zgjati 24 vite…

Një nënë e tre fëmijëve, e cila u zhduk më shumë se dy dekada më parë, është gjetur shëndoshë e mirë nga hetuesit në Shtetet e Bashkuara.

Michele Hundley Smith u zhduk në dhjetor të vitit 2001, pasi doli nga shtëpia e saj në Eden të KaroΙinës së Veriut, për të bërë pazar për Krishtlindje në Virxhinia. Ajo ishte 38 vjeçe kur shkoi për pazar më 9 dhjetor 2001 dhe nuk u kthye më kurrë.

Burri i saj i shqetësuar e raportoi të zhdukur dhe rasti ndezi një hetim të gjerë që zgjati 24 vite, me policinë si në Virxhinia ashtu edhe në Karolinën e Veriut që ende kërkonte në mënyrë aktive, të asistuar edhe nga FBI-ja.

Tre fëmijët e saj, 19, 14 dhe shtatë vjeç në atë kohë vazhduan, së bashku me anëtarë të tjerë të familjes, ta kërkonin atë gjatë gjithë viteve.

Më herët këtë muaj, hetuesit morën informacione të reja në lidhje me rastin dhe arritën të kontaktojnë Smith, e cila tani është 62 vjeçe.

Zyra e Sherifit të Qarkut Rockingham tha se ajo u gjet në një vend në Karolinën e Veriut.

Në një deklaratë, autoritetet thanë se ajo ishte “gjallë dhe mirë”, por shtuan se, me kërkesën e saj, nuk do të publikoheshin informacione të mëtejshme rreth vendndodhjes.

The post U ZHDUK gati 3 dekada më parë pasi kishte dalë për të bërë pazar/ Gjendet gjallë nëna e tre fëmijëve! first appeared on Lajme Flesh.

The post U ZHDUK gati 3 dekada më parë pasi kishte dalë për të bërë pazar/ Gjendet gjallë nëna e tre fëmijëve! appeared first on Lajme Flesh.

]]>
Një ditë pas ekstradimit nga Dubai te “313”, Durim Bami kërkon ndryshim burgu: Më çoni në Fushë-Krujë, këtu janë ata që duan të më vrasin https://lajmeflesh.com/nje-dite-pas-ekstradimit-nga-dubai-te-313-durim-bami-kerkon-ndryshim-burgu-me-coni-ne-fushe-kruje-ketu-jane-ata-qe-duan-te-me-vrasin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=nje-dite-pas-ekstradimit-nga-dubai-te-313-durim-bami-kerkon-ndryshim-burgu-me-coni-ne-fushe-kruje-ketu-jane-ata-qe-duan-te-me-vrasin&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=nje-dite-pas-ekstradimit-nga-dubai-te-313-durim-bami-kerkon-ndryshim-burgu-me-coni-ne-fushe-kruje-ketu-jane-ata-qe-duan-te-me-vrasin Fri, 27 Feb 2026 23:20:40 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=243786 Një ditë pasi u ekstradua nga Dubai në Shqipëri, Durim Bami i është drejtuar drejtorisë së Burgjeve me kërkesën që të mos mbahet në burgun “313” në Tiranë, por të transferohet në burgun e Fushë-Krujës. Sipas shkresës së përpiΙuar nga avokati i tij, ndër të tjera thuhet se Bamit i rrezikohet jeta në këtë burg.Bami … Continue reading "Një ditë pas ekstradimit nga Dubai te “313”, Durim Bami kërkon ndryshim burgu: Më çoni në Fushë-Krujë, këtu janë ata që duan të më vrasin"

The post Një ditë pas ekstradimit nga Dubai te “313”, Durim Bami kërkon ndryshim burgu: Më çoni në Fushë-Krujë, këtu janë ata që duan të më vrasin first appeared on Lajme Flesh.

The post Një ditë pas ekstradimit nga Dubai te “313”, Durim Bami kërkon ndryshim burgu: Më çoni në Fushë-Krujë, këtu janë ata që duan të më vrasin appeared first on Lajme Flesh.

