Dhuna në shkolla, viti i ri shkollor do të nis me një plan të rreptë masash sigurie, nga kamerat në shkolla te patrullat e forcave “Shqiponja”

Viti shkollor që Iamë pas solli një valë konfliktesh mes nxënësve në shkollat e vendit, duke u kthyer në shqetësim serioz për sigurinë e të miturve.

Përplasjet më të rënda u regjistruan në Kamëz, Durrës, Shkodër dhe Sarandë, ku sherret e nisur brenda ambienteve arsimore përfunduan me përdorim të armëve të ftohta pranë godinave të shkollave.

Në nëntor, një 15-vjeçar në Durrës u plagos me thikë dhe ndërroi jetë pas katër ditësh. Një muaj më vonë, në Sarandë, një 13-vjeçar u godit po me thikë, ndërsa në Shkodër, pranë shkollës “Shejnaze Juka”, një përplasje mes adoleshentësh la dy të plagosur. Në mars, sërish në Durrës, një konflikt në një shkollë 9-vjeçare përfundoi me plagosjen e një të mituri, ndërsa në Shkodër një grup adoleshentësh u përfshinë në një përplasje të dhunshme me të plagosur.

Sipas Policisë së Shtetit, gjatë viteve 2023–2025 janë evidentuar 193 konflikte në shkolla dhe janë parandaluar 285 raste.

Për vitin e ri shkollor që nis në shtator, 20 shkolla në Tiranë do të monitorohen me kamera sigurie përmes projektit smart-city. Qëllimi është rritja e sigurisë në shkolla, parandalimi i kriminalitetit dhe mbrojtja e të miturve.

Policia do të zbatojë Paketën e Sigurisë në Shkolla, e cila parashikon monitorimin e perimetrit të godinave, angazhimin e patrullave të përgjithshme, Policisë Rrugore dhe forcave “Shqiponja”, si dhe zhvillimin e fushatave informuese me nxënësit për bullizmin, dhunën dhe përdorimin e rrjeteve sociale.

Gjithashtu, do të ndalohet tregtia ambulante pranë shkollave dhe do të kryhen kontrolle për parandalimin e mbajtjes së armëve të ftohta apo lëndëve narkotike.

“Më dinin të vdekùr, por unë jam i gjallë”, Ermali kërkon shtëpinë: Vëllai nuk më ka lënë asgjë

“Më dinin të vdekur, por unë jam i gjallë. Jam këtu për të marrë gjithçka çfarë më takon mua”, kështu është shprehur Ermali në insertin e tij prezantues në rubrikën “Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare”.

Ai ka sjellë në një ballafaqim të ashpër nënën e tij, pasi e akuzon se ajo bashkë me djalin e madh i kanë marrë apartamentin.

Ermali thotë se familjarët e kishin konsideruar të humbur dhe se, pas kthimit në Shqipëri, nuk gjeti më as shtëpinë dhe as sendet e tij, duke kërkuar tani të marrë atë që, sipas tij, i takon me të drejtë.

“Në vitin 2007 unë kam emigruar në Itali dhe pas shumë viteve jam kthyer në Shqipëri. Jam kthyer në vitin 2019, pa ardhur asnjëherë në shtëpinë time. Unë kam lënë një apartament ku jam rritur me nënë dhe babain tim. Por, unë kam lënë nënën time në shtëpi, kur kam ardhur në vitin 2019, asnjë gjë nuk e gjeta ashtu sikurse e kisha lënë.

Në vitin 2013 ka firmosur nëna ime bashkë me vëllain tim më kanë apartamentin ku unë jam rritur me djersën e babait tim. Nuk ia lejoj asnjërit. Unë jam fëmijë i vogël dhe kam kontribut sikurse e di nëna ime dhe vëllezërit e mi, pavarësisht jetës sime. Sepse unë e kam pasur jetën të ndërlikur, për shkak të vetes sime. Këta kanë kujtuar që unë nuk vij më.

