Zhvillime të forta kanë tronditur sërish skenën politike, pas deklaratave që lidhen me Arben Ahmetajn dhe materialet që ai pretendohet se ka nxjerrë në dritë.
Profesori Enver Bytyçi, duke komentuar situatën, është shprehur se nëse përgjimet dhe provat e përmendura rezultojnë autentike, ato mund të shkaktojnë pasoja të menjëhershme politike për kryeministrin Edi Rama.
Sipas Bytyçit, përmbajtja e materialeve të publikuara mund të hapë një kapitull të ri përballjeje politike dhe institucionale, ndërsa deklarata e tij se “gjithçka mund të marrë fund brenda 24 orëve” ka shtuar edhe më shumë tensionin dhe pritshmëritë për zhvillimet që mund të pasojnë.
Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për të paktën 72 orë në rast të një situate emergjente. Udhëzimet e reja, të prezantuara më 3 nëntor 2026 nga komisionerja për Barazinë, Gatishmërinë dhe Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, synojnë të rrisin nivelin e përgatitjes së popullsisë përballë krizave të mundshme.
Sipas Komisionit Evropian, emergjencat mund të shkaktojnë ndërprerje të njëkohshme të shërbimeve jetike, përfshirë energjinë elektrike, furnizimin me ujë, komunikimet dhe zinxhirët e furnizimit. Në orët e para të një krize, autoritetet mund të kenë nevojë për kohë për të organizuar operacionet e shpëtimit dhe për të mbërritur në zonat e prekura.
Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të përgatisin një çantë emergjence me furnizimet e nevojshme për të përballuar tri ditët e para pa qenë menjëherë të varur nga ndihma publike.
Çfarë duhet të përmbajë çanta e mbijetesës?
Sipas rekomandimeve të BE-së, çdo familje duhet të sigurojë disa produkte dhe pajisje bazë:
– Ujë dhe ushqime: Rreth 2 litra ujë për person në ditë, si dhe ushqime që ruhen për një kohë të gjatë dhe nuk kërkojnë gatim, si konserva, fruta të thata, arra dhe biskota energjetike.
– Medikamente dhe ndihma e parë: Një kuti të ndihmës së shpejtë, ilaçet personale dhe ato me recetë, si dhe produkte higjienike.
– Ndriçim dhe komunikim: Elektrik dore, bateri rezervë, radio portative dhe bateri të jashtme për telefonin.
– Dokumente dhe para: Kopje të dokumenteve të identifikimit, pasaportave dhe kontratave të sigurimit, të mbrojtura nga uji, si dhe një shumë parash në dorë.
– Ngrohje dhe ftohje: Pajisje ose mjete alternative për të përballuar temperaturat ekstreme në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Përveç rezervave materiale, qytetarët këshillohen të përvetësojnë edhe aftësi praktike, si dhënia e ndihmës së parë dhe menaxhimi i situatave emergjente.
Pse janë zgjedhur pikërisht 72 orë?
Periudha prej 72 orësh është përcaktuar nga Komisioni Evropian si një standard minimal për vetëpërgatitjen e familjeve gjatë fazës fillestare të një krize.
Kjo nuk nënkupton se çdo emergjencë do të zgjasë vetëm tri ditë apo se autoritetet do të vonojnë ndërhyrjen për këtë periudhë. Qëllimi është që qytetarët të jenë në gjendje të përballojnë nevojat e tyre më urgjente, ndërsa shërbimet e emergjencës të përqendrohen te personat që kanë nevojë më të menjëhershme për ndihmë.
Ekspertët paralajmërojnë se ndërprerjet e energjisë elektrike dhe të furnizimit me ujë mund të zgjasin disa ditë, veçanërisht pas tërmeteve, zjarreve apo fatkeqësive të tjera natyrore. Për këtë arsye, përgatitja paraprake dhe sigurimi i rezervave bazë konsiderohen thelbësore për përballimin e situatave të paparashikuara.
Shqipërisë i është shtruar rruga drejt Europianit. Kuqezinjtë do të jenë në vazon e tretë në shortin e kualifikueseve që mbahet më 6 dhjetor në Belfast të Irlandës së Veriut.
Ky lajm vjen pas suksesit 2-0 me Bjellorusinë. Nëse Shqipëria nuk do e mbyllte në vendin e parë, atëherë do të përfundonte në vazon e katërt.
Për këtë ishte shumë i rëndësishëm kreu i grupit C1. Objektivi i parë u arrit me trajnerin Rolando Maran, teksa paralelisht Shqipëria rikthehet në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Tiranë, 13 nëntor 2026 – I ftuar në emisionin “Live me Luizin” në Top Channel, avokati i njohur Spartak Ngjela është përfshirë në një bisedë të hapur dhe plot batuta me këngëtarin dhe moderatorin Luiz Ejlli. Përtej stilit të tij ironik dhe përgjigjeve pikante, Ngjela ka ndarë me publikun kujtime të errëta nga periudha e regjimit komunist, raportin e veçantë me të atin brenda qelive, si dhe pikëpamjet e tij për politikën, dashurinë dhe të ardhmen e vendit.
Intervista e plotë e zhvilluar mes tyre pasqyron më së miri këtë rrëfim ndryshe:
Luiz Ejlli: Personaliteti i një individi që del në publik është raporti i tij me të vërtetën. A e ke falur regjimin që to mori vite të jetës?