]]>

Një ditë pasi u ekstradua nga Dubai në Shqipëri, Durim Bami i është drejtuar drejtorisë së Burgjeve me kërkesën që të mos mbahet në burgun “313” në Tiranë, por të transferohet në burgun e Fushë-Krujës.

Sipas shkresës së përpiΙuar nga avokati i tij, ndër të tjera thuhet se Bamit i rrezikohet jeta në këtë burg.Bami akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave penale të “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

“Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka filluar dhe po gjykohet çështja penale në ngarkim të grupeve të strukturuara kriminale siç janë grupi “Martinaj”, “Avdylaj”, “Bajraj” etj., ku të pandehur janë rreth 16 persona, të cilët së bashku sipas SPAK kërkonin eliminimin fizik të Bamit.

Në burgun ku ai mbahet aktualisht ndodhen persona, të cilët në të kaluarën kanë siguruar kushte për vrasjen e tij, fakt i njohur botërisht edhe nga media dhe dokumentuar në procedimet penale përkatëse”, thotë mbrojtja e tij, në argumentimin e kërkesës për ndryshim qelie.

“Në takimin me të arrestuarin Durim Bami sot më datë 27.02.2026 në IEVP Rr. “J. Misja” Tiranë rezulton se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, po mbahet në kushte jo të mira, dhe është në stres të vazhdueshëm për shkak të pranisë në këtë Institucion të disa të arrestuarve me akuzën e vrasjes mbetur në tentative në grup të strukturuar kriminal ndaj tij”, thotë më tej avokati i Bamit.

The post Një ditë pas ekstradimit nga Dubai te “313”, Durim Bami kërkon ndryshim burgu: Më çoni në Fushë-Krujë, këtu janë ata që duan të më vrasin first appeared on Lajme Flesh.

The post Një ditë pas ekstradimit nga Dubai te “313”, Durim Bami kërkon ndryshim burgu: Më çoni në Fushë-Krujë, këtu janë ata që duan të më vrasin appeared first on Lajme Flesh.

]]>
Veshje mbi 10 mijë euro, luksi i Mirlinda Karçanajt që habiti dhe GJKKO-në https://lajmeflesh.com/veshje-mbi-10-mije-euro-luksi-i-mirlinda-karcanajt-qe-habiti-dhe-gjkko-ne/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=veshje-mbi-10-mije-euro-luksi-i-mirlinda-karcanajt-qe-habiti-dhe-gjkko-ne&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=veshje-mbi-10-mije-euro-luksi-i-mirlinda-karcanajt-qe-habiti-dhe-gjkko-ne Fri, 27 Feb 2026 23:20:26 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=243783 Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është rikthyer në qendër të debatit publik pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili e mbrojti sërish përbαllë kabinetit qeveritar dhe deputetëve socialistë. Rama akuzoi drejtësinë dhe mediat se po e ngarkojnë me pretendime të pabazuara, duke theksuar se Karçanaj nuk zotëron pasuri luksoze dhe se prej … Continue reading "Veshje mbi 10 mijë euro, luksi i Mirlinda Karçanajt që habiti dhe GJKKO-në"

The post Veshje mbi 10 mijë euro, luksi i Mirlinda Karçanajt që habiti dhe GJKKO-në first appeared on Lajme Flesh.

The post Veshje mbi 10 mijë euro, luksi i Mirlinda Karçanajt që habiti dhe GJKKO-në appeared first on Lajme Flesh.

]]>

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është rikthyer në qendër të debatit publik pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili e mbrojti sërish përbαllë kabinetit qeveritar dhe deputetëve socialistë.

Rama akuzoi drejtësinë dhe mediat se po e ngarkojnë me pretendime të pabazuara, duke theksuar se Karçanaj nuk zotëron pasuri luksoze dhe se prej vitesh jeton në një banesë me qira.