Nuk vjen më Ermali se ka probleme në Itali. I kanë bërë vetë këta këto planet, nëna ime me vëllain, sepse unë nuk di asnjë gjë. Unë kam sjellë shumë gjëra nga Italia dhe nuk kam gjetur asnjë gjë. Unë kam ardhur nga Italia në Rinas, më ka sjellë policia me pranga, vetëm me shapka. Unë asnjë s’kam. Çfarë kam sjellë unë, mi kanë marrë të gjitha”, tha Ermali.

Zbulohen shifrat marramendëse/ Ja sa do të fitojë arbitri Slavko Vincic  gjykoi finalen e Kupës së Botës

Gjyqtari slloven Slavko Vincic u emërua si gjyqtari kryesor i finales së Kupës së Botës midis Spanjës dhe Argjentinës.

Ai u informua nga presidenti i komitetit të arbitrimit të FIFA-s, Pierluigi Collina, dhe slloveni 46-vjeçar nuk mundi t’i fshihte emocionet e tij pasi mësoi për vendimin që përfaqëson kulmin e karrierës së tij.

Finalja u luajt në stadiumin MetLife në New York të dielën nga ora 21:00, dhe Vincic  u asistua nga Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic.

Përveç nderit sportiv, arbitrimi i finales sjell edhe kompensim të konsiderueshëm financiar. Sipas gazetës sllovene Delo, gjyqtari kryesor i finales duhet të fitojë rreth 60,000 dollarë (52,500 euro) për atë ndeshje.

Vlerësohet se fitimet totale të Vincic për të gjithë turneun mund të arrijnë rreth 140 mijë dollarë (120 mijë euro), megjithëse shuma përfundimtare varet nga bonuset dhe llogaritjet e FIFA-s.

Struktura e tarifave të gjyqtarëve

Ky total përfshin një tarifë fikse prej 70,000 dollarësh (61,200 euro) vetëm për pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Kësaj i shtohen edhe tarifat për ndeshje, të cilat ishin 3,000 dollarë në fazën e grupeve dhe pak më shumë se 5,000 dollarë në fazën eliminatore.

Duhet theksuar se FIFA nuk i ka publikuar zyrtarisht këto shifra mbi pagat e gjyqtarëve.

Shqiptarët e varfër do të financojnë impiantin e ujërave të zeza të oligarkëve në Dhërmi me vlerë 14.4 milionë euro!

Resortet e oligrakëve dhe investitorëve strategjikë në breg të detit Jon, nga Palasa në Himarë, po vijojnë të gllabërojnë para’ publike, megjithëse u trumbetua me të madhe se “janë investime private”. Nga njëra anë investitorët strategjikë kanë përfituar qindra mijëra metra katrorë falas në breg të detit, iu janë falur taksat për 10 vite, ndërkohë që ky shteti jonë që mezi paguan pensionistët dhe ka pagat më të ulta në rajon e Europë, po financon edhe vepra të mëdha publike.

Pas ndërtimit të ujësjellësave që kushtuan mbi 25 milionë euro, por që vijojnë edhe sot të ndërtohen, qeveria ka urdhëruar me shpejtësi edhe ndërtimin e impianteve të ujërave të zeza, për t’u hequr jashtëqitjen këtyre oligarkëve apo sojit të tyre, që sërish barra u takon shqiptarëve të varfër. Një faturë prej 14.4 milionë euro është gati të nënshkruhet nga qeveria për të ndërtuar një impiant në zonën e Dhërmiut, atje ku kanë ngritur resorte oligarkë dhe investitorë strategjikë, që gjithmonë e gjejnë zgjidhjen te qeveria.

Nëse nga ana tjetër qytete të tëra “notojnë” në ujëra të zeza, duke futur këtu Durrësin e Tiranën, të cilat në këto ditë të nxehta vere kundërmojnë erë të keqe dhe janë burim epidemish, qeveria jonë nuk merr masa për t’u hequr ujërat e zeza, por vendos që të investojë në atë vend, që dikur ua fali.


