“Çdo shkollë duhet të ketë fermën e vet”- Rama: Fëmijëve të mos u duket sikur edhe domatet ua sjell TikTok-u! S’njohin kush është qeni e kush është delja

Kryeministri Edi Rama është shprehur se në çdo shkollë duhet të futet programi i fermave në mënyrë që fëmijët të jenë në kontakt me natyrën.

Rama u shpreh se çdo shkollë duhet të ketë parcelën e vet që fëmijëve të mos t’iu duket sikur edhe domatet ua sjell TikTok.

Kryeministri theksoi se ka që të mos njohin dot kush është qen dhe kush është dele.

Edi Rama: Kam qenë shumë partizan i programit të fermës së shkollës.

Çdo shkollë duhet të ketë fermën e vet, parcelën e vet që fëmijët të mos humbin farë kontaktin, mos t’iu duket sikur edhe domatet ua sjell TikTok, por ta dinë si mbillen, dalin. Është komplet e pabesueshme që të mos njohin dot kush është qen e kush është dele.

Kur shkuam në një panair në shesh me kafshët të organizuar nga bashkia Tiranë, ishin nja dy kalamaj dhe njëri i thoshte mamasë e babait ‘pse është ashtu ai qeni, ishte dash’. Nuk kanë lidhje me natyrën, i shohin dhe qenin e dashin si njerëz të TikTok që flasin.

“Provoje të jesh kryeministër”, Arian Cani: Turmat vetëm shajnë, kurse ata çajnë mina dhe…

Gazetari Arian Çani ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë ndryshe në “Interview” nga Mirela Miroli në Euronews Albania. Ai ka folur për jetën e tij, por edhe për karrierën shumë të gjatë televizive, ndërsa ndau edhe një mendim të tijin se si duhen parë politikanët.

Ai tha se ka respekt për njerëzit e politikës, ndërsa shtoi se te ata i intrigon ambicia e tyre, ndaj ai shprehet se nuk është e drejtë që njerëzit e politikës vetëm të shahen, te ata sipas Çanit fillimisht duhet parë “metamorfoza” që ata pësojnë.

“Unë për këta njerëz kam shumë respekt. Ata janë një shembull për shoqërinë. Është shumë e lehtë që ti shash këta. “Hoi polloi” (turmat e njerëzve) nëpër rrjete sociale, këta vetëm shajnë, ca janë me regji, ca kanë probleme me veten. Ata shajnë gjithë dynjanë. Unë jam kundër tyre, unë do mbroj gjithmonë këta.

Sepse këta janë lodhur shumë për të arritur aty ku janë. Nuk është kaq kollaj. Provoje njëherë po deshe, provoje të bëhesh kryeministër, provoje të bëhesh president, provoje të shohësh se çfarë thikash e çfarë minash gjen në atë rrugë atje.

Ne e marrim “hë mos e këta janë hajdut e të korruptuar”, lëreni atë pjesë njëherë e shiko pjesën njerëzore, se si kanë arritur deri atje. Mua më intereson pjesa njerëzore, ambicia më intereson mua. Te njerëzit ambicioz, ka nga ata që shkelin rrugës, futin duart e vjedhin gjëra, ka nga ata që arrijnë të shkelin por nuk kapen, ka e nga ata që nuk vjedhin gjë. Mua nuk më intereson kjo pjesë se unë nuk bëj gazetari investigative, mua ajo që më intrigon gjithmonë është ambicia, a arrijnë të realizojnë ëndrrën e tyre apo jo”,-tha Arian Çani.

Vde kjα  e 22-υj eçarit që ngriύ gjatë stύhisë së dëborës

Një ngjarje tragjike ka tronditur ndjekësit e platformës YouTube, pasi 22-vjeçari belg, Storm De Beul, humbi jetën gjatë një aventure në vargmalet e krahinës Lapland, Finlandë.

Storm, një eksplorues dhe YouTuber i njohur për dokumentimin e udhëtimeve të tij, ndërroi jetë më 30 tetor 2024, pasi u bllokua nga një stuhi e papritur dëbore.

Videoja e fundit në kanalin e tij, e publikuar para tragjedisë, ka marrë më shumë se 50,000 shikime, ndërsa komentet nga ndjekësit janë mbushur me ngushëllime dhe mesazhe përkrahjeje për familjen e tij.