Spartak Ngjela: Më ka ndihmuar, sepse të gjithë e dinë se kam qenë kundërshtar i regjimit. Nuk më mori nga rruga dhe më futi në burg, unë e godita. Babai ishte ministër dhe mamaja zëvendësministre. E bëra se mendoja se kisha forcë dhe s’më bënin gjë. Kur e panë dosjen time më thanë: Avokat si s’të kanë vrarë?
Luiz Ejlli: A e ke dënuar babain tënd për bindjet e tij politike?
Spartak Ngjela: Por ai u fut në burg, ishim në një dhomë për vite të tëra. Por kishim bindje të ndryshme, ai ishte i majtë.
Luiz Ejlli: A ka diçka që ju bën të heshtni?
Spartak Ngjela: Dashuria dhe sekreti që mbaj.
Luiz Ejlli: Po të ishit kryeministër për 24 orë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit?
Spartak Ngjela: Më fute në një pozicion që thonë se po i bën qejfin. Vendimi më kryesor i një kryeministri është që të mos gënjejë. Popullin jo. Shteti është raporti me të vërtetën, kaq mjafton për të vlerësuar çdo qeveri.
Luiz Ejlli: A ka moshë qeveria?
Spartak Ngjela: Nuk ka moshë, por ai që dashuron nuk duhet t’i bjerë fjala, dashuria nuk është seks, është fjalë.
Luiz Ejlli: Ka qenë ndonjë vajzë që ka thënë se me ty nuk jetohet?
Spartak Ngjela: Jo.
Luiz Ejlli: Më e vështirë të kuptosh një grua apo të interpretosh kushtetutën?
Spartak Ngjela: Gruan nuk do ta kuptoni dot. Është më me intelekt se burrat, pavarësisht se ka qenë e shtypur.
Luiz Ejlli: Kush duhet të ulet para në makinë, gruaja apo vjehrra?
Spartak Ngjela: Ku e di unë? Nuk kam pasur ndonjëherë vjehrrë.
Luiz Ejlli: Do të jesh avokati im dhe do të më bësh mbrojtjen. Luizi ka vjedhur zemrat e shqiptarëve…
Spartak Ngjela: Zemra fitohet.
Luiz Ejlli: Ka bërë shqiptarët të rrinë zgjuar për të ndjekur Big Brother dhe janë vonuar për punë…
Spartak Ngjela: Nuk është faji yt. Është arti dhe talenti yt dhe defekti i tyre që janë kënaqur me talentin tjetër dhe janë vonuar për punë.
Luiz Ejlli: Ke shpenzuar 6 mijë euro për të pasur zë erotik?
Spartak Ngjela: Ka qenë humor, më thonin mikeshat se ke zë erotik dhe unë e ktheva në atë batutë.
Luiz Ejlli: Keni thënë se ju ka mbetur peng që s’keni fëmijë? Është mungesa më e madhe?
Spartak Ngjela: Jo, sepse nuk e kam pranuar vetë. Nuk kam pranuar martesën në vitet ’70. Më pas si më erdhi jeta, m’u ndalua, ma ndaloi forca e regjimit.
Luiz Ejlli: Cilin kah politik do të drejtonit?
Spartak Ngjela: Unë jam i djathtë.
Luiz Ejlli: Si do të shkojë ky vend?
Spartak Ngjela: E ka të ardhmen të sigurt, nuk ka kërcënim sepse është në NATO dhe nëse hyn në BE, erdhe në historinë elitare. Ata që nuk e duan qeverinë, kur të vijnë zgjedhjet le ta rrëzojnë.
Luiz Ejlli: Një mesazh për Shqipërinë?
Spartak Ngjela: Jam optimist sepse jemi shoqëria më inteligjente në Europë, nuk e them unë, është provuar. E kanë thënë studiuesit, e ka thënë edhe një shqiptar i madh.
Deputeti demokrat, Edi Paloka, duke komentuar protestat më të fundit të opozitës tha se, elementi më domethënës i vërejtur është zhdukja e frikës te protestuesit.
Sipas tij forca disproporcionale e policise përballë protestuesve, është një sjellje që interpretohet jo si shenjë force, por si tregues i frikës dhe dobësisë së qeverisë.
“Pavarësisht dhunës, arrestimeve dhe represionit të shtuar, reagimi ka qenë ai i një rezistence në rritje. Veçanërisht bie në sy prania e një grupi të rinjsh, të cilët shfaqin një grintë dhe një gatishmëri për t’u përballur që nuk ishte parë prej kohësh. Ata nuk shfaqin hezitim përballë dhunës apo arrestimeve, të cilat përshkruhen si “skandaloze”, përfshirë edhe rastet kur individë janë ndaluar arbitrarisht në rrugë, pa qenë pjesë e protestës.
Kjo qasje e autoriteteve interpretohet si pjesë e një “strategjie terrori”, e cila përfshin përdorimin e policëve civilë pa shenja identifikimi dhe futjen e provokatorëve në turmë me qëllim krijimin e akteve të dhunshme që justifikojnë ndërhyrjen. Këto veprime, në vend që të tregojnë kontroll, shihen si një përpjekje për të mbjellë frikë.
Sjellja e policisë nuk shihet si demonstrim force, por si pasqyrim i frikës së qeverisë. Nga ana tjetër, te protestuesit vërehet një rritje e rezistencës dhe e guximit.
