Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Martë 31 Tetor 2023

Dashi

Hëna kalon nëpër Bricjap sot dhe kjo do ju bëjë të ndjeni disa momente lodhjeje dhe të përfshiheni në diskutime të vogla me personin që keni në krah të cilat do t’ju shqetësojnë. Beqarët do të bëjnë një ekzaminim të ndërgjegjes dhe të kuptojë mirë llogaritë e tyre! Në punë jeni të hutuar nga shumë interesa, përpiquni t’i jepni peshën e duhur gjërave dhe të plotësoni angazhimet e filluara.

Demi

Një ditë e kënaqshme nga shumë pikëpamje. Në dashuri zemra fluturon, erosi nuk do mungojë dhe ju vështirë se mund ta kontrolloni atë. Mbrëmje intime me partnerin/en! Beqarët do të duhet të jenë mirë me komunikimin në qoftë se duan të bindin dikë që të jetë në anën e tyre. Në aspektin profesional ju keni shumë projekte të reja që do të kryeni në ekip me të tjerët. Hëna në Bricjap ju bën të mprehtë, komunikues dhe bindës.

Binjakët

Luaj letrat e tua në paqe të plotë me mendjen. Sot dashuria fiton pikë dhe do t’ju lejojë të kaloni një ditë fantastike me partnerin/en! Beqarët do të gëzojnë favore të veçanta yjore që nuk do të dështojnë për të zbuluar veten në gjithë shkëlqimin e tyre. Në punë sot mund të keni një intuitë fituese që do t’ju lejojë të merrni një fitim të papritur!

Gaforrja

Hëna në Bricjap është mjaft armiqësore dhe kundërshtimet me personin që keni në krah do të rriten. Përdorni durim dhe mirëkuptim në qoftë se nuk dëshironi që diçka të prishet. Zemrat e vetmuara duhet të jenë të kujdesshme për të mos u nisur në aventura dhe histori të komplikuara. Disa dhimbje koke në punë mund t’ju shqetësojnë, sidomos ju që doni të arrini rezultate të mahnitshme.

Luani

Planet sentimentale nuk po ecin dhe kjo sjellë probleme dhe shqetësim në familjen tuaj, por mos u shqetësoni, stuhia do të ketë përfunduar deri në fund të javës. Një ditë aspak entuziaste edhe për ata që janë vetëm, nuk do kenë dëshirë të dalin apo argëtohen me miqtë. Në punë do të jepni më të mirën. Vazhdoni në rrugën tuaj.

Virgjëresha

Sot ju mund të mbështeteni në një planet të bukur të ngritur në favorin tuaj. Mbrëmja është ideale për t’u çlodhur, për të shijuar gëzimet e familjes ose për t’u argëtuar me miqtë. Për beqarët, lajm i mirë po vjen për dashurinë, dikush do të vjedhë zemrën tuaj! Përvishni mëngët dhe jepni më të mirën prej jush, puna ju ofron mundësi të bukura për të konsoliduar pozicionin tuaj.

Peshorja

Yjet nuk janë shumë në favorin tuaj dhe keqkuptimet me partnerin/en prishin disi marrëdhënien tuaj në çift. Shmangni dialogun në çështje me rëndësi të vogël! Do të jetë një ditë shumë e mirë për beqarët, shumë do të kenë shumë për të bërë, duke pasur parasysh programet e reja. Diçka në punë nuk funksionon ashtu siç dëshironi ose se si të tjerët presin nga ju. Për këtë arsye, është e parashikueshme që të keni disa përplasje me kolegët.

Akrepi

Në fushën e dashurisë, shmangni dyshimet pa baza. Më mirë veproni me vetëdije dhe me siguri, veçanërisht ata që duhet të planifikojnë disa hapa të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre në çift. Për ata që janë vetëm do të ketë shanse të mira për të takuar njerëz të sinqertë. Aktiviteti profesional mbrohet nga yjet. Hidhni veten pa hezitim në punë, përparime dhe ndryshime në pozitë.

Shigjetari

Sfera private është e qetë, për momentin nuk ka surpriza dhe nuk ka nevojë të shikoni përreth! Nëse jeni vetëm sot ju do të keni mundësinë për të afruar një person që ju pëlqen, por mos e humbni kohën, mund të jeni vonë! Në punë, vlerësoni situatën dhe prisni kohë më të mira. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të shënoni fitimet tuaja!

Bricjapi

Dita fillon me Hënën në shenjë dhe yje të favorshëm, të cilat lënë mënjanë përtacinë dhe pavendosmërinë që shpesh ju pengon të shijoni gjërat e mira që keni në jetë. Ditë e mirë edhe për beqarët të cilët do të kenë njohje të reja. Ju presin momente shumë interesante në punë, do të keni mundësi të përfundoni disa negociata.