Sipas mediave Belge, Storm kishte kontaktuar shërbimet e emergjencës para se të ndodhte tragjedia, duke dhënë shpresë për shpëtim.

Në një nga mesazhet e fundit të tij, ai shkruante: “Po bie shumë dëborë, por mos u shqetësoni, do t’ia dal”.

Trupi i të riut u gjet gjysmë i ngrirë dhe me plagë të lehta në fytyrë.

Sipas nënës së tij, Storm mund të jetë detyruar të largohej nga strehimi i improvizuar për shkak të kushteve ekstreme.

“Stuhia kishte rrëzuar pemë atë natë. Ndoshta tendën e tij e mori era, dhe ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta ndiqte”, tha ajo.

Autoritetet finlandeze, raportuan se kushtet e vështira të motit dhe dëbora e dendur kufizuan hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat e vdekjes.

Babai i Storm De Beul, është zotuar të udhëtojë në Finlandë për të kërkuar kamerën e të birit, duke shpresuar të rikuperojë regjistrimet e fundit.

“Videot e tij janë një trashëgimi e paçmuar për ne. Kamera e tij duhet të jetë diku atje në dëborë, me imazhet e udhëtimit të fundit. E di që shanset janë të vogla, por duhet ta provoj,” tha ai për Daily Star. Familja dhe ndjekësit e tij kanë mbetur të pikëlluar nga humbja e një të riu plot pasion për eksplorimin dhe ndarjen e historive të tij. Pavarësisht rrethanave tragjike, ata shpresojnë që regjistrimet e Storm-it të fundit të mund të shërbejnë si një kujtim i përjetshëm i aventurave të tij të guximshme dhe dashurisë për natyrën.

Makina shρërthen në fΙakë, 3 të rinj h ύmbin je▪︎tën tr άgjikisht  (FOTO)

Tre të rinjtë nga California, Jack Nelson, Soren Dixon dhe Krysta Tsukahara, të moshës 19 vjeç, humbën jetën në një aksident tragjik të mërkurën herët në mëngjes, pak para Ditës së Falenderimeve, kur Tesla Cybertruck që ata po udhëtonin shpërtheu në flakë pas një përplasjeje. Ata ishin duke u kthyer nga një festë në Piedmont kur makina e tyre doli nga rruga, goditi një pemë dhe shpërtheu në flakë.

Një mik tjetër i grupit, Jordan Miller, 20 vjeç, mbijetoi, por mori djegie të rënda dhe është duke u operuar. Nëna e tij e përshkroi ngjarjen si “shkatërruese.”

Aksidenti ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit. Policia po heton shpejtësinë si një mundësie shkaku të aksidentit, që nuk përfshinte asnjë automjet tjetër. Autoritetet kanë sekuestruar Cybertruck-un dhe po kërkojnë për mundësinë e ndonjë defekti mekanik.

Nelson dhe Dixon, që kishin luajtur lacrosse në shkollën e mesme Piedmont, studionin në universitete të ndryshme: Nelson ishte në Universitetin e Kolorados Boulder, ndërsa Dixon luante lacrosse në USC. Nuk dihet ende e sigurt lidhja e Tsukaharës me ndonjë universitet.

Policia e Shtetit të Kalifornisë po vazhdon hetimet, ndërkohë që Tesla ka shpallur disa thirrje për rikthim të modeleve të Cybertruck për disa probleme teknike, përfshirë kamera të pasme që nuk funksiononin siç duhet dhe pedale të papërshtatshme./NewYorkPost

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

SuImi në Zubin Potok, Italia reagon ashpër: Një akt që kërkon përgjegjësi ndërkombëtare

“Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar shtëpitë vendase”.

Kështu thuhet në një reagim të Ambasadës së Italisë në Kosovë, ku theksohet se Italia qëndron me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari ndaj përgjegjësve të këtij sulmi.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e së premtes në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut duke dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Sulmi ndodhi pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se i ka rritur masat e sigurisë në nivel vendi.

Pas sulmit, autoritetet e Kosovës thanë se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur 15 kilogramë eksploziv.