Ne duhet të jemi dhe pak realist. Protestat nuk kanë qenë thjesht shëtitje në bulevard. Kanë pasur akte, sidomos reagimi nga ana e policisë ka qenë, siç është thënë në të gjithë mediat ndërkombëtare tashmë, disproporcional. Dhe sigurisht një protestë ku ka akte të tilla, ku ka përplasje, këto asnjëherë mos mendoni se do ketë përmasat e një manifestimi krejtësisht të qetë. Domethënë kjo dihet dhe e kemi thënë disa herë. Numrat ndryshojnë. Megjithatë, ajo që unë kam vënë re, dhe e kam thënë dhe më parë, ka dy elementë. Së pari, nuk ka frikë brenda protestuesve, përkundrazi. Pavarësisht dhunës, pavarësisht arrestimeve, pavarësisht të gjithë represionit që është shtuar nga ana e policisë, në krahun tjetër, në krahun e protestuesve, frika pothuajse po shuhet mes protestuesve. Përkundrazi, kam parë një grintë, një përpjekje për të luftuar edhe në raste kur duket sikur nuk ka për çfarë të luftosh. Ka një pjesë të rinjsh që nuk i kishim parë prej kohësh në protestat tona, që janë gati të përballen dhe thashë, nuk tremben as nga dhuna, as nga arrestimet që ndodhin në mënyrën, më skandaloze. E kemi parë që janë marrë edhe njerëz nga rruga, dhe kjo është thjesht në strategjinë e terrorit.
Është vërtetuar dhe kjo futja e provokatorëve, e policëve civilë, pa shenja identifikimi, pa dokumenta që hyjnë. Dikush provokon brenda turmës, dikush krijon dhe akte që pastaj sigurisht provokojnë njerëzit dhe reagimin e tyre. Pra të gjitha këto tregojnë frikë dhe këtë jua them si ekspert i protestave me vite. Të gjitha këto reagime që duket sikur janë forcë nga krahu i pushtetit, në fakt tregojnë të kundërtën. Tregojnë frikë dhe dobësi. Sa më represiv bëhen, aq më tepër tregojnë se janë më të dobët. Dhe reagimi, thashë, në krahun tjetër, në krahun e protestuesve, ka qenë, pra rritje e rezistencës, rritje e grintës, e forcës, e dëshirës për t’u përplasur. Po të ishte kryengritje e armatosur, Rama i lagur tashmë nuk e di se në cilën pjesë të botës do ishte. Po krejt i lagur, nga koka te këmbët. Nuk ka kryengritje të armatosur. E thashë, po të kishte kryengritje të armatosur, nuk do ta shihnit më atë kryeministrin me Zara të Batonit. Problemi është që e kundërta ka ndodhur. Drejtuesit e Partisë Demokratike janë përpjekur në një farë mënyre të mos lejojnë eksese, tejkalim të reagimit të qytetarëve, edhe për të mbrojtur qytetarët…”, u shpreh ai.
Akuzat e Veton Surroit rikthejnë në vëmendje takimet e Baton Haxhiut me drejtuesit e sigurimit serb në vitin 1998 dhe dëshminë e tij përballë Millosheviçit në Hagë. Afërsia e tij me Edi Ramën ngre një tjetër pyetje: çfarë ndikimi ushtron sot publicisti kosovar në vendimmarrjen e qeverisë shqiptare.
Deklaratat e sotme të Veton Surroit rikthejnë në vëmendje dëshminë e Baton Haxhiut në Tribunalin e Hagës, më 23 maj 2002. Procesverbali zyrtar konfirmon takimet me Jovica Stanishiqin dhe zbulon hollësi nga bisedimet e vitit 1998. Sot, afërsia e Baton Haxhiut me Edi Ramën dhe ndikimet e tij në vendimmarrjen politike shqiptare i japin kësaj historie një tjetër rëndësi publike.
Deklarata e fundit e Veton Surroit për marrëdhëniet e Baton Haxhiut me drejtuesit e shërbimit sekret serb ka hapur një debat që shkon përtej përplasjes personale mes dy publicistëve të Kosovës. Në qendër të tij qëndron një histori e vitit 1998, kur Kosova ishte nën regjimin e Sllobodan Millosheviçit dhe përfaqësuesit e Sigurimit të Shtetit të Serbisë zhvillonin takime me personalitete shqiptare.
Pamfleti mori shkas nga deklarata e Surroit për t’iu rikthyer dokumenteve të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Mes tyre gjendet një dëshmi me interes të veçantë, ajo e Baton Haxhiut, më 23 maj 2002, në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviçit.
Dokumenti përmban pyetjet që ish-presidenti jugosllav i drejtoi personalisht Haxhiut për takimet me Jovica Stanishiqin, një nga njerëzit më të fuqishëm të aparatit të sigurisë së Serbisë.
Çfarë kishte ndodhur në ato takime? Kush i kishte organizuar? Çfarë roli kishte luajtur Baton Haxhiu dhe përse Millosheviçi kërkoi të sqaronte pikërisht marrëdhënien e tij me Stanishiqin?
Veton Surroi, në reagimin e publikuar më 14 nëntor 2026, pretendon se Haxhiu kishte pranuar të bashkëpunonte me Zoran Stijoviqin, drejtues i Sigurimit të Shtetit serb në Prishtinë, për të krijuar një kanal komunikimi ndërmjet Jovica Stanishiqit dhe Mahmut Bakallit.
