Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 11 Nëntor 2025

Dashi

Sot duhet te bëni zgjedhje te vështira juve qe jeni ne një lidhje. E ardhmja do jete edhe me e bukur se disa kohe me pare. Beqaret do kenë shume vështirësi për ta bere për vete personin qe pëlqejnë dhe kjo do i beje te ndihen keq. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do dini si ta menaxhoni buxhetin. Mund te ketë edhe ndonjë përmirësim.
Demi

Do keni interesa te përbashkëta sot me partnerin tuaj dhe do bashkëpunoni ne çdo moment. Do iu jepet edhe mundësia te zgjidhni disa probleme te vogla te mbetura pezull qysh herët. Beqaret duhet te maten mire para se te joshin apo te pranojnë ftesa. Ne planin financiar do iu jepet mundësia ta stabilizoni situatën sa me pare dhe te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Binjaket

Do përjetoni emocione te forta sot ne krahët e partnerit tuaj dhe do e dashuroni atë me shume se kurrë me pare. Shume do ju kenë zili, por nuk do ja dalin t’iu prishin pune. Beqaret do jene specialiste te joshjes dhe do bëjnë mjaft persona për vete. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Situata do jene ne gjendje mjaft te qëndrueshme.

Gaforrja

Dashuria do vazhdoje te ece ne rrugën e duhur edhe gjate kësaj dite. Do i kuptoni me një vështrim nevojat qe ka personin ne krah dhe do përjetoni ndjesi te mrekullueshme. Beqareve do filloje t’iu rrahe zemra fort pas një takimi impresionues qe do realizojnë ne mbrëmje. Shpenzimet duhen kryer me kujdes ne mënyrë qe situata te stabilizohet.

Luani

Dite e shkëlqyer kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do e bëni ne bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe gjerat do ecin ne rrugën e duhur. Beqaret do kenë nevoje për një person ne krah, por jo te gjithë do ia arrijnë ta gjejnë atë. Financiarisht nuk do jeni ne gjendjen me te mire, kështu qe tregohuni te kujdesshëm përpara se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

Virgjeresha

Shprehjani partnerit çdo gjë qe ndjeni gjate kësaj dite. Ai ka nevoje te dije çfarë mendoni për te dhe a ndiheni te kënaqur me aq sa ai iu jep. Beqaret nuk do jene shume ne humor dhe nuk do iu interesojnë aspak propozimet qe do iu bëhen. Tregohuni sa me te arsyeshëm sot ne planin financiar ne mënyrë qe gjendja te mos ketë probleme dhe vështirësi.

Peshorja

Partneri do ua ngrohe zemrën gjate kësaj dite me disa gjeste dhe me disa premtime interesante. Ai me te vërtetë ju dashuron tej mase. beqaret nuk do jene ne gjendje te bëjnë zgjedhjen e duhur edhe pse takimet do jene te shumta. Dijeni se koha ikën shpejt dhe jo gjithmonë dalin mundësi te mira. Ne planin financiar do kryeni investimet e menduara.

Akrepi

Mos e lini gjendjen te përkeqësohet sot ne jetën sentimentale, por zgjidhini me maturi dhe qetësi problemet. Po u mbyllet ne vetvete do e keni akoma me te vështirë me vone. Beqaret do jene sharmante dhe gati për te filluar histori dashurie te çmendura. Financat do i riktheni ne gjendjen e mëparshme me shpejt sesa e mendonit. Do jeni te qete.

Shigjetari

Ndryshime rrënjësore priten gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do e shihni te ardhmen me një sy tjetër dhe gjithçka do ece si duhet. Beqaret me mire te mos tentojnë ta ndryshojnë statusin sot sepse do përballeni me zhgënjime shume shpejt. Ne planin financiar do jeni te ndërgjegjshëm për gjendjen ne te cilën ndodheni dhe do veproni me maturi.

Bricjapi

Ambienti ne çift do jete elektrizues gjate kësaj dite dhe here pas here do keni probleme goxha te renda. Kujdes me çdo hap qe do hidhni. Beqaret duhet ende te bëjnë durim nëse duan te gjejnë personin qe ju përshtatet me se miri. Ne planin financiar nuk duhet te ëndërroni me shume sesa duhet. Nuk do e keni luksin te shpenzoni shuma te majme.

Ujori

Do ndiheni me te vetmuar se kurrë sot juve qe jeni ne një lidhje. Partneri do kenë impenjime te tjera dhe do ju lere shume pas dore. Beqaret do kënaqen me takimet qe do realizojnë më me dike do vazhdojnë me tej njohjen. Financat do jene shume te turbullta Shmangni investimet e mëdha nëse nuk doni qe gjendja te përkeqësohet me tepër.