Dëmi u konsiderua serioz dhe u shkaktuan ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete dhe po ashtu për Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Është mund të themi lirisht akti më i madh ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Heidi e shkuar e harruar! Kush është vajza misterioze që i rrëmbeu zemrën Romeos dhe pse lidhja po mbahet s ekret

Ka përfunduar pa shumë bujë historia e dashurisë mes Romeos dhe Heidit. Çifti është ndarë në gusht, çfarë solli edhe largimin e ish-finalistes së “Big Brother” nga Shqipëria, disa muaj pasi tashmë jetonte e vetme në Tiranë. Sot, jeta e Heidit e ka lënë pas famën dhe lidhjen e dështuar, për t’u rikthyer sërish në Itali, aty ku edhe e pret familja e saj. Por teksa Heidi ka lënë pas gjithçka ka ndodhur në vitin e fundit me të, Romeo duket se ia ka nisur nga aty ku edhe la.

Ishte fillimi i tetorit, kur edhe Panorama shkroi për një flirt të ri që aktori kishte nisur. E tashmë, kur kanë kaluar më shumë sesa një muaj, miqtë pranë tij zbulojnë se lidhja që fillimisht përflitej si thashetheme, tashmë është konfirmuar. Të shumtë janë njerëzit që e kanë parë tashmë Romeon në shoqëri të vajzës brune që gjithnjë e më shpesh po shfaqet krah tij

Fillimisht, miqtë e afërt të tij ishin skeptik rreth fatit që kjo histori do të kishte. Por kur kanë kaluar disa javë, partnerja e re e Romeos, e shoqëron kudo artistin. Ndonëse deri më tani, çifti i ri nuk ka dalë ende hapur, të shumtë janë ata që e kanë marrë vesh për këtë histori. Ditët e fundit, çifti ka qenë edhe në zonën e ishBllokut, ku vëllai i Romeos, ka edhe një biznes. Nën shoqërinë e miqve të përbashkët, çifti ka qëndruar në një nga baret e njohura në qytet, por pa dhënë shumë skena, si për të mos u zbuluar.

Vajza në fjalë, nuk është e famshme, por ka shumë miq në fushën e showbizzit, ndaj edhe në një nga këto evente, ajo është njohur me Romeon, pak ditë pasi historia ishte mbyllur. Rrethi i ngushtë i Romeos, bën me dije se nuk e dinë kohën fiks kur ai dhe Heidi u ndanë, por dinë se në fillim të shtatorit, kur Romeo iu rikthye netëve live si këngëtar, partnerja e tij e shoqëronte.

Ish-banorja e “BBV” Heidi Baçi, së fundmi ka fshirë të gjitha fotot me aktorin Romeo Veshajn nga profili i saj Instagram duke konfirmuar kështu zërat për ndarjen mes çiftit. Jo vetëm postimet me aktorin por Heidi ka fshirë edhe Story të momenteve të tyre të cilat moderatorja i mbante në profilin e saj. Ishte Heidi ajo e cila vendosi të lërë gjithçka që po ndërtonte në lidhje me karrierën në Shqipëri duke iu rikthyer Italisë.

Mirëpo ajo që vëmë re në “Story-n” e fundit të Romeos është një video në të cilën ai shfaqet i prekur dhe këndon një këngë e cila thotë “Çfarë po bën ku je duke shkuar zemër”. Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte. Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund.

Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes. Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale.

Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëritjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

/Gazeta Panorama

Media Greke Shkrim Për Shqiptarët Pas Festës Kuqezi: S’e Njohin Tùrpin!

Media greke Newsbomb.gr nuk është kursyer aspak në komente raciste kundrejt shqiptarëve që kanë mbushur sheshet të feshur kuqezi, me rastin e festave të 28-29 nëntorit.

Në një artikull, media greke e konsideron një turp veshjen kuqezi dhe shkruan se nëse grekët do të festonin me flamujt e tyre në Tiranë, do të burgoseshin pa u gjykuar.

Ata e konsiderojnë një mungesë repsekti për ‘bukën’ e dhënë nga vendi fqinj, duke qenë se shumë shqiptarë kanë emigruar prej vitesh në Greqi, ku jetojnë e punojnë.

Artikulli i NewsBombgr:

Skena që provokojnë grekët dhe shpërqendrojnë vendin janë shpalosur në sheshin Sintagma në eventin e ndezjes së pemës së Krishtlindjes.