Ujori

Hëna në fushën e dymbëdhjetë mund ta trazojë disi marrëdhënien tuaj në çift. Kjo gjendje mund ta vendosë jetën tuaj dashurore në merak. Beqarët do të duhet të kapin në ajër pretendimet e një personi, në qoftë se nuk dëshironi të largohet prej jush. Momente të lodhjes do ju shoqërojnë në punë, por do jeni  të kënaqur me atë që keni arritur.

Peshqit

Një diskutim i vogël mund të shkundë madje edhe çiftet më të forta, do t’u rezistojnë atyre vetëm ata që me të vërtetë duhen. Beqarët do të kenë një përjetim të jashtëzakonshëm emocional dhe do të jenë në dispozicion për të ndihmuar të tjerët. Mbaj parasysh financat, ndoshta keni shpenzuar më shumë sesa duhet dhe kjo mund të sjellë tronditje.

SHBA ρΙanifikon një bόmbë Βërthamore 24 herë më të fυqishme se Hiroshima

Pentagoni planifikon të krijojë një bombë të re bërthamore B61-13, 24 herë më të fuqishme se ajo e hedhur në Hiroshima. Kjo vjen pasi Kina synon të dyfishojë numrin e saj të kokave bërthamore deri në vitin 2030.

Bomba është projektuar për avionë, duke përfshirë bombarduesin stealth B-21 Raider, dhe do të jetë më e saktë falë një komplete të bishtit.

Arma e re kërkon miratim nga Kongresi dhe ka marrë mbështetje nga skifterët republikanë.

Pentagoni deklaron se do të rrisë parandalimin dhe sigurinë duke i ofruar Presidentit opsione shtesë kundër objektivave të caktuara ushtarake, DailyMail.

John Plumb, Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Politikat Hapësinore, nuk iu referua Kinës apo Rusisë në kontekstin e armës së re.

Kjo armë e re është një version i përditësuar i bombës së gravitetit B61, e cila ka qenë pjesë e parandalimit bërthamor të SHBA që nga Lufta e Ftohtë.

Do të ketë një rendiment maksimal prej 360 kilotonësh, dukshëm më i fuqishëm se bombat e hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.

Tυrma pro-PaΙestinës sυΙmon aeroportin rus në kërkim të çifυtëνe

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.10.2023, 18:54

Videot në mediat sociale tregojnë një turmë të zemëruar që vrapon nëpër aeroportin në Makhachkala duke kërkuar njerëz që mbërrinin me fluturim nga Tel Avivi.

Ata kanë pyetur personelin se ku ishin “hebrenjtë”. 60 pjesëmarrës që dyshohet se ishin pjesë e turmës janë arrestuar, sipas agjencive ruse të lajmeve, duke cituar ministrinë e brendshme vendase.

Më shumë se 20 persona u plagosën në Dagestan të Rusisë, pas depërtimit të turmës në ambientet e aeroportit.

https://www.instagram.com/_u/bbcnews/?utm_source=ig_embed&ig_rid=55a6bc5a-a7ce-4c07-8485-ea18e9f999bb&ig_mid=2A1840B9-26B6-414D-9776-C49EA6D25F13

Κërcasin ρrangat për “kokat” në Shqipëri, Dυmani me ρrokurorë dhe oficerë të BKH-së nisen në Uashington

Kreu i SPAK, Altin Dumani së bashku me disa prokurorë dhe oficerë të BKH-së janë nisur në Washington në kuadër të trajnimeve.

Pritet që gjatë takimit të kenë takime dhe me kolegët amerikanë të FBI-së.

Po kështu në axhendën e Dumanit parashikohen dhe takime me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme amerikane dhe Departamentit të Drejtësisë.

“Ηistori e frikshme”/ Klodiana Lala plas dekΙaratën e fortë dhe paraΙajmëron: Sapo ka nisur e gjitha, në ‘Kepin e Rodonit’ po ρërplasen grupet më të fυqishme kriminaΙe

Gazetarja, Klodiana Lala ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në “Kepin e Rodonit” ku disa persona u konfliktuan për pronat.

Lala thotë se mafia e pronave e ka kapur për fyti shtetin dhe se në “Kepin e Rodonit” po përplasen grupet më të fuqishme kriminale.

Sipas saj dokumentat tregojnë një histori të frikshme që një zot e di sa kosto të renda do të ketë.

“Mafia e pronave e ka kapur për fyti shtetin. Në ‘Kep të Rodonit’ po përplasen grupet më të fuqishme kriminale. Sapo ka nisur e gjitha. Dokumentat tregojnë një histori të frikshme që një zot e di sa kosto të renda do të ketë.”, shkruan Lala në rrjetet sociale.