Megjithatë, në kontrast me këtë narrativë, të dhëna të publikuara nga PolitikON sugjerojnë se në një nga paraqitjet e saj në GJKKO, veshja dhe bizhuteritë që mbante ish-drejtoresha janë vlerësuar të kalojnë shumën prej 10 mijë eurosh.

Kjo nuk ka mbetur pa i rënë ne sy të pranishmëve në sallë.

Sipas të njëjtave burime, kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar qiranë e banesës së saj për rreth një vit, nëse ajo e paguan pasi hetimet mund të zbulojnë dhe pronarin e vërtetë të banesës ku ajo deklaron se banon me qira dhe do të duhet të japë shpjegime të tjera pastaj.

The post Veshje mbi 10 mijë euro, luksi i Mirlinda Karçanajt që habiti dhe GJKKO-në first appeared on Lajme Flesh.

The post Veshje mbi 10 mijë euro, luksi i Mirlinda Karçanajt që habiti dhe GJKKO-në appeared first on Lajme Flesh.

]]>
Përleshja me thίka i mori jetën! U ul të flinte me plagë që të mos e shikonte familja, KUSH është 17-vjeçari shqiptar që vdiq në duart e mjekëve (FOTO+EMRI) https://lajmeflesh.com/perleshja-me-th%ce%afka-i-mori-jeten-u-ul-te-flinte-me-plage-qe-te-mos-e-shikonte-familja-kush-eshte-17-vjecari-shqiptar-qe-vdiq-ne-duart-e-mjekeve-fotoemri/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=perleshja-me-th%25ce%25afka-i-mori-jeten-u-ul-te-flinte-me-plage-qe-te-mos-e-shikonte-familja-kush-eshte-17-vjecari-shqiptar-qe-vdiq-ne-duart-e-mjekeve-fotoemri&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=perleshja-me-th%25ce%25afka-i-mori-jeten-u-ul-te-flinte-me-plage-qe-te-mos-e-shikonte-familja-kush-eshte-17-vjecari-shqiptar-qe-vdiq-ne-duart-e-mjekeve-fotoemri Fri, 27 Feb 2026 23:17:27 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=243780 Detaje tragjike kanë dalë në pah nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Lutraqi, ku një 17-vjeçar shqiptar është goditur për vdekje me thikë, ndërsa shoku i tij 19-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Nga hetimet e deritanishme, i mitur shqiptar, Aleks Vangjeli dyshohet se u kthye në shtëpi pasi u godit me thikë në gjoks … Continue reading "Përleshja me thίka i mori jetën! U ul të flinte me plagë që të mos e shikonte familja, KUSH është 17-vjeçari shqiptar që vdiq në duart e mjekëve (FOTO+EMRI)"

The post Përleshja me thίka i mori jetën! U ul të flinte me plagë që të mos e shikonte familja, KUSH është 17-vjeçari shqiptar që vdiq në duart e mjekëve (FOTO+EMRI) first appeared on Lajme Flesh.

The post Përleshja me thίka i mori jetën! U ul të flinte me plagë që të mos e shikonte familja, KUSH është 17-vjeçari shqiptar që vdiq në duart e mjekëve (FOTO+EMRI) appeared first on Lajme Flesh.

]]>

Detaje tragjike kanë dalë në pah nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Lutraqi, ku një 17-vjeçar shqiptar është goditur për vdekje me thikë, ndërsa shoku i tij 19-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Nga hetimet e deritanishme, i mitur shqiptar, Aleks Vangjeli dyshohet se u kthye në shtëpi pasi u godit me thikë në gjoks dhe u shtri të flinte me pretendimin se ishte i lodhur, në mënyrë që të fshihet plagën nga familja e tij.

Në orët e para të mëngjesit, ai u u gjet i pajetë në shtrat nga vëllai i tij , i cili e dërgoi për në Spitalin e Korinthit, ku për shkak të plagëve të marra dha frymën e fundit.