Po të bëhej diçka e tillë nga grekët në Shqipëri, të gjithë do të arrestoheshin dhe do të futeshin në burg pa u gjykuar… Këtu në Greqi ne i bieM bilbilit indiferent…

Skenat që u zhvilluan mbrëmjen e së enjtes në sheshin Sintagma janë të paimagjinueshme.

Grupe të organizuara shqiptarësh që jetojnë në Greqi mbërritën me makinat e tyre në Syntagma, teksa valëvitnin flamujt shqiptarë nga dritaret e tyre gjatë gjithë rrugës!

Me të mbërritur në Sintagma, ata u ngjitën në pjesën e sipërme të sheshit, përballë Parlamentit Helen, shpalosën flamujt e tyre dhe brohoritën parulla për… Kombin e tyre.

Vihet re se në të njëjtën kohë është ndezur pema e Krishtlindjeve në sheshin Sintagma me shqiptarët që përpiqen të mbulojnë muzikën me zërin e tyre. Madje, ata arritën deri aty sa të thërrisnin edhe parulla për UÇK-në, ndërsa mes tyre kishte edhe më provokues që valëvitnin pankarta me… Shqipërinë e Madhe!

Kujtohet se më 28 nëntor 1912 u nënshkrua shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Siç shihet në videot e postuara në TikTok, shqiptarët mbanin në duar flamuj, të veshur me këmisha me stemën kombëtare dhe duke kënduar himne tradicionale të atdheut të tyre me sloganet “Shqipëria e Madhe”.

Në periudhën e fundit, si me burgosjen e Fredi Belerit, ashtu edhe me festat e Edi Ramës në Galatsi dhe Selanik, shqiptarët po tregojnë një provokim agresiv të paparë ndaj Greqisë.

Do thoni ju që gjejnë dhe bëjnë… Sepse po të ishte serioz shteti nuk do të lejonte një propagandë të tillë para Kuvendit të Greqisë dhe monumentit të ushtarit të panjohur.

Nuk e respektojnë as bukën që hanin e hanë në Greqi!

Fjala turp nuk mjafton për të përshkruar imazhet specifike dhe tolerancën e propagandës së zezë të shqiptarëve.

“Mashtruesi” kërc▪︎non gazetarin: Ik largohu se do e marr personaIe me ty

Një javë më parë, emisioni investigative Piranjat, transmetuan historinë e aktorit kosovar, Enver Petrovci, i cili pretendonte se ishte mashtruar nga Indrit Picalli, i njohur edhe si Eni Picalli, i njejti person problematik për të cilin bëri denoncim edhe koreografi Dritan Brama disa javë më parë.

Mashtrimi ndaj Enver Petrovcit konsiston në mos-pagesën e disa shumave, lidhur me disa projekte teatrale, shuma që në total kapin vlerën e 18 mijë eurove.

Më pas, ai u mashtrua edhe me një email fals të cilin pretendon se e ka krijuar Eni Picalli. Pas një kohe të gjatë kur Enver Petrovci kuptoi se nuk do të paguhej asnjëherë, bëri denoncim në Policinë e Tiranës dhe më datë 14 nëntor, Indriti u shoqërua në Polici ku dha sqarimet e tij lidhur me situatën.

Piranjat ishin aty për të marrë një sqarim prej tij, por gazetari Freard Rista, nuk u prit shumë mirë prej Enit, i cili reagoi me agresivitet duke kërcënuar se do e kthente të gjithë këtë gjë personale. Madje hyri sërish në Polici me pretendimin për të bërë kallëzim ndaj tij.

Mirëpo ndryshoi mendje shumë shpejt, duke dalë nga godina dhe duke vendosur të japë sqarimet lidhur me situatën e Enver Petrovcit.

Sipas Picallit, Enver Petrovci lidhur me projektin “Pasaporta“, nuk duhet të marrë asnjë lekë, pasi e ka dhuruar tekstin. Mirëpo nëse kujtojmë bisedën që Eni ka bërë me mikun e Enverit kohë më parë, kur i thotë se ”do ia jap Enverit paratë avash-avash“, kuptojmë se po gënjen. Pa harruar edhe mesazhet e pafundme të Enverit, ku i kërkon paratë e projektit “Pasaporta“, që nëse do ia kishte dhuruar, logjikisht s’do të kishte pretendime.