Sipas Surroit, Haxhiu kishte bashkërenduar me Stijoviqin takimet e përfaqësuesve të sigurimit serb me Bakallin, fillimisht në banesën e këtij të fundit në Prishtinë dhe më pas në një hotel të Sigurimit të Shtetit në Brezovicë.
Surroi shkon edhe më tej. Ai pretendon se, gjatë një bisede kokë më kokë ndërmjet Stanishiqit dhe Bakallit, Baton Haxhiu kishte qëndruar në katin e poshtëm, së bashku me operativët e sigurimit serb. Me këtë argument, Surroi kundërshton mënyrën se si Haxhiu e ka paraqitur më vonë rolin e tij në këto kontakte.
Këto janë pretendime të Surroit. Për të kuptuar çfarë mbështesin dokumentet gjyqësore, duhet t’i kthehemi seancës së 23 majit 2002.
Në faqen 5413 të procesverbalit zyrtar, Millosheviçi e pyet drejtpërdrejt Baton Haxhiun nëse kishte marrë pjesë në bisedimet që Stanishiqi kishte zhvilluar me Mahmut Bakallin.
Përgjigjja e Haxhiut është pohuese.
Ai shpjegon se përpara takimit me Stanishiqin kishin zhvilluar një tjetër takim me dy përfaqësues serbë, Gajiçin dhe Haxhiçin. Sipas dëshmisë së tij, shqiptarët nuk i kishin ftuar këta dy persona, por ata ishin vetëofruar të merrnin pjesë në bisedime.
Haxhiu deklaron se, kur përfaqësuesit serbë mbërritën në shtëpinë e Bakallit, pjesëmarrësit shqiptarë nuk mund t’i kthenin mbrapsht.
Kjo pjesë e dëshmisë konfirmon pjesëmarrjen e Haxhiut në takime me drejtues të aparatit serb të sigurisë. Megjithatë, ajo nuk përcakton se kush e kishte marrë nismën për krijimin e kanalit të komunikimit dhe çfarë marrëdhënieje kishte Haxhiu me Stijoviqin.
Më pas, Millosheviçi e orienton marrjen në pyetje drejt një çështjeje tjetër: sjelljes së Jovica Stanishiqit gjatë bisedimeve.
Ai kërkon të dijë nëse shefi i sigurimit serb i kishte kërcënuar shqiptarët apo kishte zhvilluar një dialog normal me ta.
Haxhiu bën një dallim ndërmjet Stanishiqit dhe dy përfaqësuesve të tjerë serbë. Ai deklaron se Gajiçi dhe Haxhiçi kishin mbajtur qëndrime të ashpra, ndërsa Stanishiqi kishte vepruar ndryshe.
Kur Millosheviçi e pyet nëse Stanishiqi e kishte kërcënuar personalisht, Haxhiu përgjigjet negativisht.
Megjithatë, dëshmitari sjell një hollësi tjetër. Sipas tij, Stanishiqi kishte paralajmëruar se njerëzit përreth Millosheviçit nuk do ta pranonin Kosovën republikë dhe se këmbëngulja në këtë kërkesë do të çonte në luftë.
Haxhiu deklaron se Stanishiqi kishte ofruar ndihmë për universitetin dhe akademinë, por kishte përjashtuar çdo mundësi për pranimin e statusit të republikës.
Në këtë pjesë të dëshmisë, Millosheviçi përpiqet të nxjerrë një pohim të qartë se Stanishiqi nuk kishte kërcënuar me dhunë shqiptarët.
Haxhiu sqaron se kërcënimin për djegien e 463 fshatrave e kishin bërë Gajiçi dhe Haxhiçi, jo vetë Stanishiqi.
Ish-presidenti jugosllav këmbëngul se Stanishiqi kishte qenë folësi kryesor dhe se nuk kishte bërë kërcënime të drejtpërdrejta.
Mirëpo, një tjetër pjesë e procesverbalit e plotëson këtë tablo.
Në faqen 5433, prokurori Geoffrey Nice e pyet Haxhiun nëse Stanishiqi ishte distancuar nga kërcënimet e dy përfaqësuesve të tjerë serbë.
Haxhiu përgjigjet se Stanishiqi kishte dijeni për gjithçka që Gajiçi dhe Haxhiçi kishin thënë. Ai tregon gjithashtu se Haxhiçi e kishte kërcënuar personalisht nëse do t’i bënte publike bisedimet.
Kur prokurori e pyet sërish nëse Stanishiqi ishte distancuar nga këto kërcënime, Haxhiu përgjigjet negativisht.
Pra, dëshmia nuk e përjashton Stanishiqin nga përgjegjësia për atmosferën kërcënuese të takimit. Haxhiu thotë se ai nuk e kishte bërë personalisht kërcënimin për djegien e fshatrave, por kishte dijeni për deklaratat e bashkëpunëtorëve të tij dhe nuk ishte distancuar prej tyre.
Pikërisht këtu lind një pyetje tjetër: çfarë dinte Millosheviçi për këto takime?
