EMRI/ Shefi i krìmeve të komisariatit numër 1 qëlloi me grushte protestuesin e mitur (Video)

Vazhdojë të dalin detaje nga sulmi i sotëm i policisë ndaj protestuesve tek parlamenti.

Qytetarët kanë identifikuar dhe një polic civil që ka qëlluar me grushte një protestues që sipas të dhënave është i mitur.

Personi që shikohet në video që sulmon protestuesin me grushte është identifikuar si Roko Pepa, shefi i krimeve në Komisariatin numër 1 në Tiranë./Syri.net

https://youtube.com/watch?v=waOsk4dJTSM

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi i verës”.

Sipas saj, ky bonus do të jetë në vlerën 5 mijë lekë dhe do të përfitohet nga rreth 777 200 qytetarë në të gjithë vendin.

Ibrahimaj bëri të ditur se përfituesit përfshijnë 656 325 pensionistë, 65 636 përfitues të pensionit të invaliditetit, 48 400 përfitues të pensionit familjar, si dhe 6 840 qytetarë që trajtohen me skema të veçanta.

Sipas ministres, efekti financiar i kësaj mase është rreth 3.7 miliardë lekë.

Ajo theksoi se ky vendim vjen në vijim të politikës së qeverisë për të mbështetur pensionistët, duke u bazuar në performancën ekonomike dhe të ardhurat shtesë të gjeneruara gjatë 5-mujorit të parë të vitit.

Gjithashtu, ministrja shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në linjën interurbane Tiranë–Berat.

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, ky është shoferi i furgonit që humbi jetën

Personi në foto është R. H., 36 vjeç, drejtuesi i furgonit të linjës Berat–Tiranë, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia, në autostradën Durrës–Tiranë.

Si pasojë e përplasjes, 12 pasagjerë u plagosën, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Policia e Tiranë:

Përditësim informacioni dhe saktësim i të dhënave për aksidentin e rëndë rrugor, të ndodhur rreth orës 15:00, në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia.

Në vijim të deklaratës për media të dhënë nga Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, në të cilën u deklarua se si pasojë e aksidentit kishin humbur jetën dy shtetas dhe 15 shtetas të tjerë po merrnin ndihmë mjekësore, pas saktësimit të informacionit rezulton se:

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas, konkretisht drejtuesi i autobusit, shtetasi R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 12 shtetas, pasagjerë në autobus, dhe jo 15 shtetas.

Nga të dëmtuarit, 7 shtetas janë në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë të dëmtuarit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Konfuzioni në raportimin fillestar u krijua për shkak të situatës së rëndë në vendngjarje dhe transportimit të të dëmtuarve si në spitalin shtetëror, ashtu edhe në një spital privat. Një fëmijë, i cili mbërriti në spitalin privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Top Channel

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 1 Korrik 2026

Dashi

Keni kaluar një periudhë të mbushur me tensione, të cilat do të jenë të pranishme edhe gjatë kësaj të mërkure në dashuri. Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi ka ardhur momenti për të bërë disa zgjedhje me rëndësi në punë dhe në jetë. Sa i takon punës, yjet nuk do të jenë në anën tuaj dhe parashikohet një krizë. Nuk duhet të pretendoni që të zgjidhni gjithçka menjëherë, pasi ka nevojë për reflektim.

Demi

Në të kaluarën keni patur probleme të vogla dhe të mëdha në dashuri. Ka ardhur momenti që të zgjidhni çështjet e mbetura pezull. Sa i takon punës, nëse keni një aktivitet tuajin, do të përballeni me debate.

Binjakët

Ju pret një ditë disi e komplikuar në dashuri. Ndërsa sa i takon punës, do të përballeni me lodhje të madhe, ndaj bëni kujdes.

Gaforrja

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Do të keni mundësi që të rigjeni dashurinë, ose të jeni më afër njeriut të zemrës. Saturnin do e keni kundër deri në fund të vitit, ndaj sa i takon punës duhet të reflektoni për ta planifikuar më mirë të ardhmen.

Luani

Kjo është një periudhë mjaft interesante për ndjenjat. Të lindurit e shenjës së luanit, do të kenë mundësi që ta jetojnë dashurinë në mënyrë shumë intensive. Ndërsa në punë, do të keni mundësi që t’i përkushtoheni një aktiviteti që ju tërheq dhe që keni kënaqësi që ta çoni përpara.

Virgjëresha


Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj. Nga ana tjetër, kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Optimizmi do të dominojë edhe punën. Disa situata profesionale do të zhbllokohen lehtësisht, pavarësisht se gjatë së kaluarës ju është dashur të hiqni dorë nga disa punë që nuk ju dhuronin kënaqësi.

Peshorja

Venusi do të ketë ndikim tranzit në shenjën tuaj. Nga ana tjetër kjo është një periudhë mjaft e rëndësishme për ndjenjat, por më e mira pritet të vijë me afrimin e fundit të vitit. Sa i takon punës, disa persona nuk ju kanë lënë të qetë kohëve të fundit. Kjo është një periudhë e mbushur me mosbesim dhe pavendosmëri, por jo gjithmonë është faji juaj.

Akrepi

Mundohuni që të jeni të kujdesshëm në dashuri, të paktën deri në fund të muajit. Do të keni mundësi që të merrni frymë lirisht, pasi kjo ditë do të jetë më e mirë në raport me të tjerat, sa i takon ndjenjave. Ndërsa në punë, do të jeni të karikuar me energji, por gjithsesi duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Shigjetari

Venusi dhe Marsi do të kenë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, ndërkohë që dashuria do të jetë e mbushur me dyshime. Kush punon në sektorin e turizmit dhe aktiviteteve zbavitëse, do të ketë mundësi të shumta pozitive.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe do ju ndihmojë që të jetoni dy ditë pozitive në dashuri, shkruan noa.al. Ndërsa në punë, edhe pse nuk jeni të bindur, bëni mirë që të pranoni ndonjë kompromis të vogël.

Ujori

Në dashuri parashikohen lajme të mira, por nëse duhet të flisni me një person që ju intereson, shtyjini diskutimet për në fundjavë. Sa i takon punës, kjo periudhë kërkon kujdes të veçantë në bërjen e disa zgjedhjeve.

Peshqit

Hëna do të ketë ndikim të kundërt gjatë kësaj dite, ndaj mundohuni që të shmangni komplikimet në dashuri. Sa i takon punës duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, të cilat nuk duken aspak të thjeshta. Nga ana tjetër duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të ruani qetësinë.