Mirëpo sipas Enit, Enveri është mashtrues pasi ai sabotoi shfaqjen e projektit tjetër “Adrianës“, ndërkohë Piranjat publikuan shumë mesazhe në të cilat shiheshin qartë ankesat e Petrovcit për aktoren e re Altea Alushi. Lidhur me këtë projekt, Eni ka marrë gjysmën e fondit, por nuk i ka dhënë asnjë lekë Enverit, duke pretenduar se Petrovci duhet të japë shfaqjen, ndërkohë premiera është bërë dhe siç parashikohet në kontratë, pagesa bëhet 15 ditë para premierës.

Lidhur me sajesën e email-it me emrin Erjola Bektashi, gruas që iu tha Enverit se punon në Thesarin e Shtetit, Eni mohon të ketë dijeni duke pretenduar se “këto janë skemat që përdor Enver Petrovci“.

Piranjat publikuan një mori mesazhesh të shkëmbyera mes artistit Kosovar dhe Indrit Picallit, që tregojnë qartë se ky i fundit jo vetëm ka dijeni për personin e quajtur Erjola Bektashi, por madje ka shkruajtur në emër të Enverit një mesazh drejtuar asaj, ku kërkohen pagesat e pamarra.

Nga ana tjetër, aktori i kërkon email-in e zonjës dhe Indriti menjëherë ia dërgon, ndërsa gazetarit Freard Rista i tha që nuk e njeh fare dhe është skemë e krijuar nga Enveri, i cili më pas i kërkon Enit edhe numrin e telefonit të Erjolës, si dhe adresën e zyrës së saj, por Picalli i përgjigjet se numrin nuk ia disponon, ndërsa adresa ndodhet diku pas 9-katësheve në Tiranë. Madje ai vetë ka qenë aty dhe ka marrë informacione se zonja Erjola ka qenë me leje.

Gjatë ballafaqimit me gazetarin Rista, ndërsa dukej sikur tonet ishin më të zbutura, papritur biseda merr një kthesë të papritur.

“Ju do shkoni penalisht ore. Ti s’e ke idenë, juve ju pret dosja. Ti bën investigime që ti nuk fakton dot gjërat. Se ti edhe te emisioni i parë…transmetoji këto tranmetoji…se do ju kërkojë material prokuroria juve”, thotë ai.

Mirëpo, sa për investigimin, si në rastin e koreografit Tan Brama, ashtu edhe në atë të aktorit dhe regjisorit Enver Petrovci, Piranjat kanë faktuar se Picalli parësore ka mashtrimin, pavarësisht se me sa duket ende nuk i ka mbaruar të gjithë argumentat e pretenduara, ndaj u ftua në zyrat e Piranjave të jepte të gjitha argumentet dhe pretendimet që kishte.

“Do vi me kënaqësinë më të madhe. Do t’i faktoj unë do marr edhe dosjen atje në Prokurori se është dhe koha dhe nuk është se i kam”, u shpreh ai.

Dhe Eni e mbajti fjalën. Kështu nisi ballafaqimi me dokumente për çdo mohim të tijin lidhur me pretendimet e Enverit. Sa i takon projektit “Pasaporta”, në takimin e parë Eni tha se do të faktonte që Enveri në këtë projekt nuk përfiton asnjë lloj fondi pasi e kishte dhuruar tekstin. Por në fakt dokumenti që paraqiti ishte thjesht një konfirmim, autorizim nga ana e Enverit që vepra e tij të vendosej në skenë, pa thënë në asnjë moment se kjo është një dhurim.

“Unë atij do i jepja diçka nga ana ime. Ajo mund të ketë qenë një shumë rreth 1000 euro, diçka e tillë. Ka qenë për shkak se ne po punonim dhe për shkak të sëmundjes”, thotë Picalli.

Në bisedë përmes telefonit na u bashkua edhe profesor Bujar Kapexhiu, i mirëinformuar për gjithçka lidhur me këtë ngërç mes Enit dhe Enverit.

“Nuk është bukur kur e ke përballë sepse ai vetëm gënjen. Unë kam qenë në atë shfaqje, ka patur njerëz në atë shfaqje që e kanë parë, madje ne kemi dhe filmime nga ajo shfaqje. Unë nuk e di, nuk e kuptoj si e quan ai, ne kemi shkuar për të parë premierën e shfaqjes së Enver Petrovcit”, u shpreh Kapexhiu.