Peshqit

Pozicionimi i mire i Merkurit ne jetën tuaj ne çift do sjelle plot te mira gjate kësaj dite. Do jeni me te çliruar për te folur hapur dhe nuk do druheni aspak. Beqaret do vazhdojnë te jene ende ne kërkim te shpirtit binjak sepse personat qe do ju shfaqen ne mesdite nuk do iu përputhen ne asnjë pike. Financat do jene shume me te mira se zakonisht.

Berisha rikthen “çadrën e Lulzim Bashës” para Kryeministrisë?

Çfarë është “Platforma e rezistencës” që po sinjalizon Berisha?

Partia Demokratike duket se do të nisë një organizimi para Kryeministrisë, pas nisjes së hetimeve ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sot pati një mbledhje grupi, ku u diskutua mbi mënyrën e aksionit opozitar dhe është folur për të ashtuquajturën “Platforma e rezistencës”. Sipas burimeve, bëhet fjalë për ngritjen e një podiumi para godinës së Kryeministrisë dhe në ditë të caktuar demokratët, por jo vetëm, do të mblidhen aty dhe do të flasin.

Platforma para Kryeministrisë ka dy qëllime: Së pari kërkesën ultimative për largimin e Edi Ramës dhe të Belinda Ballukut. Shumë njerëz mendojnë se duhet bërë te Ministria e Energjitikës, por jo. Është ajo ndërtesë që ka kryeministrin dhe zv/kryeministrin. Në ndërtesën e Kryeministrisë ka një sektor, një zyrë, ku është e instaluar zv/kryeministrja. Platforma do të jetë ditë të caktuara. Më së shumti e enjtja, por do ta përcaktojmë më vonë“, shtoi Berisha.

Ndërkohë mësohet se pas mbledhjes së grupit parlamentar Sali Berisha, ka thirrur për nesër në orën 13:00 një mbledhje me kryetarët e degëve të partisë nga i gjithë vendi. Edhe aty do të flitet mbi aksionin opozitar dhe “platformën” te Kryeministria.

Ideja për një platformë të tillë u hodh 3 ditë më parë po nga Sali Berisha, i cili dha dhe detaje se si do të funksionojë. “Në këto kushte do i sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët, të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet”, tha ai.

Ndërkohë ai që ka dhënë më shumë detaje ka qenë deputeti Luçiano Boçi, i cili në një emision pak a shumë nënkuptoi se do të kemi një “zhvendosje” të Parlamentit te Kryeministria.

Në këtë shtrëngesë hapësire të funksionimit të parlamentit dhe të opozitës, është zgjedhur opsioni i ngritjes së platformës opozitare, që për mua është njëkohësisht protestë, por edhe komunikim parlamentar, sepse protesta është komunikim qytetar në të gjitha dimensionet e saj, ashtu si edhe komunikimi parlamentar që ka munguar gjatë gjithë këtyre seancave. Në 10 seanca, vetëm në njërën jemi lejuar të diskutojmë kur ishte debati për institucionet, një pjesë të institucioneve të drejtësisë dhe gjithçka tjetër ka qenë ndërprerje e seancave në mënyrë të vazhdueshme… Patjetër duhet të ketë diçka të re që të jetë e pranueshme nuk mendoj domosdoshmërisht të jetë e bukur por të ketë të re që koordinon komunikimin qytetar si protestë me komunikimin parlamentar. Pra, kërkohet që ai zë i opozitës, i goditur dhe i sulmuar në sallën e parlamentit, të zhvendoset në një hapësirë publike, ku komunikimi me qytetarin për problemet e tij të jetë përtej parlamentit. Kjo nismë inicion grumbullimin qytetar dhe rritjen e reagimit qytetar, në ato forma që një parti politike i kërkon për shkak të situatës ku ka precipituar gjendja dhe konflikti politik në Shqipëri”, tha ai.

Pra duket se do të jetë një lloj foltoreje. Jo si foltoret e Berishës që dilte nga njëri qytet në tjetrin, por do të jetë një lloj foltoreje para Kryeministrisë. Me shumë gjasa të enjteve, por dhe ditë të tjera, Berisha, deputetët dhe demokratët do mblidhen atje dhe do flasin. Dyshimet janë se PD do të bllokojë punimet e Kuvendit dhe nëse PS kalon ligjet brenda 5 minutave, Kuvendi zhvendoset te Kryeminsitria. 