19-vjeçari u paraqit në Qendrën Shëndetësore në Lutrak me një plagë thike, me pretendimin se u plagos gjatë një aksidenti me makinë. Për këtë mjekët kanë theksuar se nuk është e vërtetmjekët sigurojnë se nuk është e vërtetë. Para hetuesve 19-vjeçari ka kyçur gojën, e vetmja gjë që ka thënë është se shoku i tij shqiptar u godit me thikë për vdekje.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, në një prononcim për Protothema.gr ka reaguar dhe mamaja e këtij të fundit, e cila ka theksuar se nuk ka qenë në dijeni për ngjarjen e rëndë.Sipas saj, ajo ka mësuar se ka mbetur i vrarë një 17-vjeçar që ishte dhe mik i djalit të saj.

“Nuk di asgjë ende, isha duke fjetur kur më morën. Mora vesh për fëmijën tjetër që kishte vdekur gjatë rrugës. Ishte shok i ngushtë i djalit tim. Kush janë ata që vranë një fëmijë dhe shkuan të vrisnin një tjetër? Nuk e di… “, tha nëna e 19-vjeçarit të plagosur për protothema.gr

Në foton e siguruar nga Top Channel mësohet se ky është 17-vjeçari Aleks Vangjeli, i cili u qëllua për vdekje me thikë.

Viktima 17-vjeçar Aleks Vangjeli

The post Përleshja me thίka i mori jetën! U ul të flinte me plagë që të mos e shikonte familja, KUSH është 17-vjeçari shqiptar që vdiq në duart e mjekëve (FOTO+EMRI) first appeared on Lajme Flesh.

The post Përleshja me thίka i mori jetën! U ul të flinte me plagë që të mos e shikonte familja, KUSH është 17-vjeçari shqiptar që vdiq në duart e mjekëve (FOTO+EMRI) appeared first on Lajme Flesh.

]]>
Ofendoi Brikenën, Mateo shpërthen ndaj Artanit: “Ta ρlas gotën fytγrës”/ Reagon produksioni (Video) https://lajmeflesh.com/ofendoi-brikenen-mateo-shperthen-ndaj-artanit-ta-%cf%81las-goten-fyt%ce%b3res-reagon-produksioni-video/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ofendoi-brikenen-mateo-shperthen-ndaj-artanit-ta-%25cf%2581las-goten-fyt%25ce%25b3res-reagon-produksioni-video&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ofendoi-brikenen-mateo-shperthen-ndaj-artanit-ta-%25cf%2581las-goten-fyt%25ce%25b3res-reagon-produksioni-video Fri, 27 Feb 2026 23:17:10 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=243777 Një debat i ashpër është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonistë u bënë banorët Artan, Mateo dhe Brikena. Diskutimi, që fillimisht nisi si një shkëmbim mendimesh, degjeneroi shpejt në ofendime dhe tone të larta, duke tensionuar atmosferën mes konkurrentëve. Shkak për përplasjen u bë një koment i Artanit drejtuar … Continue reading "Ofendoi Brikenën, Mateo shpërthen ndaj Artanit: “Ta ρlas gotën fytγrës”/ Reagon produksioni (Video)"

The post Ofendoi Brikenën, Mateo shpërthen ndaj Artanit: “Ta ρlas gotën fytγrës”/ Reagon produksioni (Video) first appeared on Lajme Flesh.

The post Ofendoi Brikenën, Mateo shpërthen ndaj Artanit: “Ta ρlas gotën fytγrës”/ Reagon produksioni (Video) appeared first on Lajme Flesh.

]]>

Një debat i ashpër është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonistë u bënë banorët Artan, Mateo dhe Brikena. Diskutimi, që fillimisht nisi si një shkëmbim mendimesh, degjeneroi shpejt në ofendime dhe tone të larta, duke tensionuar atmosferën mes konkurrentëve.

Shkak për përplasjen u bë një koment i Artanit drejtuar Brikenës. Gjatë debatit, ai iu drejtua asaj me fjalët:

“Sa shpejt shitesh ti moj goce”, një deklaratë që u konsiderua fyese dhe provokuese. Kjo frazë solli reagim të menjëhershëm nga Mateo, i cili ndërhyri në mbrojtje të Brikenës.

