Vajza e vogël e Aurela Gaçes ndez skenën me këngën “Girls on fire”! Emocionohet këngëtarja: E vogla ime, dashuria…

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, së fundmi ka publikuar një video për ndjekësit teksa vajza e saj e vogël, Abi, ka performuar në skenë në një nga koncertet e artistes.

Këngëtarja është parë e emocionuar teksa sheh të voglën e saj të këndojë këngën “Girl on fire.”

Krahas postimit në Instagram, Aurela na la të kuptojmë se kishte qenë dëshira e Abit për të dalë në skenë, pasi e ka pyetur mamanë e saj para koncertit nëse do ta lejojë të këndojë .

“Dashuria ime , e vogla ime❤️ – Ti do më lesh mua të këndoj në skenë apo jo? ( pyetja e saj mbrëmë)” ka shkruar Aurela.

Aristja shpesh poston foto dhe momente me dy vajzat e saj. Disa kohë më parë ajo publikoi dhe një këngë të titulluar “ O ma”, të cilën e këndonin të treja së bashku dhe u pëlqye shumë nga publiku.

Pak ditë më parë në një intervistën për moderatoren Orinda Huta, këngëtarja foli për dy shtatzënitë dhe vështirësitë që kaloi gjatë shtatzënisë së dytë.

Aurela tha se ndenji në regjim shtrati për pothuajse shtatë muaj, pasi kishte rrezik dështimi dhe se pranë saj në atë periudhë të vështirë pati ndihmën e të shoqit, vjehrrës dhe nënës së saj.