Nuk e dimë se si ky tubim do të sjellë largimin e Ramës dhe Ballukut, megjithatë duket si një kopjim ndaj çadrës së Lulzim Bashës në 2017-ën. Edhe në kohën e saj në mbrëmje demokratët mblidheshin aty dhe mbanin fjalime. Edhe vetë Berisha foli disa herë aty. Dallimi i vetëm do të jete se nuk do ketë tendë dhe do të jetë në ditë të caktuara. /Pamfleti

Avokati zbulon marrëveshjen sekrete: Rama president, Berisha senator!

Avokati Rezart Kthupi është shprehur se ekziston një marrëveshje e fshehtë mes PS dhe PD, ku përfshihet dhe vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi.

Kthupi tha në fund të vitit do shohim që do ketë ndonjë marrëveshje tjetër për ndryshime kushtetuese.

Avokati shprehet: “Do bëjnë Ramën president, imun nga ligji penal, do bëjnë Berishën senator, imun ndaj ligjit penal”.

Gjithçka është pjesë e një skenari. Berisha u përjashtua në mënyrë që PD të fillojë bojkotin e Parlamentit. Ky bojkoti është njësoj si lufta me fishekzjarrë në Parlament që nisi në 2023. Ka filluar në të njëjtën kohë, në të njëjtën periudhë, për të njëjtat gjëra. Edhe atëherë u kërkuan dy komisione që PS nuk ua dha. Shpallën luftë parlamentare.

Këtë herë përjashtohet Berisha nga Kuvendi dhe fillon dhe një herë bojkoti parlamentar. Kështu i lihet fusha e lirë Partisë Socialiste që të miratojë çfarë do ligji që dëshiron sepse nuk ua ka më nevojën me numrat që ka as për fasadë. Kështu bëhet ky skenari dhe në fund të vitit do shohim që do ketë ndonjë marrëveshje tjetër për ndryshime kushtetuese. Do bëjnë Ramën president, imun nga ligji penal, do bëjnë Berishën senator, imun ndaj ligjit penal”- tha ai.

“21 janari” do i japë goditjen fatale Berishës? Klodiana Lala: SPAK po heton urdhëruesin e vrasjeve!

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për thirrjen e ish kryeministrit Berisha në SPAK për hetimet lidhur me vrasjet e protestuesve në 21 Janar.

Sipas Lalës, fokusi i hetimit të SPAK është fakti se kush ka urdhëruar vrasjet.

Gazetarja u shpreh se kjo do të jetë mjaft e vështirë për t’u provuar, ndërkohë që deklaroi se janë mjaft të rëndësishme edhe dëshmitë e dëshmitarëve.

Zoti Berisha është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. I është drejtuar letra në tre adresa, në banesë, në Kuvend dhe në selinë e PD-së. Ai pavarësisht pretendimeve e ka marrë fletë-thirrjen dhe duhet të paraqitet ditën e premte.

Duhet të keni parasysh që SPAK u vu në lëvizje pas kallëzimit të bërë nga e veja e Aleks Nikës. SPAK nuk e nisi hetimin, pasi shpalli moskompetencë. Çështja u dërgua në Gjykatën e Lartë dhe kjo gjykatë e gjeti kompetencën SPAK.

Komunikimet në radio janë komunikime mes zyrtarëve të gardës, po hetohet se kush e dha urdhrin për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Fokusi i SPAK lidhet me faktin se kush janë personat ose personi që urdhëroi gardën të qëllonte gjatë demonstratës së dhunshme.

Janë pyetur edhe persona të tjerë, ish zyrtarë të gardës, ish deputetë. Që dosja të hetohet, duhet të pyeten edhe organizatorët. Nuk kam informacion nëse organizatorët, që është Rama, apo zyrtarë të lartë të PS, nuk kam informacion të jetë firmosur ndonjë fletëthirrje ndaj tyre.

Krahas ministrit të brendshëm dhe ish kryeministrit, do të duhet të pyeten edhe organizatorët e demonstratës.

Unë mendoj se për urdhëruesit e ngjarjes do të jetë shumë e vështirë që SPAK ta zbardhë. Për të shkuar të urdhëruesit, pastaj ka akuzë për vrasje dhe do shumë provueshmëri. Por për ekzekutorët mund të ecë në këtë drejtim, për sa kohë edhe plumbi në trupin e Aleks Nikës është dërguar në laborator në Itali. Për urdhëruesin, mendoj se është kapitull i mbyllur. Megjithatë hetimet do ta tregojnë. Do të shohim edhe çfarë do të thonë dëshmitarët”, deklaroi Lala.