Nga procesverbali del se ai njihte përmbajtjen e deklarimeve të Haxhiut dhe dëshminë e mëparshme të Mahmut Bakallit. Gjatë marrjes në pyetje, Millosheviçi u referohet këtyre materialeve dhe kërkon të kundërshtojë mënyrën se si dëshmitarët i kishin përshkruar kërcënimet e përfaqësuesve serbë.
Kjo tregon se Millosheviçi e kishte përgatitur marrjen në pyetje mbi bazën e materialeve të procesit. Dokumenti, megjithatë, nuk provon se ai kishte marrë informacione të veçanta nga një kanal tjetër.
Historia merr një tjetër përmasë kur vëmendja zhvendoset nga Prishtina e vitit 1998 te Tirana e vitit 2026.
Baton Haxhiu nuk është thjesht një gazetar apo komentator politik. Prej vitesh ai shfaqet si një nga mbështetësit dhe bashkëbiseduesit më të afërt publikë të Edi Ramës. Këtë marrëdhënie e kanë trajtuar edhe media të tjera, ndërsa Pamfleti ka ngritur më parë pyetje për rolin e tij në komunikimin politik të kryeministrit shqiptar.
Në një editorial të 4 prillit 2025, Pamfleti argumentonte se Haxhiu shërbente si një kanal jozyrtar për përcjelljen e mesazheve politike të Ramës. Editoriali ngrinte gjithashtu pretendimin se qëndrimet publike të Haxhiut ndaj Erion Veliajt pasqyronin interesa dhe llogari politike të kryeministrit.
Këto vlerësime nuk provojnë se Haxhiu merr pjesë në vendimmarrjen qeveritare. Megjithatë, afërsia e tij me Ramën dhe ndikimi joformal ngrenë pyetje që meritojnë përgjigje.
A ka Baton Haxhiu ndikim në vendimet politike të kryeministrit shqiptar? Nëse po, përmes cilave marrëdhënie dhe për cilat çështje? A kufizohet roli i tij te këshillimi dhe komunikimi politik, apo shtrihet edhe në vendime konkrete qeveritare?
Në këtë kontekst, deklarata e Surroit sjell edhe një pretendim tjetër. Ai pohon se Ministria e Brendshme e Shqipërisë kishte kundërshtuar në vitin 2005 dhënien e shtetësisë shqiptare për Baton Haxhiun, mbi bazën e një dokumenti sekret që, sipas tij, lidhej me marrëdhënie të papërshtatshme me një shërbim inteligjent jomiqësor ndaj Shqipërisë.
Surroi pretendon se presidenti i atëhershëm e kishte kapërcyer këtë kundërshtim duke ushtruar kompetencën e tij diskrecionale, pas një fushate mediatike të drejtuar nga TV Klan.
Megjithatë, nëse dokumenti ekziston dhe përmban vlerësimet që përshkruan Surroi, ai do të kishte rëndësi për të kuptuar çfarë informacionesh dispononin institucionet shqiptare për Haxhiun dhe si i trajtuan ato.
Kjo çështje merr rëndësi të veçantë për shkak të rolit publik që Haxhiu ka fituar në Shqipëri dhe marrëdhënies së tij me kryeministrin Edi Rama.
Baton Haxhiu, Sergej Lavrov dhe Edi Rama /
Një fotografi e Baton Haxhiut përkrah Edi Ramës dhe ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, dokumenton praninë e tyre në të njëjtin takim. Ajo nuk provon përmbajtjen e bisedimeve apo ndonjë marrëdhënie të fshehtë. Për të përcaktuar rrethanat dhe qëllimin e takimit, duhen verifikuar data, vendi dhe agjenda e tij.
Për këtë arsye, dosja nuk mund të mbyllet me polemikën Surroi-Haxhiu. Ajo kërkon të sqarojë dy periudha të ndryshme: kontaktet e Haxhiut me drejtuesit e sigurimit serb në vitin 1998 dhe rolin e tij në mjedisin politik shqiptar gjatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës.
Dëshmia e Hagës është pika e parë e dokumentuar e këtij investigimi. Ajo konfirmon takimet, pjesëmarrësit që përmend Haxhiu dhe përmbajtjen e një pjese të bisedimeve.
Pyetjet për organizimin e kontakteve, marrëdhëniet me Zoran Stijoviqin dhe pretendimin për dokumentin sekret të vitit 2005 mbeten të hapura.
Pamfleti do ta vijojë shqyrtimin e tyre përmes dokumenteve gjyqësore dhe administrative, si dhe qëndrimeve të personave të përfshirë.
Në qendër të dosjes qëndron një pyetje që kërkon përgjigje dokumentare: cili ishte roli i plotë i Baton Haxhiut në kontaktet me Sigurimin e Shtetit serb dhe çfarë dinin institucionet shqiptare për këto marrëdhënie?(Vijon…)/Pamfleti
Burimi dokumentar kryesor: Tribunali i Hagës, procesverbali zyrtar i 23 majit 2002, faqet 5413-5415 dhe 5433
Disa sinjalizime dhe evidenca sugjerojnë se Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi fsheh pasuri me vlerë miliona euro nga Tirana në Palasë, produkt i aferave të dyshuara korruptive kur ishte ministër Mjedisi. Sipas sinjalizimit me fakte, Klosi ka favorizuar me leje mjedisore një oligark me disa dosje në SPAK, ku në këmbim ka marrë një vilë në Palasë dhe një apartament 368 m2 në Tiranë, pasuri këto me vlerë mbi 5 milionë euro.