Faksimile: Tenderi i hapur nga Ujësjellës Kanalizime Vlorë për ndërtimin e impiantit në zonën e Dhërmiut, në Himarë
Në zonën e Dhërmiut kanë ngritur resorte një mori biznesmenësh, që nga Artan Gaçi, Ilir Trebicka, ka pasur projekt edhe aktori Gaz Paja, apo kanë marrë leje firma Gjikuria apo bashkëshorti i moderatores Alketa Vejsiu, biznesmeni Ardian Nelo.

Investimet llogariten në qindra miliona euro, ndërkohë që me sy të lirë duket se e gjithë zona është bërë një gurore e madhe, me kantiere të panumërta që kanë shkatërruar gjithçka.

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Vlore ka hapur tenderin me vlerë 1.129.210.978 lekë, ose rreth 14.4 mln euro. Objekti është KUZ Dhërmi, ndërkohë që deri me tani nuk janë bërë publike se çfarë do të ndërtohet në atë zonë apo cilat resorte prek.


Faksimile: Tenderat e ujësjellësave që po ndërtojnë shqiptarët në zonën e Palasës Dhërmiut, Himarës etj
Vox News ka raportuar në vijimësi për projektet e shumta të qeverisë shqiptare për të investuar në zonat bregdetare, që lagen nga uji i detit Jon. Madje, ironia e fatit në një nga këto procedura ka qenë se një firmë e shpallur disa herë si investitore strategjike, ka fituar tenderin për ndërtimin e ujësjellësit për investimet strategjike të bregdetin e jugut të Shqipërisë. Fillimisht “Gjikuria” mori statusin e investitorit dhe më vonë gllabëroi miliona euro nga tenderët.

Tashmë të gjithë kanë “sytë” nga tenderi i majmë për impiantin e ujërave të zeza, nëse do të fitohet ose jo nga një investitor në zonë apo gara do të hapet dhe do të marrin pjesë firma të tjera. Fakti është se, sërish një impiant me vlerë dhjetëra miliona euro, po ndërtohet me taksat e shqiptarëve. Dhe, me shumë mundësi ky projekt s’do të jetë i fundit, pasi e gjithë vëmendja e pushtetarëve është kthyer nga ajo zonë, ndoshta për akses dhe lehtësira në banesat e dyta, të treta apo në hotelet që kanë në pronësi apo indirekte./Vox News

Si të dallojmë djathin natyral nga ai me niseshte? Eksperti zbulon metodat dhe eIementët që tregojnë diferencën

Si mund ta dallojë një konsumator një djathë cilësor nga një produkt që mund të përmbajë niseshte ose përbërës të tjerë zëvendësues? Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin “Mes Drite” në Vizion Plus, ku i ftuar ishte dekani dhe eksperti i sigurisë ushqimore, Kapllan Sulaj.

Eksperti sqaroi se prania e niseshtesë nuk mund të konfirmohet me siguri vetëm duke e parë produktin, por përmes testeve specifike laboratorike.

“Në fakt, një ekspert edhe mund të arrijë të konfirmojë që djathi ka shtesa të tilla si amidoni ose niseshteja, por janë testet ato që e verifikojnë me saktësi. Testet janë të thjeshta; përmes indikatorëve të ndryshimit të ngjyrës mund të konfirmohet prania e amidonit ose e niseshtesë“, u shpreh Sulaj.

Megjithatë, ai theksoi se përdorimi i niseshtesë në djathërat që tregtohen në Shqipëri është reduktuar ndjeshëm vitet e fundit.

“Përdorimi i shtesave ka qenë në masë në Shqipëri para disa viteve, por është reduktuar së tepërmi. Nuk besoj që sot entet prodhuese ose tregtare të kenë djathë me niseshte, sepse është e thjeshtë për t’u identifikuar”, tha ai.