Sekretari amerikan bëri takim te fshehtë me prokurorin! Karamuco tr*ndit: Cfare po ndodh me Ballukun

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar në “Top Story” se zëvendësndihmës sekretari i shtetit në SHBA ka kryer një takim kokë më kokë me prokuronin e çështjes që po heton dosjen e zv. Kryeministres Belinda Balluku.

Ai tha se nuk dihet se për çfarë kanë diskutuar pasi takimi ka qenë pa asnjë person tjetër, duke shtuar se për këtë dosje ka interes të lartë edhe nga SHBA.

“Ka një asistencë të jashtëzakonshme nga SHBA dhe ekspertëve të tyre që i rrinë në kokë jo vetëm kësaj dosje, por dhe disa të tjera. Unë kam një informacion që zëvendësndihmës sekretari i shtetit ka ardhur vetëm për të takuar SPAK, pavarësisht se ka bërë nja dy takime në Kuvend, ka bërë një takim e zotin Dumanin dhe Xholi dhe ka kërkuar takim kokë më kokë me prokurorin e çështjes, Dritan Prençin, pa përkthyes, pa asnjë njeri. Kjo do të thotë që dhe DASH ka një vëmendje të shtuar dhe nga ana e tyre sesi po ecin këto çështje”, tha Karamuço.

Cfare po e tremb Edi Ramën? Del tenderi s*kret për makinën e blinduar 600 mln Lekë! Kush eshte ‘Miku’ qe po ia ben gati

Avni Ponari, jo vetëm që bën sigurimin e makinave, por importon edhe vetë mjete me anë të një kompanie që e krijoi më 2017. Këtë vit, oligarku i sektorit të sigurimeve ka marrë një kontratë të rëndësishme nga komandanti i Gardës së Republikës, Simon Zereci! Duhet sjellë një makinë e blinduar për sigurimin e kryeministrit Rama gjatë lëvizjeve të tij në rrugë tokësore. Në kontratë nuk përmendet emri i kryeministrit, por kuptohet, se një makinë e tillë që nuk është blerë ndonjëherë në Shqipëri, nuk mund të jetë për ndonjë personalitet tjetër.

Tenderi me tre lote, u nis më 11 mars 2023, nga ish-komandanti Onuzi që largua duke i lënë vendin Zerecit. Ky i fundi i ka fimosur kontratat më 27 tetor 2025. Për lotin 3, që ka për objekt super makinën, është paracaktuar kompania e Avni Ponarit. Lloji i prokurimit është “Procedurë e kufizuar mbi kufirin e lartë monetar”. Nga ana tjetër, duke qenë se flitet për sigurinë e udhëheqësit, tenderi është bërë sipas rregullave të prokurimit të fushës së sigurisë. Më konkretisht, është një tender sekret, ku ftohen kompani të caktuara. Megjithëse në këto procedura duhen ftuar të paktën dy opeatorë pjesëmarrës, Zereci ka thirrur vetëm Avni Ponarin.  Tashmë kontrata është firmosur dhe pritet të vijë makina.

Sipas dokumenteve, afati për dorëzimin e mjetit është 2 vjet. Kjo do të thotë se mjeti special po bëhet me porosi nga fabrika dhe do të jetë unik.

E ku mund të gjendej njeri më i besuar se sa Avni Ponari për të sjellë një makinë për sigurinë e kryeministrit?! Prandaj tenderi është bërë me një pjesëmarrës, Avni Ponarin, me një ofertë dhe është mbajtur në mënyrë sekrete.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin e Gardës së Republikës Loti III: “Automjet 4X4 (S2) për eskortat e grupeve të shoqërimit të Personaliteteve të Lartë Shtetërore-”, me fond limit prej 49,500,000  lekë pa TVSH ose 498,640.07 Euro pa TVSH (sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë më datë11.03.2025, ku 1 euro = 99.27 lekë). Në fakt Euro tani ka rënë, por ky është një problem tjetër, që ka të bëjë me datën e referencës.

Pasi është bërë pazari, është telefonuar zyra e Avni Ponarit për të lidhur kontratën përmes firmës “ALTO” shpk. Në këtë kompani, Ponari ka 80% të aksioneve, ndërsa zyrat janë në të njëjtën seli me kompaninë e sigurimeve “Sigal”.

