Zyrtari izraelit: Ishim ne që i manipuluam komandantët iranianë të mblidheshin në takim para sulmit

Një zyrtar izraelit i sigurisë i tha televizionit amerikan “Fox News” se Izraeli arriti t’i mashtronte komandantët e lartë të forcave ajrore të Iranit që të mblidheshin për një takim përpara se të niste sulmin.

“Ne kryem aktivitete specifike për të na ndihmuar të mësonim më shumë rreth tyre dhe më pas përdorëm atë informacion për të ndikuar në sjelljen e tyre”, tha zyrtari. “Ne e dinim se kjo do t’i çonte ata në takim – por më e rëndësishmja, ne dinim si t’i mbanim atje.”

Zyrtari shtoi se sulmet ishin më të suksesshme nga sa kishte parashikuar Izraeli. Sipas burimit, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketat balistike që ishin të destinuara për t’u përdorur kundër Izraelit u shënjestruan paraprakisht.

Raportohet se një pjesë e sistemeve anti-raketore të mbrojtjes ajrore të Iranit u qëlluan paraprakisht përpara sulmit me dronë kamikazë të prodhuar brenda Iranit dhe të lëshuar po nga agjentë izraelitë brenda territorit të Iranit.

Frikë dhe ankth! Bota “mban frymën”, Irani ngre flamurin e kuq të hakmarrjes pas sulmeve të Izraelit

Ankth, frikë dhe tensione, kështu përshkruhet aktualisht situata në Lindjen e Mesme, pas sulmit të mëngjesit të sotëm që Izraeli i bëri Iranit.

Mediat e huaja raportojnë se pak minuta pasi udhëheqësi Suprem i Iranit premtoi një “ndëshkim të ashpër” për Izraelin, flamuri i kuq i hakmarrjes u ngrit mbi Xhaminë Jamkaran në Qom.

Al Jazeera shkruan se qindra protestues u mblodhën pranë Xhamisë Jamkaran në qytetin Qom në Iran për të kërkuar “ndëshkim” kundër Izraelit pas sulmeve të tij vdekjeprurëse ndaj Iranit.

Protestuesit valëvitnin flamuj iranianë dhe brohoritën thirrje anti-izraelite, duke u mbledhur në një nga qytetet më të shenjta të vendit, 140 km në jug të kryeqytetit iranian.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte Izraeli ka bombarduar Iranin. Vetë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë për shtyp konfirmoi se sulmet izraelite kishin goditur objektivat bërthamore në Iran dhe se operacioni do të vazhdojë për disa ditë.

“Vetëm pak kohë më parë, Izraeli nisi Operacionin “Luani në Ngritje”, një operacion ushtarak i synuar për të eliminuar kërcënimin iranian ndaj Izraelit”, tha Netanyahu në një fjalim televiziv për sulmin në të cilin morën pjesë më shumë se 200 avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite.

Ndërkohë nga ana tjetër udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei tha se Izraeli do të përballet me “egërsinë” e vendit të tij dhe se do të ndëshkohen ashpër pas sulmeve të mëngjesit të kësaj të premte.

Khamenei konfirmoi se disa komandantë dhe shkencëtarë u vranë në sulme dhe paralajmëroi se Izraeli ka “përgatitur një fat të hidhur për veten”, duke nënkuptuar kështu një hakmarrje të ashpër në orët në vijim.

Pas këtij paralajmërimi Tel Aviv ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të kundërsulmeve nga Irani. Banorëve u është thënë të “qëndrojnë në zonat e mbrojtura” dhe “t’u binden udhëzimeve” të autoriteteve.

Rusia i përgjigjet sulmeve të Izraelit ndaj Iranit

Një aleat i presidentit rus Vladimir Putin ka thënë se “një luftë në shkallë të plotë” në Lindjen e Mesme është e mundur pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit.

Konstantin Kosachev, nënkryetar i dhomës së lartë të parlamentit të Rusisë, e bëri të qartë se Rusia do të mbështeste aleatin e saj, Iranin, shkruan Newsweek.

“Ne mund dhe duhet të shpresojmë për një tjetër demonstrim të përmbajtjes nga Irani. Gjithmonë duhet të shpresojmë për më të mirën, por natyrisht ka kufij për durimin e Iranit”.

Ai shtoi se “rrethi vicioz i përshkallëzimit po rritet me shpejtësi”.