Çfarë duhet të kontrollojë konsumatori?

Sipas ekspertit, elementi i parë që duhet parë është etiketa e produktit. Djathi cilësor duhet të ketë një përbërje sa më të thjeshtë, me qumësht, fermente bakteriale, maja dhe kripë.

Një tjetër tregues është aroma, e cila ndryshon sipas llojit të qumështit.

“Djathi i dhisë dhe i deles kanë aromën karakteristike të species, ndërsa djathi i lopës ka më pak erë. Sot gjejmë edhe djathëra me qumësht të përzier dhe kjo nuk është e ndaluar, por duhet të deklarohet në etiketë”, shpjegoi Sulaj.

A është çmimi tregues i cilësisë?

Eksperti këshillon që konsumatorët të jenë të kujdesshëm me produktet që shiten me çmime shumë të ulëta.

“Një djathë me çmim fare të ulët nuk mund të dalë në treg. Djathi mbetet produkt i shtrenjtë sepse raporti është 1 me 10; nga 10 litra qumësht lope fitohet 1 kilogram djathë.”

Megjithatë, ai nënvizoi se as një çmim i lartë nuk garanton domosdoshmërisht cilësinë.

“Çmimet i vendos tregu dhe konkurrenca. Një çmim i lartë mund të jetë edhe artificial për shkak të abuzimeve në treg, ndaj nuk është gjithnjë tregues i sigurt i cilësisë.”

Kujdes nga blerjet në rrugë

Sulaj u bëri thirrje qytetarëve të shmangin blerjen e djathit në kushte të papërshtatshme.

“Nuk do të sugjeroja kurrë blerjen në rrugë jashtë kushteve higjieno-sanitare dhe zinxhirit të ftohjes. Marketet ofrojnë kushte më të mira ruajtjeje. Gjithashtu, prodhimet artizanale që njihen për respektimin e standardeve janë një zgjedhje shumë e mirë.”

Ai shtoi se legjislacioni shqiptar dhe ai i Bashkimit Evropian nuk lejojnë shtimin e niseshtesë në djathë, ndërsa në rastet kur përdoren përbërës të tjerë, si vaji i palmës, ato duhet të deklarohen detyrimisht në etiketë.

Eksperti theksoi se zgjedhja e një produkti me përbërje të qartë, të ruajtur në kushte të përshtatshme dhe nga prodhues që respektojnë standardet mbetet mënyra më e mirë për të garantuar një konsum të sigurt dhe me vlera ushqyese./vizionplus.tv

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 20 Korrik 2026

Dashi

Orët e kësaj dite do ti dedikohen punëve rutinë. Gjatë kësaj kohe ju duhet të ktheni personalitetin tuaj në qendër të vëmendjes, por duhet të menaxhoni edhe projektet tuaja kreative. Në orët e mbrëmjes do të çliroheni nga punët e mërzitshme dhe do të ndiheni më të lirë, por edhe disi të çuditshëm.

Demi

Planet dhe llogritjet do të vijojnë gjatë gjithë ditës, por në orët e mbrëmjes gjërat do të ndalojnë duke u përqendruar në realitet. Në fund të ditës një ngjarje e papritur, mund të ndryshojë normalitetin e ditës. Gjatë kësaj kohe do të përfitoni nga ndryshimi i atmosferës dhe do e ktheni vëmendjen në gjëra më interesante dhe premtuese.

Binjakët

Në gjysmën e parë të ditës do t’iu duhet të ndiheni të kënaqur me fitoret e vogla, ndaj mos u përhumbni në ëndërrime të mëdha. Shumë prej jush do të mërziten me njerëzit që i rrethojnë. Ka shumë mundësi që të përfundoni disa detyra të shtëpisë, por edhe disa përgjegjësi të mërzitshme.