Sipas dokumenteve, vlera totale përfundimtare e kontratës është 49,200,000 lekë pa TVSH, ndërsa me TVSH shifra e fiksuar mes palëve është 59,040,000 lekë.

Ndërkaq, dy lotet e tjera janë për 2 mjete me vlerë më të vogël. Për Loti II: “Automjet 4X4 (S1) për eskortat e grupeve të shoqërimit PLSH-ve”, fondi limit është 21,000,000 lekë pa TVSH ose 211,544.27 Euro pa TVSH (sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë datë 11.03.2025, ku 1 euro = 99.27 lekë).

Edhe kjo kontratë është fimosur më 27 tetor 2025. Komandant Zereci këtë tender ia ka dhënë kompanisë “Porsche Albania” shpk me vlerë totale përfundimtare të kontratës 23,832,000 lekë me TVSH.

Ndërsa Loti i parë është një automjet SUV për drejtorinë për sigurinë e PLSH-ve, me fond limit prej 96 mijë euro.

Tani jemi të qetë se me këto makina, udhëheqja do të jetë e sigurtë ndaj cdo rreziku.

©️Copyright Gijotina.com

E keqja e madhe ndodhi! Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rr*zikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë! Ja cfare po i ndodh

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të mbetet sërish e pastrehë, nëse nuk ndërhyhet urgjentisht. Në një intervistë me Blendi Fevziun, Ilirjani u shpreh se situata e artistes nuk ka pësuar asnjë përmirësim gjatë 11 muajve të fundit dhe se, sipas tij, Parashqevia nuk po merr trajtimin dhe mbështetjen e nevojshme.

Ai bëri thirrje për ndërhyrje institucionale, duke theksuar se çështja nuk mund të zgjidhet vetëm me donacione të rastësishme, por kërkon angazhim konkret nga shteti shqiptar.

”Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Parashqevia është në situatën më të vështirë, sepse kanë kaluar 11 muaj dhe nuk ka asnjë përmirësim.

Ajo nuk merr as mjekim, doli nga spitali, nuk është mirë. Një njeri që rri gjithë ditën në shtëpi, nuk ka motivim, që thotë “inteligjenca artificiale më ndau”. Ajo është e ndarë por nuk pranon që është e ndarë. Përveç “GoFund” përpara 11 muajsh, ajo nuk ka marrë asnjë ndihmë tjetër.

Ka qenë z.Kadri Morina që ka paguar deri në fund të janarit dhe që nga 1 shkurti do të kthehet atje ku ishte sepse ajo nuk ka as ID që mund të aplikojë. Unë mendoj që ndihma ime ka qenë maksimale, duke folur dhe me persona që kanë ofruar shtëpi këtu në Kavajë, ajo që i duhet asaj është ndihma e shtetit shqiptar, për të bërë të mundur që të shkojë dhe të marrë mjekimin dhe të bëjë letrat, të bëjë ID-në amerikane, të bëjë ID-në shqiptare, dikush të vijë dhe të merret me këtë zonjë.”

Lajm i keq! Hiqet bonusi i fundvitit për pensionistët, Malaj: Nuk mundemi sepse

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse pensionistët do të marrin bonus në fundvitin që vjen.

Malaj tha se diçka e tillë nuk parashikohet në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, por theksoi se përcaktuese për bonusin e dhjetorit 2026 do të jetë rritja ekonomike e vendit.

“Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar, por me akt normativ në varësi të rritjes ekonomike do ta japim bonusin”, tha Malaj.

Bonusi i fundvitit zëvendësohet nga rritja mujore e pensioneve. (A2 Televizion)

Paketa Fiskale e vitit të ardhshëm do të jetë me një sërë ndryshimesh ligjore. 8 projektligje pritet të nisin të diskutohen në komisionet parlamentare javën e ardhshme. Ministri i Financave thotë se nuk do të ketë rritje të pagave, ndërkohë që veçon si nismat më të rëndësishme, TVSH-në në bujqësi.

“Më e rëndësishme natyrisht mbetet skema e fermerëve, përmes të cilët do të kompensohen të gjithë fermerët me normën 10%, duke ju lënë në duar fermerëve minimalisht rreth 1.5 miliardë lekë në vit ose 15 milionë euro”, tha Malaj.

Nisma tjetër është ajo e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që do të nisë të zbatohet nga janari dhe do të zgjasë deri në fund të 2026-ës.

“Norma e rivlerësimit e cila do të jetë 5%, do të zbatohet për gjatë gjithë vitit 2026”, tha ministri.