“Netanyahu tha se Izraeli goditi ‘në zemër të programit të pasurimit bërthamor të Iranit’. Në realitet, ka shumë sulme të tjera… Dhe gjëja më e pafat është se ky nuk është fundi i historisë. Një përgjigje iraniane ndaj Izraelit është e pashmangshme, rrethi vicioz i përshkallëzimit po rritet me shpejtësi”, tha ai.

Izraeli nisi një seri sulmesh ajrore në të gjithë Iranin të premten në mëngjes, duke synuar objektet kritike bërthamore dhe infrastrukturën ushtarake në atë që duket të jetë një nga sulmet më të rëndësishme në tokën iraniane që nga lufta Iran-Irak e viteve 1980.

Të paktën dy komandantë të lartë ushtarakë iranianë u vranë në sulm, së bashku me disa shkencëtarë të rëndësishëm bërthamorë, sipas mediave shtetërore iraniane.

“U zgjuam të tm errυar”/ Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sυΙmeνe të Iranit

Bota u zgjua ditën e sotme me një front të ri lufte, teksa Irani dhe Izraeli kanë nisur sulmet ndaj njëri-tjetrit.

Në “Shqipëria Live” shqiptarja Jeta Gani, e cila jeton dhe punon si mësuese në Izrael, ka treguar gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Ajo tha se mëngjesi i sotëm ishte tmerrues, pasi ishte një situatë që nuk pritej. Sipas Ganit, ky është një moment historik pasi Izraeli kishte kohë që kërkonte të luftonte me Iranin por nuk i ishte dhënë mundësia më herët.

“Flitet për një moment historik për Izraelin. Izraeli ka afërsisht 20 vite që do të luftojë me Iranin. Nuk i ishte dhënë më herët kjo mundësi dhe tani erdhi koha. Është një shtet mysliman dhe të gjithë shtetet e tjera që jetojnë së bashku, ndërsa Izraeli është ndryshe. Ne nuk e dinim, u zgjuam sot në mëngjes mes bombardimeve. U futëm në një strehë të frikësuar. Jemi të tmerruar. E dimë që Irani nuk është si Hamasi, është komplet diçka tjetër. U mbyllën të gjitha institucionet. U bë organizim që nuk është më parë. Lufta e Izraelit bëhet së pari për të mbrojtur popullin e vet.

Në mesazhin që na erdhi thuhej: ‘Ne kemi sulmuar Iranin. Qëndroni në gatishmëri. Qëndroni në shtëpi, evitoni daljet dhe prisni për informacione të mëtejshme’.

Ne jemi gjithë kohën të informuar, ka kohë që i marrim këto mesazhe por sot situata ishte ndryshe, ishte më e rëndë. I gjithë Izraeli po sulmohet, jo vetëm Tel Aviv.”- tha ajo.

Sulmi ndaj Iranit/ Izraeli merr ‘vendimin drastik’, mbyll …

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, në deklarata thuhej se Izraeli nuk do të ofrojë shërbime konsullore dhe u kërkoi qytetarëve të bashkëpunojnë me shërbimet lokale të sigurisë në rast të ndonjë aktiviteti armiqësor.

Autoritetet izraelite kanë vendosur të mbyllin të gjitha ambasadat e vendit në mbarë botën, teksa u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos shfaqin simbole hebraike apo izraelite në vendet publike, thuhet në deklaratat e postuara në faqet zyrtare të ambasadave ditën e premte, pas sulmeve të ndërmarra kundër Iranit.

Nuk u dha asnjë afat kohor se sa do të zgjasë mbyllja e ambasadave. Një person që iu përgjigj telefonatës në ambasadën izraelite në Berlin nuk dha më shumë detaje.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në mbarë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen”, thuhet më tej deklaratë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të premten, ka thënë se Gjermania po rrit masat e mbrojtjes për vendet hebraike.

Siguria u shtua jashtë Sinagogës së Madhe të Stokholmit, ku një furgon dhe një makinë policie ishin parkuar pranë godinës, sipas një dëshmitari të Reuters.

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi përsëri rënie të premten dhe preku një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 97.88 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë.

Agjentët e këmbimit mendojnë se rënia e kursit të Euros duket se lidhet me shtimin e ndjeshëm të prurjeve valutore të lidhura me turizmin gjatë muajit qershor. Një rënie e ndjeshme u shënua edhe në prag të fundjavës së kaluar, kur Euro pati zbritur përsëri poshtë vlerës së 98 lekëve.

Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun valutor në fillim të javës së kaluar për të blerë Euro, duke bërë që monedha europiane të ringrihej përkohësisht sipër nivelit të 98 lekëve.