Pasuria e emërtuar si Suita nr. 81, me sipërfaqe 368 m², ndodhur në katin e 12-të të pallatit të kuq “Park Gate”, pranë Parkut të Liqenit, përballë Fakultetit Ekonomik, është një pasuri e fshehur e Blendi Klosit. Suita kushton sot rreth 2 milionë euro. Ashtu si vila në Palasë, edhe këtë pasuri Klosi e ka regjistruar në emrin e një miku të tij, me qëllim për t’i shpëtuar veprimit të drejtësisë. Si vila nr. 69 në Palasë, ashtu edhe apartamenti në Tiranë, nuk figurojnë në deklaratat vjetore të pasurisë së Blendi Klosit.
Të gjitha provat, indiciet dhe evidencat për këto dy pasuri të fshehura të Blendi Klosit po materializohen në një kallëzim penal, i cili do të referohet në SPAK për veprat e dyshuara penale si fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash. Kallëzimi penal po përgatitet nga një studio ligjore në kushtet kur SPAK nuk ka nisur një hetim kryesisht nisur nga denoncimet mediatike, për të verifikuar se cili shtetas ka porositur te kompania investuese dy pasuritë, me cilin ka bërë marrëveshje studioja që ka projektuar dhe realizuar arredimin, kush i ka bërë pagesat, cili është burimi i të ardhurave, kush i përdor etj.
Vila nr. 69 në Palasë sfidë për SPAK-un
Blendi Klosi është pronari real i vilës me nr. 69 në kompleksin “Green Coast” në Palasë, të cilën e ka fshehur në emrin e një miku të tij. Vila ka shtesa pa leje, punime cilësore ndryshe nga vilat e tjera dhe mobilim përrallor. Vetëm mermeri i ardhur nga guroret e Skraparit, kushton sa një vilë e zakonshme.
Vila, sot, mund të ketë kaluar edhe në emra të tjerë nga frika e veprimit të SPAK-ut. Por, jo vetëm që është e Klosit, frekuentohet prej tij, por Blendi është kujdesur hap pas hapi gjatë fazës së ndërtimit.
Si Klosi, ashtu edhe prestanomet, nuk kanë burime të ligjshme të ardhurash, për të blerë dhe mbuluar një pasuri të tillë, e cila kushton mbi 3 milionë euro. Vila me nr. 69 në kompleksin “Green Coast” në Palasë, është një provë flagrante korrupsioni që sfidon çdo ditë SPAK.
Autoritetet hungareze kanë sekuestruar rreth 17.7 milionë euro në para të gatshme gjatë një operacioni të gjerë në kuadër të hetimeve për korrupsion ndaj ish-ministrit të Zhvillimit, Miklós Sesták, i cili ishte pjesë e qeverisë së Viktor Orbán.
Sesták, që mbajti postin e ministrit nga viti 2014 deri në vitin 2018, dyshohet se është përfshirë në një skemë abuzimi lidhur me blerjen e autobusëve të përdorur për kompaninë shtetërore të transportit, të cilët dyshohet se janë siguruar me çmime artificialisht të larta.
Shërbimi Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Mbrojtjes së Pasurive (NVVH), struktura kundër korrupsionit e ngritur nga qeveria e re hungareze, njoftoi se gjatë kontrolleve të zhvilluara të enjten dhe të premten janë zbuluar shuma të mëdha parash të fshehura në vende të pazakonta.
Sipas agjencisë, një pjesë e parave ishte groposur në zona pyjore, ndërsa pjesa tjetër ishte fshehur në ndërtesa, magazina bujqësore dhe banesa private. Hetuesit zbuluan gjithashtu një kasafortë me vlerë të konsiderueshme, të vendosur në një zonë të izoluar.
Në përfundim të operacionit dyditor, autoritetet raportuan sekuestrimin e 5.07 miliardë forintave hungareze, mbi 2.65 milionë eurove dhe rreth 1.25 milionë dollarëve amerikanë. Vlera e përgjithshme e shumës së zbuluar përllogaritet në afërsisht 17.7 milionë euro.
Hetimet zhvillohen në një kohë kur kryeministri i ri hungarez, Péter Magyar, ka nisur një ofensivë kundër korrupsionit të dyshuar gjatë qeverisjes së paraardhësit të tij, Viktor Orbán.
Magyar, i cili fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare të prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Orbánit, ka premtuar zbardhjen e rasteve të dyshuara të shpërdorimit të fondeve publike dhe abuzimit me pushtetin.
Në kuadër të hetimeve të ndryshme, raportohet se janë arrestuar Sesták, dy ish-ministra të tjerë, si dhe vëllai i ish-kryeministrit Orbán, të cilët po përballen me procedime të veçanta penale.
Jam një grua e martuar nga 26 vjeç dhe burri im punon jashtë vendit për gjysmën e vitit. Ai është 32 vjeç dhe ai drejton një klub në Spanjë gjatë sezonit të verës.
Unë jam sekreti i fajit të xhaxhait të mikut tim më të mirë:
Kemi një djalë prej shtatë vjetësh. Unë nuk mund të shkoj realisht për të jetuar në Spanjë pasi babai im ka pasur një goditje në tru, por është i divorcuar nga nëna ime dhe ka nevojë për ndihmën time shumë e shumë çdo ditë.
