“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta habit me reagimin ndaj këngëtarit (VIDEO)

Gjatë kësaj javë banorët e “Big Brother VIP” u vendosën në provë nga vëllai i madh për të gjetur se cilit prej tyre i përkisnin disa sekrete.

Një prej tyre tërhoqi shumë vëmendje mes banorëve, i cili ishte “Kam tentuar të kryej vetëvrasje”. Fillimisht Olta deklaroi se ai sekret i përket Luizit, teksa ky i fundit nisi të bënte shaka duke mos e pranuar.

Megjithatë, sot vëllai i madh vendosi t’u tregonte banorëve se kujt i përkisnin këto sekrete. Teksa Gerti ishte ai që kishte gjetur më shumë, u zbulua se pikërisht sekreti i Luizit ishte që kishte tentuar vetëvrasjen.

Këngëtari nuk tregoi asgjë më shumë teksa, Olta shtoi se e mendoi këtë gjë pasi sipas saj, Luizi di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2d4c6258-cce6-4933-82db-4664f7cdfe76&ig_mid=73AB9F13-6B80-4A7C-B19E-9C5CF9CF919B