Por, me afrimin e fundjavës duket se presionet rënëse mbi Euron janë forcuar përsëri, duke e zbritur monedhën europiane në vlerën më të ulët të regjistruar ndonjëherë në kursin zyrtar të këmbimit.

Sezoni veror, ashtu siç pritej, po ndikon edhe këtë vit në një rënie të mëtejshme të kursit të këmbimit të Euros me Lekun. Duke filluar nga gjysma e dytë e muajit prill, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar një zhvendosje në rënie. Të dhënat e viteve të fundit tregojnë se një rënie e tillë është pak a shumë e zakonshme dhe lidhet me rritjen e flukseve valutore hyrëse, të lidhura sidomos me shtimin e numrit të vizitorëve të huaj. Trysnia mbi kursin e Euros është forcuar më tej me fillimin e qershorit, kur sezoni veror bëhet më intensiv.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, e viteve të fundit tenton të shtrëngojë ofertën e Lekut me kalimin e muajve, duke shtuar presionin për mbiçmimin e monedhës vendase. Deri në fund të 4-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e 38 miliardë lekëve, megjithëse në rënie me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë e kufizoi rënien e kursit deri në nivelin e 98 lekëve, nëpërmjet blerjeve të mëdha valutore, që filluan në muajin maj dhe vazhduan pothuajse për të gjithë pjesën e mbetur të vitit. Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike.

Duke parë tendencat e kursit të këmbimit, është e pritshme që blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë do të vazhdojnë të jenë të konsiderueshme edhe këtë vit. Me inflacionin poshtë objektivit prej 3%, Banka e Shqipërisë ka ende hapësira për të ndërhyrë në kursin e këmbimit, duke qëndruar në linjë me objektivin e saj kryesor ligjor./ Monitor

Etiketa: euroMinimum historikrenie

Promoted Content

Vajza e pasur ka një haII: Mbaj 4 b υrra me rrògë, sepse jam e paηgoρυr me …!!!

Kam katër të dashur të rregullt. Asnjëri nga ata nuk fiton më shumë se 60 mijë dollarë në vit.

Më i madhi është 36, ndërsa të tjerët janë 26, 27 dhe 31 vjeç. Jemi të gjithë të lirë të dalim me njerëz të tjerë, këtë ua kam bërë të qartë. I pres të katërt të kalojmë festat bashkë.

Kam dalë me djem më të rinj më herët, vetëm prej pozicionit në të cilin janë në jetë. Nuk kërkojnë të shtrohen e as të martohen.

Më prezantonin miqtë, ose njihesha përmes aplikacioneve. Më dukej e papërshtatshme t’u propozoja pagesë këtyre njerëzve në këmbim të një shërbimi shumë specifik dhe prandaj u futa në nje faqe interneti.

Eksperienca ime e parë ishte pak a larmuese. Thjesht sa e drejtpërdrejtë duhet të tregohesh në platformë dhe sa të drejtpërdrejtë tregohen të tjerët. Ishte pak sh ok kulturor.

Sapo e superon këtë, është rifreskues fakti që del drejt e në temë. Unë mund të të ofroj këtë, dhe dua këtë. Ose bjer dakort ose jo.

Mendoj se hapja e letrave në tavolinë si kontratë është shumë e dobishme. Shmang ndjenjat e lënduara dhe keqkuptimet.

Takimi im i parë me një e skortë ishte për festën e fejesës së një mikes sime. U njoha me një djalë në sajt, ishte 29 a 28 vjeç. Muzikant. Erdhi me mua dhe pastaj pimë diçka në një bar në tarracë. Më pas shkuam në shtëpinë time. Nuk përfundoi në një lidhje.

Ishte më tepër s eks për një natë.Mund t’i dalloj profilet e njerëzve shumë romantikë ose shumë materialistë. Përshembull ata që thonë se u pëlqejnë darkat me qirinj dhe trëndafila përpiqem t’i shmang. Po ashtu edhe ata që kanë shuma fikse parash për aktivitete të përcaktuara.

Më ka ndodhur një herë që të më përdorin për para. Pas disa takimesh, ai filloi të kërkonte gjëra shumë specifike. Unë vetë jam shumë bujare, por kërkesat e tij më bënin të ndihesha si një bankomat dhe jo sikur po ndërtonim një miqësi bashkë.

Eskorta ime e parë ishte 27 vjeç dhe me të u tregova e sinqertë. Nuk e solla në asnjë event me miqtë e mi. Dilnim për darka dhe kënaqeshim duke biseduar. Ishte argëtues, pak i papjekur. Disa aspekte të personalitetit tim dilnin në sipërfaqe kur rrija me të.