Gaforrja

Gjatë mëngjesit merruni me disa punë të vogla, në mënyrë që të ruani energjinë për pjesën tjetër të ditës. Në fund të së mërkurës do të përballeni me një surprizë të këndshme. Mos planifikoni asgjë, pasi gjërat mund të ndryshojnë krejt papritur.

Luani

Në fillim të ditës dotë tregoheni tejet të aftë në çështje tregtie, të përpiktë dhe të kompletuar. Ndërsa në mbrëmje do të merreni me detaje të vogla dhe të bezdisshme, duke u fokusuar në diçka krejt të ndryshme nga prioriteti juaj.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite cilësitë më të spikatura tuajat do të jenë spontaniteti dhe natyraliteti. Megjithatë nëse jeni të lodhur apo të inatosur, mundohuni të përmbaheni në mënyrë që të mos tregoni anët negative të karakterit tuaj. Përqendrohuni në kënaqjen e nevojave tuaja personale.

Peshorja

Nuk këshillohet që ta nisni punën qysh në mëngjes. Mund të mos keni frymëzimin e duhur, ose atmosfera që iu rrethon mund t’u pengojë për përfundimin e një projekti. Në fund të ditës do të keni energji të mjaftueshme për të bërë veprime spontane.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do të jetë e dobishme që ti merrni gjërat me zell dhe të organizoni sa më mirë rezultatet e punës së kryer. Do të kaloni një kohë të mirë duke u marrë me pastrim, duke monitoruar ambientin përreth dhe duke inspektuar gabimet e vogla.

Shigjetari

Më 21 janar do të jeni të varur nga njerëzit dhe rrethanat. Në gjysmën e parë të ditës do t’iu duhet të merreni me kryerjen e detyrave tuaja profesionale, ndaj mos injoroni hierarkinë e tyre. Nëse keni njerëz që iu mbikëqyrin, bëjini sytë katër.

Bricjapi

Një mëngjes i paqtë do të konfirmojë pozicionin tuaj aktual. Megjithatë jo çdo gjë varet nga ju. Mbrëmja premton një kthesë të papritur të ngjarjeve dhe do t’iu duhet kohë të përshtateni. Ndoshta, ju do të duhet të rishikoni prioritetet tuaja, të ndryshoni peisazhin apo imazhin tuaj.

Ujori

Gjatë kësaj dite do të ndjeheni sikur i keni duart e lidhura. Pa marrë parasysh se sa shumë përpiqeni të thyeni rrethin vicioz të problemeve të vogla, yjet nuk do t’iu lejojnë të bëni një gjë të tillë. Në fund të ditës do të keni lirinë e dëshiruar. Ky do të jetë një moment i mrekullueshëm për një shpërblim të sigurtë, sidomos për meshkujt.

Peshqit

Është koha që peshqit të ndalojnë së qeni të varur nga mendimet e rastit. Në mbrëmje një partner i mirë dhe i besueshëm do të jetë i një rëndësie të veçantë për ju. Gjatë kësaj kohe ju mund të tregoni interes në rriitje për përparimin tuaj dhe ndjenjat.

Balla i kërkoi të kthejë mandatin e deputetes, përgjigjet Marjana Koçeku: Kur jam bërë pjesë e Partisë Socialiste kam…

Deputetja Marjana Koçeku kishte dhe një përgjigje për kreun e grupit parIamentar të PS-së, Taulant Balla i cili i kërkoi që të kthente mandatin e fituar nën logon e të majtës.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Koçeku tha se në zgjedhje ka marrë pjesë me emër e mbiemër, pavarësisht se ishte në listat e mbyllura. Ajo tha se fushata që ka zhvilluar i solli votat e nevojshme për të hyrë në Kuvend dhe për këtë është betuar në Kushtetutë.