E kam njohur xhaxhain e mikut tim më të mirë për sa kohë që e kam njohur. Ai është 50 vjeç dhe është divorcuar.
Ai jeton në të njëjtën rrugë si ne dhe ka kujdestarinë e djalit të tij tetë vjeçar nga martesa e tij e dytë. Djemtë tanë duan të pushojnë së bashku.
Kam shkuar për të mbledhur djalin tim një mbrëmje dhe xhaxhai i mikut tim më ofroi një gotë verë. U ulëm jashtë ndërsa djemtë luanin sipër.
Ai më pyeti për martesën time dhe unë pranova që gjërat nuk po shkonin mirë. Ai tha, “Nëse ndonjëherë dëshiron të flasësh, unë jam gjithmonë i lirë”.
Ai ishte shumë i sjellshëm. E shtrova dorën për t’i dhënë një shtrydhje dhe ai më tërhoqi drejt tij.
Krahët e tij ndiheshin aq të fortë dhe mbrojtës dhe ishte gjëja më e natyrshme në botë që ta puthte.
Djemtë kishin një gjumë natën atë natë – dhe kështu ndodhi edhe unë. Kur ata u qetësuan, ne patëm s.eksin më të pabesueshëm që kisha përjetuar ndonjëherë.
Ky djalë ishte i ngrohtë dhe i butë dhe dinte ta bënte trupin tim të dhemb me dëshirë.
Genc Leka ishte 36 vjeç kur u ekzekutua (1941-1977)
Advertisement
Vilson Blloshmi 29 vjeç kur u ekzekutua (1948-1977)
Kanë kaluar 49 vjet nga pushkatimi i poetëve martirë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, një krim i kryer nga regjimi diktatorial komunist më 17 korrik 1977.
Advertisement
Vilsoni ishte 29 vjeç natën e ekzekutimit. Kishte të njëjtën moshë me Nevrije Fistaj, kryetaren e Gjykatës së Rrethit Librazhd të asaj kohe.
Emri i saj lidhet dokumentarisht me gjykimin dhe dënimin me vdekje të dy poetëve disidentë. Sipas dokumenteve zyrtare të dala nga arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit, më 28 prill 1977, Nevrije Fistaj mori pjesë në mbledhjen sekrete të Sekretariatit të Komitetit të Partisë të rrethit të Librazhdit, e cila drejtohej nga Sekretari i Parë, Sotir Koçollari.
Në këtë mbledhje, ku merrte pjesë Prokurori i Rrethit Librazhd, Qani Lavdari, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Librazhdit, Hysen Faqollidhe gjyqtari i çështjes Sybi Sulçe, u vendos që të pandehurit e “grupit të Bërzeshtës” të dënoheshin maksimalisht për “sabotim” dhe “agjitacion e propagandë”, duke paracaktuar vendimin përpara se të kryhej gjyqi formal.
Burimi: Gazeta Panorama
Gjykata e Rrethit të Librazhdit shpalli dënimin me vdekje (pushkatim) të dy poetëve, në kinemanë e qytetit, më 13 qershor 1977. Kryetar i trupit gjykues ishte Subi Sulçe.
Subi Sulçe vdiq në tetor 2016 në Korçë. Vitet e fundit të jetës i kaloi në vetmi, pasi gruaja i kishte vdekur, fëmijë nuk kishte, ndërsa shoqëria e përbuzi tërë kohën për të shkuarën e tij si gjykatës “enverist”, veçanërisht për dënimin ndaj dy poetëve martirë, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.
Nevrije Fistaj (Bodo) e martuar me një tjetër personazh të nomenklaturës komuniste Malo Bodo, të dy nga Dukati i Vlorës, pati një jetë të rehatshme, para dhe pas rënies së regjimit komunist. Çifti pati tre vajza: Vjosa, Aulona dhe Sadleva. Pas viteve ’90, Nevrije Bodo punoi si avokate e licencuar, ndërsa në kohën e pushtetit të Partisë Socialiste, si nëpunëse e Ministrisë së Drejtësisë.
Vilson Blloshmi, që sot duhet të ishte 78 vjeç, sa Nevrije Bodo, la vetëm një vajzë 8-muajshe, Enerjeta, e cila u internua bashkë me familjen, disa ditë pas pushkatimit të tij.
Enerjeta Blloshmi me një adoleshencë të vështirë, u largua për në Itali (1993), pas rënies së regjimit komunist dhe jetoi me kujtimin e babait që nuk e njohu kurrë, por që e takoi përmes poezive dhe përkthimeve të tij. Ajo sot është 50 vjeç dhe prej 33 vitesh jeton në Milano. Atje është martuar dhe ka një vajzë.
Enerjeta Blloshmi, Foto: abcnews
Paç fatin e komunistëve!
Ardhja e demokracisë nuk rivendosi drejtësinë e premtuar për të persekutuarit e regjimit komunist dhe dënimit të krimeve të tij. Demokracia e viteve ’90 rrodhi me shpejtësinë e një tranzicioni që vazhdon dhe nuk ka përfunduar akoma. Ky tranzicion zgjati aq shumë sa “harroi” pikën e nisjes. Me kalimin e kohës, komunistët e dikurshëm të regjimit, u kthyen në kulakët e “persekutuar” të demokracisë. Thuajse të gjitha familjet e nomenklaturës komuniste, u rivendosën në postet kyçe përmes pinjollëve të tyre në rendin e ri demokratik. Sidomos në sistemin e drejtësisë.