Me punën që kam unë, duhet të jesh serioze dhe e zënë tërë kohës. Kur rri me dikë më të ri, më të gjallë, ndihesh edhe më spontane. Më ndihmoi të çlirohesha pak.

Kushtet e marrëveshjes janë shumë të lirshme. Thjesht u them që jam e lirë të enjten në 10, do që të bëjmë ndonjë gjë. Paguaj për gjithçka kur ikim me pushime dhe i paguaj qiranë e shtëpisë.26-vjeçari është ende në shkollë. Është i ri, argëtues.

Ai që është 31 vjeç punon në mjekësi. Është resident a diçka e tillë dhe oraret e tij janë të çmendura si të miat. S’e takoj shpesh. Ndërsa 36-vjeçari punon në biznes. Nuk kemi rregulla strikte. Nëse jam e zënë, jam e zënë. Nëse ai është i zënë, s’ka problem.

Për 27-vjeçarin, të cilin e njoh për më shumë kohë, shpenzoj diku tek 6 mijë – 7 mijë dollarë në muaj. Shkojmë në evente, ose darka të shtrenjta. Më pëlqen të ha, më pëlqen të udhëtoj.

Kur ndodh ndonjë gjë interesantë atë marr të parin, sepse është dhe më i lirë. Për të tjerët harxhoj rreth 2 mijë dollarë në muaj.Gjëja më e ç mendur që kemi bërë, ka qenë udhëtimi në Zvicër.

Unë dhe një nga të dashurit e mi ishim bileta të klasit të parë dhe kur arritëm, morëm një helikopter për të parë qytetin nga lart. Tani dua të bëj gjëra më të mëdha. Po mendoja një udhëtim në Dubai , sepse kam qenë vetëm për punë atje. Ndoshta në Maldive në shkurt.

B. υrri iku në shtëpi táρë fare, hįdhet mbi gr. υαn dhe… Të nesërmen ç mendet nga ajo që shikon…!!!

Ditët tona një nga këshillat më të mira që ju japin miqtë edhe familjarët është të mos e teproni me pijen pasi kjo jo vetëm që ju shkakton dème në shëndet, por edhe ju nxjerr nga vetë-vetja juaj.

Kur ju e humbisni kontrollin mund të kryeni veprime që më pas do t’i bini 100 herë píshmánit, por mund të jetë vonë ndaj dhe duhet të kini shumë kujdes kur ju shkon mendja për të pirë pije alkòlíke.

Historia që do t’ju rrëfejmë sot flet për Andrean, i cili ishte një burrë dhe baba shembullor, por që një ditë tek ditëlindja e mikut të tij të ngushtë ai e teproi pak me pijen dhe nuk e mësoi kurrë se si e gjeti veten në shtëpi.

Sapo doli dielli, ai u zgjua dhe sapo u ngrit nga krevat me një dh.imbje të madhe koke, ai shkoi në tualet dhe sapo pa veten ne tij në pasqyrë ai shtángù.

Kishte një pamje që nuk duhej aspak mirë dhe njëri prej syve të tij ishte aq i fr.yrë dhe i nxirë sa që të krijonte pamjen se burrin e kishin rr.ahur gjithë natën.

U habit më shumë kur në tualet pa një letër që i kishte lënë nusja e tij dhe për më shumë u bë shumë kurioz pasi letra ishte mbushur plot forma ze.mrash dhe tashmë Andrea nuk po merrte vesh asgjë se çfarë po ndodhte ose çfarë kishte ndodhur.

Ai mori letrën në dorë dhe nisi ta lexonte. I hapi sytë mirë duke e lexuar pasi nuk po i besonte syve.

“Ehh more burrë i dashur, dje në shtëpi erdhe tápè dhe ke bo namin se nuk kishte aspak kontrollin e vetes tënde.

Mos u sh.qetëso aspak sepse të dua aq shumë sa nuk ke për ta kuptuar kurrë. Jam krenare që jam bashkëshortja jote”, shkruhej në letër dhe tashmë Andrea nuk po kuptonte se ç’po i ndodhte.

Ai ishte i ùritùr dhe shkoi të hante mëngjes kur aty u përballë me djalin e tij të madh, të cilin e pyeti direkt.“Ore, çfarë ka ndodhur dje se nuk po marr vesh asgjë?”Dhe djali i tij ia shpjegoi fije për pè se çfarë i kishte ndodhur babait të tij.“Ti more babi, dje ishe në një festë dhe këtë e di shumë mirë ti.