Këtë të hënë u vu në pranga ish-deputeti Mark Frroku lidhur me konfliktin në fjalë dhe mbi të rëndojnë akuzat Kanosja”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Si ndodhi ngjarja?

Policia bëri publike sherrin e ndodhur një ditë më parë në “Kepin e rodonit”.

Disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D.

Konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje gjithashtu është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

https://web.facebook.com/klodiana.lala.7/posts/6831076250339844?ref=embed_post

Trαgjike në Gjermani/ Bie skeΙa e ashensorit, tre punëtorë të vdekur. Dγshohet se janë shqiptarë

Hamburg- Tre punëtorë kanë humbur jetën në një kantier ndërtimi në HafenCity të Hamburgut, Gjermani.

Ata po punonin mbi skela në ashensor, kur papritmas skela u shemb.

Pesha e madhe mund të ketë shkaktuar aksidentin fatal, shkruajnë mediat gjermane.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për punëtorët që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja në boshtin e ashensorit.

Raportohet se personat e aksidentuar janë punëtorë shqiptarë, megjithatë pritet të dalë versioni i saktë i policisë.

“Kur kam qenë unë grek…”/ “Nuk kam ardhυr për sherr”, Ardit Bido debαt me anëtarët e minoritetit në Ήimarë

Profesori i Asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Ardit Bido, njëherazi edhe autor i librit “Beteja për 20%- Fluiditeti i identitetit, statistikat demografike dhe implikimet politike në Konispol e Himarë”, ka zhvilluar një bisedë të hapur me anëtarë të minoritetit në Himarë.

Gjatë diskutimit për vetëdeklarimin në pyetësorin e Censusit, i cili po zhvillohet së fundmi, Bido është përfshirë në debat me qytetarët që morën pjesë në diskutimin e hapur.

Një prej qytetarëve i është drejtuar Bidos duke i thënë “kur kam qenë unë grek ti nuk ke ekzistuar fare”, në mes të debatit për vetëdeklarimin në census.

Debati ka kaluar te kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, me një nga qytetarët që i ka thënë Bidos ta pyesë Belerin nëse është grek apo jo. Bido është shprehur se Beleri ka bërë fushatë të mirë, por ka pasur numrin më të madh të emigrantëve që janë kthyer për të votuar, shifër e lartë kjo dhe që implikon se ka një investim tej mundësive të një kandidati.

Pjesë nga debati:

Bido: Mund të jenë fise me origjinë shqiptare tipike, si Bollanët, Belerët, nuk e di Kokaveshët se nuk flas dot.

Qytetari: Avash ti avash. Kur kam qenë unë grek ti nuk ke ekzistuar fare.

Bido: Nuk kam ardhur për sherr. Ti je ai që do që je. Unë prandaj erdha në Himarë. Kush më dëgjon e kupton se çfarë them.

Qytetari: Po të ishte kryetari i bashkisë në punë… pyete a është grek.

Bido: Individi që thua ti, Fredi Beleri ka qenë kandidat këtu dhe ka bërë fushatë fantastike. Ka marrë 35% të popullsisë banuese sepse ka pasur numrin më të madh të emigrantëve që janë kthyer për të votuar. Ata nuk them se nuk janë himariotë, por shifra shumë e lartë, dyfishi i 2011-ës tregon që ka një investim tej mundësive të një kandidati.

E dyta, Beleri ka deklaruar që pret censusin që të deklarohen mbi 20% grekë. Nëse shifra del mbi 20% unë nuk do flisja. Ai ka deklaruar një shifër të rreme dhe ndaj flas. Ai ka deklaruar vetë, është me video. Ai tha se në një fshat këtu poshtë do të ndërhyjë në shtetin grek që të japë të njëjtat benefite për banorët e kësaj zone, pra përfshirë pasaporta, bursa në universitete greke shtetërore…

Është e pamundur që të dalë 90% e popullsisë greke në Himarë. Identiteti nuk ndryshon, nëse të detyrojnë ta thuash ndryshe sërish mbetesh ai që je. Unë do ta mbushja këtë sallë plot vetëm me krushqit e mi nga Piluri. Më vjen mirë që kanë ardhur himariotë, etj. Më vjen mirë që erdhët.

A është arrαtisur Ilir Meta?! Flet njeriu i αfërt: Ka dalë jαshtë shtetit për arsye…

Ditët e fundit është përfolur se Ilir Meta është larguar nga vendi prej më shumë se 10 ditësh dhe se SPAK ka bërë gati urdhër arrestin ndaj tij

Ish-presidenti Ilir Meta u pa të dielën në Tiranë, disa ditë pasi u aludua se ai ishte arratisur.

Shfaqja e kreut të Partisë së Lirisë u vërtetua me një fotografi të publikuar nga Alfapress.al, ku raportohej se ai ishte futur për t’u qethur në një berberanë te Pazari i ri ndërkohë që jashtë e priste vetëm shoferi dhe një nga shoqëruesit. Pas rreth një ore Meta i veshur sportiv, doli nga berberana dhe u largua me mjetin e tij.