“Unë kam kryesuar listën e mbyllur të Shkodrës. Unë këtë sistem e zgjodha, pavarësisht se më pëlqen apo jo. Fakti që unë kryesoj listën e mbyllur të PS nuk më detyron të dorëzoj mandatin. Jam betuar mbi Kushtetutë dhe kjo më jep të drejtën të ushtroj detyrën në Kuvend si përfaqësuese e qytetarëve. Kur jam bërë pjesë e PS-së, jam bërë pjesë me emër dhe mbiemër dhe kam qenë pjesë aktive e fushatës ku kam kërkuar vota për PS-në.

Votat nuk kanë ardhur vetëm nga elektorati besnik i PS-së, por edhe nga elektorati gri apo dhe demokrat. Kështu që këto vota më japin mua mandatin. Ata mund të më gjykojnë për aktivitetin e mëtejshëm dhe ata mund të më gjykojnë nëse po i përfaqësoj apo jo. Jam më se e bindur që ky është vendimi i duhur. E di që do i përfaqësoj më mirë qytetarët në këtë mënyrë. PS-në e kam lajmëruar vetëm nëpërmjet statusit në rrjetet sociale. Kjo ishte zgjedhja ime që të mos ndikohesha nga asnjë palë.”– tha ajo.

Kompozitori i “The Odyssey” u frymëzua nga Shqipëria, Ludvig Göransson përfshin në koIonën zanore polifoninë labe dhe fyellin dyjar

Shqipëria ka lënë gjurmë në kolonën zanore të një prej filmave më të shumëpritur të viteve të fundit.

Kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, ka zbuluar se për krijimin e muzikës së filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan, është frymëzuar nga polifonia labe dhe tingujt e fyellit dyjar, një prej instrumenteve më të vjetra të traditës shqiptare.

Në një intervistë për New York Magazine, Göransson tregon se ndërmori një “odise” të tijën në kërkim të tingujve autentikë për filmin. Ai udhëtoi në jug të Shqipërisë, ku kaloi një javë duke regjistruar iso-polifoninë shqiptare, një traditë e njohur nga UNESCO si Pasuri e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

“Shkova në jug të Shqipërisë dhe kalova një javë duke regjistruar një stil të lashtë këngësh të quajtur iso-polifoni, të cilin nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë në një film”, shprehet kompozitori.

Gjatë qëndrimit të tij, ai regjistroi edhe tingujt e fyellit dyjar (cula dyjare), instrument tradicional i barinjve shqiptarë, i përdorur prej shekujsh në trevat jugore.

“Regjistruam fyellin që barinjtë shqiptarë e luajnë prej mijëra vitesh. Duhej të përfundonim regjistrimet para orës 18:00, sepse ata zgjohen në orën 4 të mëngjesit për t’u kujdesur për kopenë”, rrëfen Göransson.

“The Odyssey”, i bazuar në poemën epike të Homerit dhe me regji të Christopher Nolan, është një nga produksionet më të mëdha kinematografike të vitit. Vendimi i Göransson për të përfshirë tinguj tradicionalë shqiptarë i jep filmit një dimension autentik dhe sjell në vëmendjen e publikut ndërkombëtar një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Polifonia labe, e njohur për interpretimin e saj unik me shumë zëra, dhe cula dyjare, instrument karakteristik i barinjve të Jugut, konsiderohen ndër elementët më përfaqësues të identitetit muzikor shqiptar dhe tashmë do të dëgjohen edhe në kolonën zanore të një produksioni të Hollivudit./VoxNews

‘Do e kisha spastruar etnikisht Kosovën’, deklarata tronditëse e ministres serbe, reagon për herë të parë Rama

Kryeministri Edi Rama për mes një postimi në ‘X’ ka reaguar lìdhur me deklaratat e shumta që janë bërë ku thuhet se duhet më shumë reagim nga Shipëria kundrejt deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç.

“Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai!

Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë.

Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh”, shkruan Rama.