Erdhe në shtëpi dhe ishte kaq tápè sa që nuk të mbanin më këmbët”, i tha djali.Sapo hyre në derë humbe kontrollin, dhe e gjete veten në tokë dhe aty për fat të keq ke vr.arë syrin tënd që tashmë e ke të nx.irë.

Andrea kuptoi gjithçka se pse e kishte fytyrën ashtu, por kjo dashuri e madhe e gruas nga lindi mor aman??

Djali i tij vijoi: “Për të mos rënë përsëri në tokë, mami të ndihmoi që të shtriheshe dhe që të të hiqte rrobat për të fjetur

”Ti more babi fillove t’i thoje asaj: “Mos më prek, mos më prek moj, jam i martuar moj, jam i martuar”…Tashmë nuk kishte asnjë pikë dyshimi dhe Andrea i kishte idetë e qarta dhe historia e tij u mbyll me një fund komik, por sërish kujdes miq kur bëhet fjala për të pirë…

“MinimαΙisht 200$ për një ta kim”, e reja ‘trazon’ rrjetin: Aq më kushton hidratuesi… (Video)

Edhe këtë se kishim dëgjuar, por një vajzë britanike kërkon 200 dollarë për një takim të thjeshtë, sepse sipas saj aq kushton prezenca e saj në tavolinë.

Në një video të shpërndarë në Tik Tok nga “The Desirable Truth”, teksa ajo bashkë me shoqen e saj u pyetën se “sa është shuma më e lartë që një burrë duhet të paguajë në takimin e parë?”, e reja u shpreh se minimalisht 200$.

“Minimalisht 200$, për të qenë e sjellshme!”

“Më duhet të përdor shumë produkte për të dalë në një takim, kështu që po, minimalisht 200 dollarë”, u shpreh ajo. Kjo përgjigjie u pasua me një habi dhe nga ana e shoqes së saj.

E çfarë merr mashkulli nga ky takim kaq i shtrenjtë? E reja thotë: Prezencën time!

Më tej, ajo shtoi se aq është kostoja minimale bazuar në grimin dhe veshjen e saj. “Hidratuesi im kushton 400 dollarë, kremi i syve është 300 dollarë dhe serumi 300 dollarë të tjerë.”

Kjo video u bë virale në rrjet, me një sërë komentesh poshtë saj. Kishte nga ata që e kritikonin, por edhe nga ata që e suportonin duke thënë: Mbaji kështu standardet, i duhuri do të vijë për ty!

Nυsja vendos ka merë me zë tek shtëρia për të ρërgjuar vjehrrin dhe vjehrrën dhe mëson se…

Gazetarja nga Durrësi, Dhurata ka treguar në emisionin “Aldo Morning Show”, historinë e një nuseje e cila ka gjetur një arsye për të nxjerrë jashtë vjehrrin dhe vjehrrën e saj, pasi ka instaluar një kamerë me zë tek shtëpia.

Pasi dëgjoi fjalët jo të mira që prindërit e burrit thoshin për të, nusja i vuri kusht që mos preknin me dorë fëmijën e vogël, kështu ata u detyruan të largohen nga shtëpia për të qenë larg streseve dhe zënkave me nusen.

Dhurata: Nusja vendos një kamerë me zë në shtëpi pasi ka vjehrrin dhe vjehrrën dhe pasi ka dëgjuar çfarë thuhej për të, pra e shanin sipas saj, ka vendosur që si e si të largohen, të mos prekin fëmijën e saj të vogël.

I ka vënë si kusht që të mos prekin me dorë fëmijën e vogël derisa ata u detyruan të shkretët të largoheshin nga shtëpia dhe të jetojnë në shtëpinë e vajzës së tyre e cila nuk ndodhet këtu., por ka ikur jashtë shtetit. Pra për mos t’i dhënë stres vetes, gjithashtu dhe nusen mos ta shqetësojnë më, kanë vendosur që të jetojnë më vete.

Aldo: Pastaj?

Dhurata: Pastaj ka të bëjë me një lajm tjetër, një zonjë e cila ka kapur burrin e saj në flagrancë me një zonjë tjetër të cilën e njihte. Kjo që ditën e parë që i vuri GPS makinës së bashkëshortit, po atë ditë e ka kapur me zonjën e njihte dhe kjo. Pra imagjino se çfarë ka bërë më përpara kur nuk kishte GPS. Por kjo nuk duroi që ta gjurmonte dhe shkoi menjëherë në moment aty duke u zënë me zonjën dhe burrin e saj.