Mateo iu kundërpërgjigj Artanit me tone të ashpra, duke përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese. “Ta plas gotën fytyrës.

O llum”, u shpreh ai, duke e përshkallëzuar situatën edhe më tej. Për disa momente, debati kaloi në një përplasje të fortë verbale, ndërsa banorët e tjerë u gjendën dëshmitarë të situatës së tensionuar.

Pas përdorimit të këtij fjalori dhe rritjes së tensionit, produksioni ndërhyri menjëherë përmes audios në shtëpi. Një paralajmërim i drejtpërdrejtë iu adresua Mateos me fjalët: “Mateo kujdes mikrofonin”, duke sinjalizuar se sjellje të tilla nuk tolerohen dhe se gjuha e përdorur bie ndesh me rregullat e formatit.

Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të sjellë masa disiplinore ndaj banorëve apo do të ndikojë në dinamikat e mëtejshme të lojës.

VIDEO

The post Ofendoi Brikenën, Mateo shpërthen ndaj Artanit: “Ta ρlas gotën fytγrës”/ Reagon produksioni (Video) first appeared on Lajme Flesh.

The post Ofendoi Brikenën, Mateo shpërthen ndaj Artanit: “Ta ρlas gotën fytγrës”/ Reagon produksioni (Video) appeared first on Lajme Flesh.

]]>
Paralajmërohet ndërprerja e energjisë, OST: Do të ketë stakime masive në këto data https://lajmeflesh.com/paralajmerohet-nderprerja-e-energjise-ost-do-te-kete-stakime-masive-ne-keto-data/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=paralajmerohet-nderprerja-e-energjise-ost-do-te-kete-stakime-masive-ne-keto-data&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=paralajmerohet-nderprerja-e-energjise-ost-do-te-kete-stakime-masive-ne-keto-data Fri, 27 Feb 2026 22:56:22 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=243775 Banorët dhe bizneset në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike gjatë periudhës 2–5 mars 2026, për shkak të manovrimeve teknike dhe masave të sigurisë në rrjetin e transmetimit. Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të stakimit si masë sigurie të Iinjës 400 kV Fier – Elbasan – Qafë … Continue reading "Paralajmërohet ndërprerja e energjisë, OST: Do të ketë stakime masive në këto data"

The post Paralajmërohet ndërprerja e energjisë, OST: Do të ketë stakime masive në këto data first appeared on Lajme Flesh.

The post Paralajmërohet ndërprerja e energjisë, OST: Do të ketë stakime masive në këto data appeared first on Lajme Flesh.

]]>

Banorët dhe bizneset në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike gjatë periudhës 2–5 mars 2026, për shkak të manovrimeve teknike dhe masave të sigurisë në rrjetin e transmetimit.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të stakimit si masë sigurie të Iinjës 400 kV Fier – Elbasan – Qafë Thanë, do të kryhen ndërhyrje në disa linja 35 kV dhe 10 kV, çka do të sjellë ndërprerje të shkurtra energjie në disa zona.

Elbasan

Në datat 2–4 mars, nga ora 08:00 deri në 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35kV L30–66 Mjekës – Kombinati i Drurit Elbasan. Si pasojë, për rreth 5 minuta do të mbeten pa energji zonat:
Ital Druri, Lagjja “Skënderbej”, Fabrika e Tullës, Hajdaran, Shushicë, Fushë Bull, Tahiraj, Shirgjan, Reparti Mjekës, fshatrat Mjekës dhe Kryezjarr.

Gramsh

Ndërprerje do të ketë më 2 dhe 5 mars, nga ora 06:00 deri në 06:05, për shkak të stakimit të Linjës 35kV L30–78 Mjekës – Banjë. Për 5 minuta do të mbeten pa energji:
Nënstacionet Gramsh dhe Cërrunjë, Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës – Statkraft, si dhe HEC-et Sotiraj, Lenie, Mivas, Tërvol, Kabash, Kërrpicë, Storë dhe Pisha, si edhe subjekti AL Mex Wood.