Pa hyrë shumë në detaje Malaj tha se ‘Paqja Fiskale’, është një hap drejt një marrëdhënie të re biznes-shtet.

“Do të kemi zbatimin e pakës fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi midis biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.

Tr*gjike! Rr*zohet helikopteri, vd*sin dy milioneret e njohur! Fjalet e fundit: Kemi një

77-vjeçari Mario Paglicci, një argjendar i njohur nga Arezzo dhe 67-vjeçari Fulvio Casini, pronar i një biznesi pasurish të patundshme në Sinalunga kishin dërguar një sinjal rreziku për defekt të motorit përpara se helikopteri i tyre të rrëzohej të dielën pasdite.

Dy biznesmenë italianë dyshohet se kanë ndërruar jetë, pasi rrënojat e helikopterit të tyre privat u gjetën sot në mëngjes në një lartësi prej 1,000 metrash.

Sipas mediave italiane, 77-vjeçari Mario Paglicci, një argjendar i njohur nga Arezzo dhe 67-vjeçari Fulvio Casini, pronar i një biznesi pasurish të patundshme në Sinalunga kishin dërguar një sinjal rreziku për defekt të motorit përpara se helikopteri i tyre të rrëzohej të dielën pasdite.

Ngjarja ndodhi në një zonë malore në kufirin midis Markes dhe Toskanës në Itali.

Kontakti i fundit ishte një mesazh në ‘WhatsApp’ i dërguar në celularin e vajzës së njërit prej dy biznesmenëve në bordin e avionit: “Kemi një problem”.

Ky është i vetmi informacion i sigurt në lidhje me shkakun e rrëzimit të helikopterit në provincën e Arezzos.

Dy biznesmenët thuhet se po udhëtonin nga Venecia për në Arezzo.

Fulvio Casini është një sipërmarrës pasurish të paluajtshme, që menaxhon Marta Immobiliare, i cili ia ka kushtuar jetën ndërtimit dhe menaxhimit të projekteve lokale të pasurive të paluajtshme, një biznesmen i besueshëm. Casini ndante të njëjtin pasion me Paglicci-n për qiellin dhe përvojat mbi retë.

Të dy pilotët konsideroheshin me përvojë dhe të apasionuar pas fluturimit. Helikopteri privat Augusta Westland 109, me të cilin udhëtonin është blerë në mars të këtij viti nga sipërmarrësi argjendar.

Agjencia Kombëtare Italiane për Sigurinë e Fluturimit ka nisur një hetim për aksidentin. ANSV është në kontakt me agjencitë e kërkim-shpëtimit dhe ka urdhëruar dërgimin e ekipit të vet hetimor në zonën e aksidentit për të mbledhur provat.

Ekipet e shpëtimit arritën në vendndodhjen e helikopterit të rrëzuar pas disa orësh ecjeje nëpër pyll në kreshtën midis Borgo Pace dhe Badia Tedalda , që shtrihet midis rajoneve të Toskanës dhe Marche.

Zona e fatkeqësisë është rrethuar për arsye ligjore dhe sigurie.

“Është…”/ Bledi Mane: Në ceremoninë mortore të Fatos Nano ngela pa fjalë, ja ç’pashë

Gazetari i njohur, Bledi Mane, ishte një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, ku temë e radhës ishte për mitin e standardeve të bukurisë dhe asaj çfarë fshihet pas ekranit, ‘mos më ki idhull mua se nuk jam real apo reale’.

Gjatë fjalës së tij, gazetari i njohur u kthye te homazhet e bëra për ish-kryeministrin, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë më 31 tetor 2025.

Mane u shpreh se ‘shumica e anëtarëve të kabinetit të qeverisë dhe e politikanëve të Partisë Socialiste kishin nga 3 kameramanë ose fotografë me vete’.

Sipas gazetarit, e gjithë kjo ishte një hipokrizi e veshur në të zezë dhe qv duhet të zhduket nga rrjetet tona sociale,

“Është pak e kobshme, po e di çfarë pashë te ceremonia mortore e Fatos Nanos?

Shumica e anëtarëve të kabinetit të qeverisë dhe e politikanëve të Partisë Socialiste kishin nga 3 kameramanë ose fotografë me vete.

Pozat e tyre, takimet me Xhoanën, me familjarët, ishte një hipokrizi e veshur në të zezë po që t’i sillte zorrët deri në fyt. Pra kjo lloj hipokrizie duhet të zhduket nga rrjetet tona sociale”, tha Bledi Mane.