Ish-kryetarja e Gjykatës së Përmetit, Nevrije (Fistaj) Bodo, të treja vajzat i bëri juriste në kohën e demokracisë, rendi ku nuk shihej më e kaluara dhe biografia, por vetëm merita.
Aulona Bodo është prej vitesh ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë. Ajo nuk arriti në fillim të këtij viti të bëhet gjyqtare, edhe pse u konfirmua në detyrë nga KPK dhe KPA.
Aulona Bodo
Vjosa Bodo (Mujo) është drejtore juridike e kompanisë së sigurimeve “Sicred” sh.a., shoqëri që operon pranë Bankës Credins. Ajo nuk arriti të emërohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi u eliminua nga një konkurrim në vitin 2020 kur aplikoi për këtë pozicion.
Vjosa Bodo (Mujo)
Sadleva Bodo, e lindur më 29 janar 1988, në Librazhd, me një karrierë të varfër, krahasuar me dy motrat e saj, pasi është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2010, fillimisht (2014) është emëruar sekretare pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, menjëherë me emërimin si Inspektor i Përgjithshëm të Shkëlqim Ganajt. Pas disa muajsh, Ganaj e promovon në specialiste sektori.
Sadleva Bodo
Ishte Fatmir Xhafaj, ish-Ministër i Punëve të Brendshme, i cili raportohet të jetë mik i ngushtë i familjes Bodo, që e emëroi znj. Bodo, në maj 2018 si Drejtoreshë të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, superagjencisë së krijuar në shkurt 2018 që u projektua si Organ Qendror Blerës për të zhvilluar të gjitha prokurimet në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe të gjitha institucioneve të varësisë.
Me largimin e tij nga ministër në nëntor 2018, ai e zhvendos Sadleva Bodon nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në një pozicion komod si drejtoreshë të Drejtorisë së Integrimit Europian, në Ministrinë e Brendshme.
Në verën e vitit 2021, Sadleva emërohet si këshilltare e Drejtoreshёs së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Veizaj (Hajnaj), pozicion që e mbajti deri në tetor të këtij viti, kur u emërua papritur si Drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve.
Karrierat e rehatshme të vajzave të ish-gjyqtares së regjimit komunist, u shoqëruan në demokraci edhe me pretendime të natyrës së “kulakëve”. Faqja zyrtare e Gjykatës së Lartë, tregon të dhëna se si familja Bodo dhe, konkretisht Nevrie Bododhe tre vajzat e saj Vjosa, Aulona dhe Sadleva, tashmë si trashëgimtare të të ndjerit Malo Bodo, kërkojnë të përfitojnë me padi gjyqësore gati gjysmën e Karaburunit, në brigjet e Orikumit. Janë 220 hektarë ose 2,200,000 metra katrorë që zonjat Bodo pretendojnë t’ia marrin pronarëve të cilët e kanë përfituar më parë me vendime të KKP-Vlorë.
Burimi: Faqja Zyrtare e Gjykatës së Lartë
“Dallëndyshja” e burgjeve
Edi Rama, nuk reshti asnjëherë së testuari gratë dhe vajzat e reja pa asnjë përvojë si profesionale ashtu edhe jetësore, në pozicionet kyçe të administratës së tij, që në fund rezultoi një dështim, me shumicën e rasteve nën hetim.
Emrat e Elisa Spiropalit dhe Briseida Shehaj, në drejtimin e doganave dhe tatimeve, në fillim të mandatit të tij qeverisës, ishin eksperimentet e para.
Ndërsa Mirlinda Karçanaj e AKSHI dhe Dallëndyshe Bici e Kadastrës dhe IKMT-së, janë shembujt më kuptimplotë të korruptimit. Pasojat që kanë shkaktuar këto dy personazhe, në aksin qendror të shërbimeve më të rëndësishme publike të vendit, po hetohen nga SPAK dhe, me shumë gjasë rezultati i dëmeve do jetë shokues për gjithë opinionin publik.
Emërimi i Sadleva Bodos, në dukje enigmatik dhe i veshur me misterin e një personi me CV të rëndësishme, nuk është as më pak dhe as më shumë, por si prurjet e tjera, të vendosura aty për një mision të caktuar, si ai Nevrije Bodos në 1977.
Me marrjen e detyrës, drejtoresha e re e burgjeve, përveç fotografive me pamje “engjëllore”, kreu edhe misionin e parë: delegoi firmën për tre ditë (nga data 29.10.2026 ora 08:40 deri nё datёn 1.11.2026, ora 13:00) tek zëvendësi, me qëllim që Erjon Veliaj, të transferohej i qetë nga IEVP Durrës, në IEVP Fier, së bashku me Ergys Agasin që vinte nga “pushimet” në burgun e Bradasheshit të Elbasanit.
Ashtu si nënës së saj gjysmë shekulli më parë, Sadlevës i janë caktuar detyra me burgje dhe internime, por me një ndryshim; nëse në 1977 urdhri ishte për të dënuar poetë, në 2026 poetët nuk ekzistojnë më. Ata janë vrarë të gjithë, në komunizëm dhe më pas në demokraci, si Vilson Blloshmi me Genc Lekën.