Ndërprerja do të prekë gjithashtu një numër të madh lagjesh dhe fshatrash në rrethin e Gramshit, përfshirë Çekin, Uzina Çekin, Lagjja Xhile Liçi, Lagjja 18 Gushti, Holta, Llapushaj, Konvikti, Lagjja e Oficerave, Trashovicë, Tunjë, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Kukur, Lenie, Cërujë, Qerret, Sult, Katërlis, Kutërqar, Dushan, Zgjup, Kotorr, Ranxhë, Lleshaj, Kabash, Tërvol, Drizë, Gjergjovinë, Galigat, Bizhdan, Gostimë, Shtëpanjë, Klos, Floq, Banjë e Vjetër, Tregan, Gjinar, Shënavlash, Valesh dhe zona të tjera përreth.

Librazhd

Në datat 2–4 mars, nga ora 08:00 deri në 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fiderit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit. Për rreth 5 minuta do të mbeten pa energji zonat: Shirgjan, Reparti Mjekës, fshatrat Mjekës dhe Kryezjarr.

Autoritetet energjetike sqarojnë se ndërprerjet do të jenë të shkurtra dhe të kontrolluara, të domosdoshme për garantimin e sigurisë së rrjetit dhe realizimin e manovrimeve teknike. Konsumatorëve u rekomandohet të marrin masa për mbrojtjen e pajisjeve elektrike gjatë intervaleve të stakimit.

The post Paralajmërohet ndërprerja e energjisë, OST: Do të ketë stakime masive në këto data first appeared on Lajme Flesh.

The post Paralajmërohet ndërprerja e energjisë, OST: Do të ketë stakime masive në këto data appeared first on Lajme Flesh.

]]>
Çfarë mesazhi kishte në të? Surprizë nga ajri për Selin, Gretën dhe Gimbon, nga babai i Selin https://lajmeflesh.com/cfare-mesazhi-kishte-ne-te-surprize-nga-ajri-per-selin-greten-dhe-gimbon-nga-babai-i-selin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=cfare-mesazhi-kishte-ne-te-surprize-nga-ajri-per-selin-greten-dhe-gimbon-nga-babai-i-selin&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=cfare-mesazhi-kishte-ne-te-surprize-nga-ajri-per-selin-greten-dhe-gimbon-nga-babai-i-selin Fri, 27 Feb 2026 22:48:04 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=243772 Një surprizë mjaft e veçantë ka ardhur mbrëmjen e sotme për tre nga banorët e shtëpisë më të fàmshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Për Selinën, Gretën dhe Gimbon ka ardhur një surprizë nga ajri nga ana e babait të Selinës. “Selin, Greta, Gimbo, babi Toni ju do fort”, shkruhej në surprizën e banorëve. … Continue reading "Çfarë mesazhi kishte në të? Surprizë nga ajri për Selin, Gretën dhe Gimbon, nga babai i Selin"

The post Çfarë mesazhi kishte në të? Surprizë nga ajri për Selin, Gretën dhe Gimbon, nga babai i Selin first appeared on Lajme Flesh.

The post Çfarë mesazhi kishte në të? Surprizë nga ajri për Selin, Gretën dhe Gimbon, nga babai i Selin appeared first on Lajme Flesh.

]]>

Një surprizë mjaft e veçantë ka ardhur mbrëmjen e sotme për tre nga banorët e shtëpisë më të fàmshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Për Selinën, Gretën dhe Gimbon ka ardhur një surprizë nga ajri nga ana e babait të Selinës.

“Selin, Greta, Gimbo, babi Toni ju do fort”, shkruhej në surprizën e banorëve.

Të tre janë emocionuar nga kjo surprizë e papritur, ndërkohë që Greta dëgjohet të thotë:

“Toni zemër të duam. O Zot sa i mirë që është”.

E në një moment kthehet nga Gimbo, e teksa e përqafon i drejtohet duke i thënë:

“Hajde mirë se erdhe, o sa bukur, u kënaqa fare”.