Lidhur me sajesën “Erjola Bektashi“, Eni u vu me shpatulla pas murit pas fakteve, ndërkohë që telefonin e Picallit e ka sekuestruar Policia, për ta zbërthyer dhe për të hedhur dritë mbi gjithë pikëpyetjet e kësaj skeme të dyshimtë që ai ka krijuar./ Piranjat

Vajza e vogël e Aurela Gaçes ndez skenën me këngën “Girls on fire”! Emocionohet këngëtarja: E vogla ime, dashuria…

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, së fundmi ka publikuar një video për ndjekësit teksa vajza e saj e vogël, Abi, ka performuar në skenë në një nga koncertet e artistes.

Këngëtarja është parë e emocionuar teksa sheh të voglën e saj të këndojë këngën “Girl on fire.”

Krahas postimit në Instagram, Aurela na la të kuptojmë se kishte qenë dëshira e Abit për të dalë në skenë, pasi e ka pyetur mamanë e saj para koncertit nëse do ta lejojë të këndojë .

“Dashuria ime , e vogla ime❤️ – Ti do më lesh mua të këndoj në skenë apo jo? ( pyetja e saj mbrëmë)” ka shkruar Aurela.

Aristja shpesh poston foto dhe momente me dy vajzat e saj. Disa kohë më parë ajo publikoi dhe një këngë të titulluar “ O ma”, të cilën e këndonin të treja së bashku dhe u pëlqye shumë nga publiku.

Pak ditë më parë në një intervistën për moderatoren Orinda Huta, këngëtarja foli për dy shtatzënitë dhe vështirësitë që kaloi gjatë shtatzënisë së dytë.

Aurela tha se ndenji në regjim shtrati për pothuajse shtatë muaj, pasi kishte rrezik dështimi dhe se pranë saj në atë periudhë të vështirë pati ndihmën e të shoqit, vjehrrës dhe nënës së saj.

SkandaIi me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: PoIici do ndëshkohet

Një incident i rëndë u shënua në Kumanovë ku një polic hoqi flamurin shqiptar të vendosur për festat e nëntorit dhe e hedh në tokë. Reagime të shumta pati në rrjet pas publikimit të videos ku shihej momenti i incidentit.

Zv.ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Astrit Iseni në lidhje me ngjarjen ku shprehet sse do të nisë një procedurë disiplinore ndaj policit që hodhi flamurin shqiptar.

Iseni shtoi se çdo punonjës i policisë ka detyrimin të respektojë ligjet dhe simbolet e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Do të ketë një procedurë disiplinore kundër punonjësit të MPB-së që hodhi flamurin Shqiptar. Çdo punonjës i MPB-së ka detyrimin të respektojë ligjet dhe simbolet e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve do të sanksionohet pa përjashtim.

Ligjet do të zbatohen njësoj për të gjithë, ndërsa institucionet do të jenë garancë për respektimin e tolerancës dhe të drejtave ndërmjet të gjitha komuniteteve.

Sipas nenit 319 të Kodit Penal, kushdo që me dashje nxit përçarje, intolerancë ose urrejtje përmes fyerjes ose shkatërrimit të simboleve kombëtare ose fetare, do të mbajë përgjegjësi penale. Nuk do të lejoj që një sjellje e tillë, sidomos kur vjen nga një punonjës i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të mbetet e pandëshkuar.

Si zv/ministri i Punëve të Brendshme, unë qartë e dënoj çdo shkelje ose mosrespektim të simboleve shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nëse bëhet fjalë për flamurin e maqedonasve, shqiptarëve, apo të cilitdo bashkësi etnike tjetër.

Dje të gjithë së bashku e dënuam aktin e fyerjes së flamurit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke konfirmuar angazhimin tonë për bashkëjetesë dhe respekt reciprok. Sot, gjithashtu e dënoj dhe konfirmoj se do të ketë përgjegjësi për punonjësin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka vepruar në mënyrë fyese dhe të papranueshme ndaj flamurit, i cili është simbol kombëtar i shqiptarëve, një flamur që është rregulluar me ligj për përdorim sipas normave ligjore të shtetit tonë”, – thuhet në reagimin e zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni.