Ky është Fadi Alwan, palestinezi që υr au gruan në Tiranë

Fadi Alwan, një 49-vjeçar palestinez, është shpallur në kërkim për vrasjen e gruas së tij në një apartament me qira në Tiranë, në rrugën Gjon Muzaka

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të kohës së ngjarjes, nëpërmjet ekspertizës mjekoligjore dhe analizimit të provave të sekuestruara. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

“Ajo më bëri të kapërcej murin”/ Gjesti bën deklaratën e fortë për Eglin: Ajo ka fiksim të tepërt, jo dashuri…

Gjesti ka bërë një tjetër deklaratë në lidhje me Eglin, e cila ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Duke biseduar me Olën, ai u shpreh se sjellja e Eglit e ka bërë të “kapërcejë murin”, duke lënë të kuptohet se ajo ka ndikuar shumë tek ai emocionalisht.

Ai gjithashtu e krahasoi Eglin me një lidhje që ai ka pasur më parë jashtë shtëpisë, duke thënë se nuk ka qenë një eksperiencë e mirë dhe duke lënë të nënkuptohet se e di deri ku mund të shkojë një femër në situata të caktuara.

“Ke fiksim të tepërt, jo dashuri,” – tha ai.

Ky është 20-vjeçari Pavlin Preka, i cili u gjet i υde.kυr një ditë më parë në Shkodër

Ky që shikoni në këtë foto është 20-vjeçari Pavlin Preka i cili u gjet i vdekur një ditë më parë në Shkodër.

Policia thotë se ai ka plagë me armë zjarri në pjesën e gjoksit çka i ka shkaktuar vdekjen në oborrin e banesës së tij.

Preka jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë.

Familjarët janë shprehur se nuk janë në dijeni se kush mund të jetë autori.

Në polici janë shoqëruar të paktën 20 persona që mund të këtë dijeni për ngjarjen.

Familjaret e 20-vjeçarit kanë pohuar se nuk ka dijeni se kush kund të jetë autor i vrasjes.

“Nëse nuk rrini në rresht ju çoj në burg”/ Ahmetaj për arrestimin e Veliajt: Momenti më fatlum i kreut të organizatës

Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, ka ngritur akuza se drejtësia në vend është e kapur. Në një lidhje direkte Ahmetaj deklaroi se sipas tij SPAK është i kontrolluar dhe këtë e dinë të gjithë.

Ahmetaj thotë se në Gjykatën Kushtetuese janë vetëm dy gjyqtarë që nuk kontrollohen por nuk ka përmendur emra. Ahmetaj ka deklaruar më tej se sipas tij jeta sociale e Shqipërisë ka filluar vërtitet rreth një teatri të krijuar nga ‘kreu i organizatës’. Sipas Ahmetaj, arrestimi i Veliajt është momenti më fatlum i tij.

Ahmetaj: Spak është i kontrolluar. Shërbimet e dinë. Janë vetëm dy gjyqtarë në GJK që nuk kontrollohen. E dinë shumë mirë se kush del dhe kush i takon në emër të tij. Ç’punë ka SPAK me zgjedhjet, SPAK ka punë me drejtësinë. Nuk dua të bëj analistin, unë bëj dëshmitarin e persekutimit. Janë çështje themelorë që shkojnë mbi 3 miliardë, ku janë? Padashje humbet dhe fokusi, fokusi është që është kapur drejtësia, duke filluar nga vettingu që janë paguar nga 1 mijë euro në vit.

Jeta sociale e Shqipërisë ka filluar vërtitet rreth një teatri të krijuar nga kreu i organizatës. Unë e di mirë se kam një jetë që e njoh ky është momenti më fatlum i tij, që shqiptarët jetojnë në terror, që PS është në terror, se nëse ju nuk rrini në rresht unë ju çoj në burg.

Veliaj “qan” nga qelia: Jam në burg Grida, djalit s’i kemi thënë ende

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur me shkrim disa pyetjeve të Top Story, në Top Channel në lidhje me arrestimin dhe reagimet e tij ndaj prokurorit të çështjes.

Veliaj hedh akuza ndaj prokurorit Dado se karrirën e ka nisur nga shtrati dhe jo nga shteti.

“Por, nuk ka pyll pa derra dhe nëse na shitet si ajkë dikush me 5-a, që e çan karrierën nga shtrati e jo nga shteti, me konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të kritereve, patjetër që do të flas“, deklaron Veliaj.

Ndërsa më tej kryebashkiaku shkruan se akoma djali i tij nuk është në dijeni të arrestimit të tij.

Intervista:

Lexo edhe:
Artan Hoxha: SPAK u përdor për të goditur opozitën dhe fuqizuar Ramën
“Konflikt i pastër interesi”/ Veliaj: Ols Dado zgjodhi fillimin e fushatës për të më arrestuar
Pyetje: Çfarë beteje është të godasësh drejtësinë, kur ju vetë, kur keni dalë nga SPAK, keni folur me konsiderata të larta për standardet e reja të drejtësisë dhe i keni konsideruar kolegë Prokurorët e SPAK? Nga njëra anë, ju dhe gjithë Partia Socialiste jeni investuar ta tregoni Reformën në Drejtësi si produkt të PS, pse i ul kredencialet e tua duke goditur drejtësinë?

Erion Veliaj: Unë nuk po godas drejtësinë! Në SPAK ka plot njerëz dinjitozë, me 10-ta, me meritë dhe me profesionalizëm, që i bëjnë nder kësaj reforme. Dhe po, kolegë janë, punojmë të gjithë për Republikën, për Shtetin, për vendin. Koleg është edhe pastruesi e polici, edhe kryeministri dhe Presidenti – se punojmë të gjithë për një mision, Shqipërinë në Europë e Tiranën si pjesën më Europiane të saj.

Por, nuk ka pyll pa derra dhe nëse na shitet si ajkë dikush me 5-a, që e çan karrierën nga shtrati e jo nga shteti, me konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të kritereve, patjetër që do të flas.

Unë jam në burg, Grida, djalit s’i kemi thënë ende.

Jemi në situatë komplet të pabarabartë: Unë në burg, ku as takoj njeri, as informohem dot. Sot as krerët e kulteve, as deputetët, as dy senatorë italianë, as nënkryetarët e Bashkisë, as anëtarët e Këshillit Bashkiak, e askush tjetër nuk lejohet. Kurse Sali kërma i 21 Janarit e Gërdecit, që i kërkon falje Olsit, është i lirë. Edhe kur ishte në arrest shtëpie dhe nuk i lejohej takimi me asnjë person, përveç familjarëve, ai vazhdonte qetësisht të priste me kuç e me maç pa e ndaluar kush dhe në kundërshtim të urdhërimit të SPAK dhe të vendimit të Gjykatës.

Po kështu, nuk patën guximin, kur ishte në arrest shtëpie e paraqitej në gjykatë, ta shoqëronin me automjetin e Policisë së Shtetit, por lëvizte me makinën e tij private, serbes-serbes. Jo e njëjta gjë ndodhi me bashkëshorten time, pasi në respektim të ligjit u paraqit ditën e seancës e shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe me automjetin e tyre.

I jap gjithë mbështetjen Drejtësisë, por nëse e duam vërtet, duhet t’ia themi kur ka një masë tumorale në formën-gjuhën-dëftesën-hilen e Ols Dados, që trupi i shëndoshë të mos gangrenizohet nga kati shtesë i kollovarit pa letra në pisllëkun që e emëroi në 2008.

Skandali, Belinda Balluku i dha koncesionin e rëndësishëm firmës së babait të administratorit të OSHEE! E firmosi zv.ministri, e ‘vulosi” vetë si zv.kryeministre! Mish-mashi me Bordet e energjisë

EMISIONI VETTING

Prej disa vitesh, kompanitë publike në sektorin e energjisë kanë qenë në qendër të skandaleve për abuzimet me fondet publike, duke qenë se sektori i energjisë është shumë i vështirë të kuptohet nga publiku pasi janë çështje teknike.

Sipas inxhinierit elektrik, Azmer Duleviç, një pjesë e mirë e qytetarëve në zonat rurale kryesisht, mund të jenë pa energji elektrike.

“Nuk ka investime sot e 30 e ca vite dhe normalisht nëse nuk ka investime, këtu ata që e vuajnë dhe patjetër e paguajnë dyfish janë qytetarët”, tha për “Vetting” inxhinieri Duleviç.

Zhvillimet e fundit vitin e kaluar zbulojnë se lëvizjet e Ministres Belinda Balluku, duke marrë Ceno Klosin si zv.ministër të Infrastrukturës mund të jetë një lëvizje për të shpëtuar sa më shumë nga anija që po mbytet.

Konkretisht Ceno Klosi ka qenë drejtor ekonomik i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkoi që ai të përjashtohej nga detyra për shkak të shkeljeve të rënda, por tashmë Ceno Klosi ishte graduar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe në mars 2024 u bë zv.ministër.

Por teksa bilancet e OSHEE-së nuk publikoheshin prej disa vitesh, mbas ardhjes së tij u publikuan disa nga bilancet, të cilat mesa duken kanë marrë “dorën e fundit” nga ai që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk duhet të ishte më në këtë kompani publike.

“Vetting” ka hedhur dritë mbi terrin informativ, ku administratori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ka marrë drejtpërdrejt nga Balluku kontratë koncesioni në konflikt interesi të mundshëm me detyrën.

Konkretisht në 2 gusht 2022, Ministria e Infrastrukturës ka shpallur njoftimin për dhënien me koncesion/PPP të rëndësishëm.

Disa muaj më pas, në shkurt 2023 do të shpalleshin fitues bashkimi i kompanive, ky dy prej firmave “Illyrian Consulting Engineers” shpk në pronësi të Olset Haxhiut dhe “I.D.K- Konstruksion” dhe shpk në pronësi të Barjam Dalipaj, me afat 35 vite.

Por Barjam Dalipaj është babai i Blendian Dalipaj, i cili prej 28 tetorit 2022 është administrator i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, institucion që është në pronësi të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në varësi të drejtpërdrejt të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas kushteve të kontratës, por edhe sipas ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesave, Dalipi nuk mund të fitonte këtë kontratë sepse është person i lidhur duke ngritur pikëpyetje se si Balluku e ka miratuar këtë ofertë nga grupi i kompanive fituese. Duke e ndjerë rrezikun, ministrja e Infrastrukturës ia ka deleguar firmosjen e kontratës zv.ministrit Ami Kozeli, i cili ia ka dhënë në konflikt interesi të mundshëm administratorit të institucionit që është në varësi të këtij të fundit.

Por kontrata ka kaluar me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe në fund të dhjetorit 2024, ministrja Balluku ka firmosur në cilësinë e zv.kryeministres duke qënë në konflikt të mundshëm interesi me detyrën.

Keqadministrimi i sektorit të energjisë

Keqmenaxhimi i kompanive publike të energjisë lidhet edhe me natyra të tjera të konfliktit të mundshëm të interesit brenda institucioneve. Konkretisht te Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, që është në pronësi të OSHEE-së, Erald Hasanaj është Kryetar i Këshillit të Administrimit, në të njëjtën kohë është edhe shef kabineti i Blendian Dalipit që është administrator i OSSH. Pra, edhe shef, edhe vartës duke rënë ndesh me statutin e OSSH-së.

Admirim Lakra është një tjetër anëtar i Këshillit të Administrimit të OSSH-së, në të njëjtën kohë drejtor i mirëmbajtjes së rrjetit të OSSH-së, i cili edhe raporton te administratori Blendian Dalipi, edhe miraton vendime për Blendian Dalipin, në të njëjtën kohë edhe Hasanaj.

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe te Furnizuesi i Tregut të Lirë, ku administrator është Albi Gjenerali. Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës është Irakli Qiriako, i cili është drejtor i Operimit në FTL dhe i Programacionit.

Ky person është edhe vartës, edhe emëron, edhe miraton politikat e kompanisë, edhe i propozon. Por kjo bie ndesh me politikat e kompanisë publike, pasi nuk mund të mbikëqyresh veten.

Këto të gjitha sjellin keqadministrimin dhe keqraportimin duke sjellë mospërputhje të bilancit energjetik sipas raportimeve të OSHEE-së, KESH-it dhe OST-së.

Sipas inxhinierit Azmer Dulevic, bordet e kompanive publike në sektorin e energjisë janë thjesht disa mekanizma thjeshtë për të legjitimuar procesin kur bëjnë investime apo japin tendera.

“Në këndvështrimin tim këto janë të kota sepse unë nuk di ndonjë rast që anëtarët e bordit të kenë dalë kundër dëshirës së kryetarit apo drejtorit të OSHE-së dhe vetë vendimeve të linjës së ministrisë përkatëse”, u shpreh inxhinieri Dulevic.

Sipas këtyre të dhënave dyshohet se ka një abuzim shumë të madh prandaj fshihen bilancet dhe prandaj duhet që në Këshillat Mbikëqyrës të jetë Ceno Klosi.

Por sektori i energjisë ka probleme të rënda edhe me procesin e shitblerjes së energjisë.

Pse procedurat e shit-blerjeve të KESH-it në shumicën e rasteve nuk përputhen kërkesa e ofertës me rezultatet? Pse te optimizimi nuk përputhet kërkesa e ofertës me rezultatet?

Sipas inxhinierit Dulevic, duhet të ketë një audit dhe bilancet publike, këto ndërmarrje t’i kenë publike sepse akoma jemi me publikimet e bilanceve të vitit 2021-2022.

Një nga çështjet më të rëndësishme është optimizimi, i cili është rregullimi i portofolit financiar dhe fizik i energjisë.

Optimizimi financiar kemi kur subjekti e merr energjinë elektrike dhe e shet në orarin e PIK-ut (orari me çmimet më të larta), e zëmë 100 euro dhe e ble në orarin e Baseload (orari me çmimet më të ulëta) me 70 euro, pra fitimi 30 euro.

Kurse optizimi fizik është që këtë fitim (30 euro), subjekti e ble përsëri energji dhe ka fituar sasi energjie dhe e ka të disponueshme për konsum, në këtë rast nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare.

Në shumë raste është blerë energji ndryshe nga sa është kërkuar, e cila ngre dyshime për abuzim në bashkëpunim me tregtarët privatë.

Nuk mund të ketë optimizim, kur nuk përputhet mekanizmi i shitje-blerjeve.

Njëri nga këta shembuj është procesi i shit-blerjes së energjisë për 30 shtator – 6 tetor 2024 ku kanë shitur zero energji dhe KESH ka blerë ndryshe nga sa është kërkuar.

Një shembull tjetër është për përiudhën 23 shtator – 29 shtator 2024, ku KESH ka shitur zero energji.

Koorporata e bën kërkesën për shprehje interesi dhe në fund e përshtat sipas interesave të tregtarëve në kundërshtim me ligjin sepse është një procedurë që bëhet me e-mail, nuk është transparente.

“Këto kompanitë privatë që merren me tregtimin e energjisë, shitjen dhe blerjen e energjisë si ka mundësi që dalin çdo vit me bilanc pozitiv? Pra mbi 130, 150 milionë euro bilanc pozitiv. Kurse KESH-i nga ana tjetër del me bilanc negativ. Tani këtu ka diçka që nuk shkon”, u shpreh inxhinieri Dulevic.

Shkeljet janë të panumërta nga zv.kryeministrja Balluku dhe zv.ministrat e saj, të cilët kanë dhënë koncesione/PPP në konflikt interesi të mundshëm me detyrën, kanë lehtësuar punën për kompanitë që kanë si administrator familjarët e drejtorëve të përgjithshëm apo edhe familjarët e kabinetit Balluku, që marrin tendera nga ARRSH-ja dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Duke analizuar rast mbas rasti, duket e çuditshme se si ministrja që kontrollon qiellin, rrugët, portet dhe burimet energjetike në Shqipëri ka imunitet nga drejtësia e re.

Kanë kaluar 4 vite nga nisja e hetimeve prej Prokurorisë së Posaçme në sektorin e energjisë, konkretisht me procedimin penal në tetor 2021, por deri tani nuk ka asnjë masë ndalimi apo arresti për asnjë zyrtar të lartë, që ka qenë apo është në detyrë te ndërmarrjet publike të energjisë.

Muri ishte i lartë/ Publikohen PAMJET nga ku Gjesti kaloi ambientet e shtëpisë së BBVA4

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (26 shkurt) në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Banori Besart Kelmendi apo i njohur për publikun, Gjesti, vendosi papritmas të kalonte murin rrethues të shtëpisë.

Në një situatë të pazakontë, Vëllai i Madh reagoi duke futur një zarf të zi brenda shtëpisë. Atij iu njoftua se ka thyer rregullat dhe për këtë do të marrë ndëshkimin në spektaklin e së shtunës.

Në ‘Shqipëria Live’ janë sjell pamjet e vendit ku banori u hodh duke treguar më shumë detaje rreth këtij rasti.

Ata kanë zbuluar murin, vendin se si duket dhe për atë se çfarë ndodhi pasi ishte hedhur.

Megjithëse nuk pati lëndime, thuhet se muri është i lartë rreth dy apo tre metra.

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë

Ditën e enjte banorët diskutuan për Gjestin dhe Eglin, duke hedhur aludime se kanë bërë marrëdhënie intime.

G Bani solli këtë informacion nga jashtë, e më pas u përdor edhe nga konkurrentët e tjerë, duke shkaktuar një tollovi të madhe në shtëpi.

Jozi në oborr teksa po diskutonte me Gjestin dhe Amber, bëri një deklaratë të fortë.

Ajo tha se ka parë Rozanën duke bërë poshtë jorganit me Livia Brungën pasi flinin bashkë.

“Kur ka fjet me atë zonjën që ka dalë jashtë, mos t’ia përmendi emrin çfarë nuk i kemi parë duke bërë poshtë jorganit. Në rregull, u kry”, u shpreh ai.

Tutje shtoi: “Tani unë më i thënë, unë i kam parë. Çkas kanë bërë. Unë i kam parë. Unë çka nuk kam parë te ajo, dhe nuk kam folur. I kam parë një milion herë”.

Kjo deklaratë bëri zhurmë të madhe dhe u shpërnda gjithandej në platforma sociale.

Ahmetaj përplaset me Baton Haxhiun: Mos më hap barkun! Ti pa Ramën ngelesh pa bukë…

Arben Ahmetaj i është përgjigjur live në Syri tv, akuzave të Baton Haxhiut, se ish-numri 2 i qeverisë është pyetur nga SPAK para shkarkimit nga Edi Rama.

Ahmetaj i theksoi Haxhiut se nuk duhet të gënjejë edhe pse e ka mik Ramën, pasi ai nuk është pyetur asnjë herë nga ndonjë njeri deri ditën e qershorit të 2023-shit.

Ish-ministri socialist hodhi akuza drejt Baton Haxhiut se është paguar nga inceneratorët dhe se ai pa Edi Ramën “ngelet pa bukë”.

DEBATI

Ahmetaj: Batoni po ta ketë mik vërtetë Ramën, ai do i ketë thënë që fatkeqësisht Ahemtaj nuk ka qënë pjesë e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.

Haxhiu: Herën e fundit nuk ke qënë tërësisht i sinqertë…Nuk kam ndërmend të flas më shumë seç duhet…mbylle këtë histori…

Ahmetaj: Lëri këto se ti pa Ramën ngelesh pa bukë…

Haxhiu: Nuk e pranoj unë këtë që ngelem pa bukë…

Ahmetaj: Unë para Ramës kam qënë me bukë dhe tani më la Rama pa bukë se më bllokoi ato që kisha me djersë… Ti je paguar nga inceneratorët..

Haxhiu: Mos gënje se nuk jam paguar nga inceneratorët…

Ahmetaj: Të lutem mos më hap barkun…

Haxhiu: Mos gënje se nuk kam marrë lekë nga ineceneratorët…

Ahmetaj: Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershor i 2023. E dyta gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta iku dhe ky që i ka dhënë dosjen.

Kur mori vesh që unë nuk isha i akuzuar qoftë në dosjen e Fierit dhe të Elbasanit që po shkonim në gjykatë, futi mercenarët median Top-Channel me plaçkitësen dhe Erionin…dhe bëri atë që bëri. Jo! I ka bërë të gjitha të qëllimshme. Nuk ka kryeministër në botën demokratike që të thotë që po të isha unë gjykatës dhe prokurorë do ta kishte më keq. Ditën pas disa orësh SPAK e ka marrë peng Eriolën dhe e ka çuar për kontroll, e ka marrë peng pa leje. Të lutem kur të zësh emrin tim në gojë mos gënje. Mbroe Ramën se ashtu e ke punën…

Çfarë disktoni për reformën në drejtësi. Praktikisht Shqipërisë i është shëmtuar surrati nga korruptimi i kryekundërzbuluesit të FBI të Nju Jorkut.