The post Çfarë mesazhi kishte në të? Surprizë nga ajri për Selin, Gretën dhe Gimbon, nga babai i Selin first appeared on Lajme Flesh.

The post Çfarë mesazhi kishte në të? Surprizë nga ajri për Selin, Gretën dhe Gimbon, nga babai i Selin appeared first on Lajme Flesh.

]]>
Gazetari gjerman zbulon planin e ri Rama-Vuçiç: Pritet të ngjallë debat të gjerë https://lajmeflesh.com/gazetari-gjerman-zbulon-planin-e-ri-rama-vucic-pritet-te-ngjalle-debat-te-gjere/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=gazetari-gjerman-zbulon-planin-e-ri-rama-vucic-pritet-te-ngjalle-debat-te-gjere&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=gazetari-gjerman-zbulon-planin-e-ri-rama-vucic-pritet-te-ngjalle-debat-te-gjere Fri, 27 Feb 2026 22:29:22 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=243819 Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të dalin me një iniciativë të përbashkët në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit … Continue reading "Gazetari gjerman zbulon planin e ri Rama-Vuçiç: Pritet të ngjallë debat të gjerë"

The post Gazetari gjerman zbulon planin e ri Rama-Vuçiç: Pritet të ngjallë debat të gjerë first appeared on Lajme Flesh.

The post Gazetari gjerman zbulon planin e ri Rama-Vuçiç: Pritet të ngjallë debat të gjerë appeared first on Lajme Flesh.

]]>

Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të dalin me një iniciativë të përbashkët në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Martens thekson se kjo nismë pritet të ngjallë interes dhe debat të gjerë, ndonëse jo të gjithë do ta mbështesin.

Ai bën me dije se detaje të plota mbi këtë iniciativë do të publikohen së shpejti në Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Një iniciativë e përbashkët nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord”, shkruan Martens në postimin e tij në “X”.

https://x.com/Andric1961/status/2027281071381909976?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2027281071381909976%7Ctwgr%5Eb8c2b31290237cfca4501dbb7eaa18d21d03bea2%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fpolitike%2Fgazetari-gjerman-zbulon-planin-e-ri-rama-vucic-pritet-te-ngjalle-debat–i111242

The post Gazetari gjerman zbulon planin e ri Rama-Vuçiç: Pritet të ngjallë debat të gjerë first appeared on Lajme Flesh.

The post Gazetari gjerman zbulon planin e ri Rama-Vuçiç: Pritet të ngjallë debat të gjerë appeared first on Lajme Flesh.

]]>
Kapet i riu grek që i mori jetën 17-vjeçarit shqiptar/ I mituri pasi u plagos shkoi të flejë dhe e gjeti vëllai, por ai kishte vdekur https://lajmeflesh.com/kapet-i-riu-grek-qe-i-mori-jeten-17-vjecarit-shqiptar-i-mituri-pasi-u-plagos-shkoi-te-fleje-dhe-e-gjeti-vellai-por-ai-kishte-vdekur/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kapet-i-riu-grek-qe-i-mori-jeten-17-vjecarit-shqiptar-i-mituri-pasi-u-plagos-shkoi-te-fleje-dhe-e-gjeti-vellai-por-ai-kishte-vdekur&utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kapet-i-riu-grek-qe-i-mori-jeten-17-vjecarit-shqiptar-i-mituri-pasi-u-plagos-shkoi-te-fleje-dhe-e-gjeti-vellai-por-ai-kishte-vdekur Fri, 27 Feb 2026 22:27:51 +0000 https://lajmeflesh.com/?p=243770 Një 17-vjeçar u ndalua pasditen e së premtes për përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë që çoi në humbjen e jetës së një bashkëmoshatari në Loutraki. Djali që shikoni në foto është 17 vjeç dhe sipas mediave greke dhe policisë vendase është një shtetas grek. Megjithatë, një portal (ZougIa) sugjeron se i mituri është … Continue reading "Kapet i riu grek që i mori jetën 17-vjeçarit shqiptar/ I mituri pasi u plagos shkoi të flejë dhe e gjeti vëllai, por ai kishte vdekur"

The post Kapet i riu grek që i mori jetën 17-vjeçarit shqiptar/ I mituri pasi u plagos shkoi të flejë dhe e gjeti vëllai, por ai kishte vdekur first appeared on Lajme Flesh.