Ditët e fundit, është përfolur se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është larguar nga vendi prej më shumë se 10 ditësh dhe se Prokuroria Speciale (SPAK) ka bërë gati urdhër arrestin ndaj tij. Ish-presidenti dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi aktualisht nuk kanë imunitet. Meta po hetohet nga SPAK për dy çështje, burimin e shumave të mëdha që janë përdorur nga LSI për lobim dhe veçanërisht për aferën CEZ-DIA.

Për këtë, ka folur në emisionin “Shqipëria LIVE” anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Faik Basha, i cili ka deklaruar se ish-presidenti ndodhet në Tiranë.

Ai tha se e ka takuar dhe gjatë gjithë kohës ka komunikim me të, duke shtuar se ai ka udhëtuar jashtë shtetit për arsye personale por nuk bëhet fjalë për arratisje.

“Ne kemi qenë në një aktivitet në Jalë që e bën Partia e Lirisë. Këtë herë thanë që ëshët arratisur me sifguri madje flisnin. Gjatë këtyre ditëve ka qenë edhe jashtë për arsyet e tija. Është gjë tjetër kur arratiset. Sa i përket komunikimit me Berishën, ata janë dy drejtuaes koalicioni dhe nuk kanë nevojë të flasin çdo ditë.

Unë kam komunikuar shpesh gjatë gjithë kohës dhe nuk kisha pse reagoja. Njerëzit të bjënë detyrën e tyre si duhet. Është në Tiranë dhe ai nuk është nga ata njerëz që largohet. Nuk e frikëson asnjë njeri. Ai nuk ka frikë, është një nga politikanët më të vjetër në vend. Të njëjtët njerëz që e akuzojnë thonë pse nuk reagon. Ai nuk mund t’u përgjigjet këtyre deleve. Nuk largohet Ilir Meta, unë e njoh se kush është Ilir Meta.” – tha ai.

Ç’po ndodh? Njerëzimi drejt një Ιufte të re/ Irani nxjerr tanket dhe 200 helikoρterë sυΙmues: Ne jemi gati të …

Teksa Amerika ka shprehur hapur mbështetjen për Izraelin dhe sulmet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen, Irani ka treguar forcën ushtarake me tanke, avionë dhe trupa për stërvitjen e quajtur “Autoriteti 1402”, raporton The Sun.

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë iraniane Abdolrahim Mousavi tha se “ne jemi gjithmonë të gatshëm të përballemi me kërcënimet”.

Gjatë stërvitjes me Republikën Islamike është vendosur të përfshihet përdorimi i versioneve të përmirësuara të raketave të tyre të prodhuara në vend, Dawn dhe Diamond.

Ata testuan gjithashtu bomba të reja, si dhe helikopterë sulmues.

Ndërkohë, frika vazhdon të rritet se milicitë e mbështetur nga Irani po përgatiten të bashkohen dhe të pushtojnë Izraelin pasi një mesazh u shfaq në kufirin libanezo-izraelit.

E rëndë në Hamburg/ Bien skeΙat nga kati i 8-të i një ρallati, raportohet për 4 të νdekur dhe disa të ρΙagosur, dyshohet për shqiρtarë mes νiktimave

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Hamburg pasi ka rënë një skelë nga kati i 8-të në një kantier të madh ndërtimi.

Numri i viktimave ka shkuar në 4, një i plagosur rëndë dhe disa tjerë të lënduar lehtë. Mediat gjermane raportojnë se ekziston frika që numri i viktimave të rritet pasi ka ende shumë të zhdukur.

Janë rreth 150 punonjës të shpëtimit në vendin e ngjarjes që po punojnë për të gjetur personat e zhdukur. Në momentin e aksidentit në kantier punonin rreth 700 persona. Burime bëjnë me dije se shumica e punonjësve që punonin në këtë kantier janë shqiptarë dhe dyshohet se ka shqiptarë mes viktimave dhe të plagosurve.

Aksidenti ka ndodhur në Überseequartier, ku po ndërtohej një projekt i madh që përfshinë një qendër të madhe tregtare me shumë dyqane, restorante, ambiente argëtimi, zyra, një terminal lundrimi, hotele dhe më shumë se 1000 apartamente.

Senatori i Brendshëm Andy Grote foli për ngjarjen duke u shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të përfshira në këtë aksident.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për të gjitha familjet e viktimave. Të lënduarve rëndë i uroj shërim të shpejtë. Falenderojmë gjithashtu punonjësit e shpëtimit; Ky është një operacion shumë i ndërlikuar me një rrezik të lartë të natyrshëm”, shkruan ai.