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 19 korrik 2026

Dashi

Dite shume e begate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni sa te mundni kohen qe do kaloni me partnerin sepse jo gjithmonë përsëriten dite te tilla. Beqaret do jene me pasionante se kurrë me pare dhe do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do përballeni me shume vështirësi. Vetëm ndihme e specialisteve do mund t’iu nxjerre nga situata.

Demi

Jupiteri do jete planeti me i begate për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni te vetëdijshëm për gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje. Beqaret do kenë mundësi te mira për te realizuar takime mbresëlënëse dhe për te filluar histori dashurie emocionuese. Çështjet e financave do jene disi me te mira se me pare. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzime me tepër sesa zakonisht.

Binjaket

Mos kërkoni ta nxehni për keq atmosferën gjate kësaj dite sepse ne një moment situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit dhe do keni probleme serioze. Beqaret do kenë një dite normale e pa ndonjë takim mbresëlënës. Merrini gjerat si t’iu vijnë sepse çdo gjë ndodh për ndonjë arsye. Ne planin financiar priten goxha tronditje kështu qe ulni menjëherë te gjitha shpenzimet.

Gaforrja

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete goxha e qëndrueshme gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë dhe do merrni edhe vendime te rëndësishme qe do ua ndryshojnë te ardhmen. Beqaret ka shume mundësi te kenë dashuri me shikim te pare. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe kjo do iu japë mundësinë te kryeni shpenzime paksa me te mëdha.

Luani

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete tejet e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje si e keni menduar. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Financat do jene delikate, prandaj mire do jete te shpenzoni me kujdes dhe maturi. Këto jave do jene te gjitha shume te trazuara.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do ja kaloni mire ne praninë e partnerit dhe nuk priten aspak probleme apo vështirësi. Beqaret duhet te maten disa here para sete pranojnë ftesat qe do iu bëhen sepse gjerat nuk janë gjithmonë ashtu si ju i mendoni. Çështjet e financave do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato.

Peshorja

Edhe pse asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj ne çift, ju do dini si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Çdo çast do jete me i veçante se te tjerët. Beqaret do jene te gatshëm për te bere edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm për te ndryshuar sa me shpejt statusin. Ne planin financiar priten përmirësime te ndjeshme çka do ju beje te ndiheni me te qete.

Akrepi

Dite e qete për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete tejet harmonike prandaj shfrytëzojeni sa te mundeni çdo moment. Beqaret do fillojnë aventura te këndshme te cilat do i bëjnë te ndihen mire. Për dashuritë e mëdha do duhet te presin edhe pak kohe. Te ardhurat do duan me tepër përkujdes ne mënyrë qe te qëndrojnë sa me te palëkundura.

Shigjetari

Dite e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione te papërshkrueshme. Beqaret do ndihen gati për te filluar një lidhje dhe do pranojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Financat do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do veproni dhe se sa do shpenzoni. Qëndroni me këmbë ne toke dhe mos bëni çmenduri.

Bricjapi

Dite interesante kjo e sotmja për ata qe janë një lidhje. Shume gjera do jene me ndryshe nga zakonisht dhe patjetër qe emocionet do shumëfishohen. Shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do tërhiqen nga persona te mëdhenj ne moshe, por qe janë inteligjente dhe te kuptueshëm. Financat do jene te mira, por nëse tregoheni te pamatur me shpenzimet mund te keni edhe tronditje.

Ujori

Do kuptoheni me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne këtë mënyrë do e hidhni çdo hap me kujdes. Nuk do ketë keqkuptime. Beqaret do realizojnë takime te bukura, por nuk do ndihen gati për te hedhur hapa me tej. Ne fakt askush nuk ju nxiton. Ne planin financiar duhet te bëni akoma me shume kujdes. Ne pak kohe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Peshqit

Çdo gjë do ece me se miri gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e se shkuarës. Beqaret do ndihen me te vetmuar se kurrë me pare dhe kjo do i brengose pa mase. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do mund te realizoni te gjitha investimet qe kishit menduar me pare.