The post Kapet i riu grek që i mori jetën 17-vjeçarit shqiptar/ I mituri pasi u plagos shkoi të flejë dhe e gjeti vëllai, por ai kishte vdekur appeared first on Lajme Flesh.

]]>

Një 17-vjeçar u ndalua pasditen e së premtes për përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë që çoi në humbjen e jetës së një bashkëmoshatari në Loutraki.

Djali që shikoni në foto është 17 vjeç dhe sipas mediave greke dhe policisë vendase është një shtetas grek. Megjithatë, një portal (ZougIa) sugjeron se i mituri është me origjinë nga një vend i ish-Bashkimit Sovjetik.

I riu shihet si përgjegjës për vdekjen e një djali 17 vjeç. Portali Parapolitika raporton se viktima ishte një djalë shqiptar. Ndërsa tch njofton se i ndjeri është emigranti Aleksandër Vangjeli. Në ngjarjen e rëndë që ndodhi natën duke gdhirë dita e sotme, është plagosur dhe një 19 vjeçar grek.

I dyshuari u ndalua nga autoritetet, ndërsa më herët policia kishte shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Raportohet se i riu është paraqitur në komisariat dhe ka deklaruar se dëshironte të dorëzohej. Emri i tij dyshohet se ishte përmendur më herët nga 19-vjeçari i plagosur, i cili po trajtohet në spitalin e Athinës.

Djali 17 vjeçar shqiptar kishte marrë një goditje me mjet prerës në zonën e kraharorit, ndërsa 19-vjeçari u plagos në pjesën e barkut. Fillimisht ky i fundit kishte deklaruar se ishte përfshirë në një aksident rrugor, por më pas, ka dhënë detaje që ndihmuan hetimin.

Mësohet se të rinjtë kishin lënë takim për të zgjidhur një mosmarrëveshje që lidhej me një dëmtim në një motoçikletë. Gjatë debatit situata ka dalë jashtë kontrollit, duke sjellë pasojat tragjike.

Sakaq një detaj shokues ka dalë. 17-vjeçari u kthye në shtëpi i plagosur rëndë nga një thikë që ka marrë në gjoks, por pa i thënë askujt, dhe ra në gjumë. Pak kohë më vonë, vëllai i tij e gjeti të vdekur. Vëllai e çoi në spitalin e Korinthit, ku i mituri u shpall i vdekur.

“Pas plagës me thikë që mori, 17-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, dyshohet se është kthyer në shtëpi pa i njoftuar të afërmit e tij për rrethanat në të cilat u plagos. Ai është shtrirë në dhomën e tij dhe nuk ka thënë asgjë për incidentin. Në agim, vëllai i tij e gjeti pa ndjenja në shtrat dhe e dërgoi me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku u shpall i vdekur”, shkruan Parapolitika.gr, citon noa.al.

Mësohet se djali shqiptar i ka dalë në mbrojtje shokut të tij dy vjet më të madh duke pësuar më pas fundin tragjik.

Autoritetet kanë ndaluar gjithashtu edhe nënën e 17-vjeçarit, një 57 vjeçare, për neglizhencë në mbikëqyrjen e të miturit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

The post Kapet i riu grek që i mori jetën 17-vjeçarit shqiptar/ I mituri pasi u plagos shkoi të flejë dhe e gjeti vëllai, por ai kishte vdekur first appeared on Lajme Flesh.

The post Kapet i riu grek që i mori jetën 17-vjeçarit shqiptar/ I mituri pasi u plagos shkoi të flejë dhe e gjeti vëllai, por ai kishte vdekur appeared first on Lajme Flesh.

]]>