Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 18 shtator 2024

Dashi

Më në fund do të keni mundësi të sqaroni disa keqkuptime të vogla, të cilat gjatë ditëve të fundit nuk iu kanë lejuar të punoni siç duhet. Do të arrini të rivendosni harmoninë dhe bashkëpunimin me partnerët tuaj profesional dhe kjo gjë do ju bëjë më të sigurtë në vete dhe në kapacitetin tuaj. Takimet janë mjaft të favorshme.

Demi

Kjo e mërkurë do të jetë disi e turbullt, ku do të jeni të përfshirë në situata mjaft komplekse. Megjithatë këshillohet që të mos tregoheni shumë konfliktual, pasi në të kundërt rrezikoni të humbni kohë të vlefshme, të cilën mund ta përdorni për synime të tjera. Horoskopi i kësaj dite parashikon mundësi të mira për të rritur financat tuaja.

Binjakët

Jeni shumë të lodhur dhe stresuar, por nga ana tjetër sapo keni nisur një rol të rëndësishëm. Përfitoni nga orët e mbrëmjes, për të kaluar më shumë kohë me personat që doni. Këshillohet që të jeni më romantikë.

Gaforrja

Do të jeni shumë të shpërqendruar dhe ëndërrimtarë. Keni marrë një sërë përgjigjesh pozitive në dashuri, të cilat do ju lejojnë që të fantazoni me sytë hapur. Këshillohet vetëm që të mos merrni vendime shumë të nxituara, pa u konsultuar mirë me bashkëpunëtorët tuaj. Një klimë harmonike në punë, premton rezultate të mëdha.

Luani

Gjatë këtyre ditëve duhet të mundoheni që të jeni më të komunikueshëm në vendin e punës, pasi parashikohen mundësi të reja interesante për karrierën tuaj. Mund të zbuloni se keni interesa të përbashkëta me një bashkëpunëtorin tuaj, gjë që premton shumë.

Virgjëresha

Kjo e mërkurë premton mundësi të shumta sa i takon dashurisë. Ky është momenti për të zyrtarizuar një lidhje dhe për të nisur të planifikoni të ardhmen tuaj në çift. Nga pikëpamja profesionale ka disa vendime që duhen marrë seriozisht dhe me profesionalizëm, ndaj mos jini të shpërqendruar.

Peshorja

Parashikohet një javë e cila ju fton që të jeni shumë më strategjik dhe të kujdesshëm në mënyrën tuaj të të vepruarit në punë. Dikush nuk do hezitojë që t’iu vendosë shkopinj nën rrota, ndaj bëjini sytë katër, shkruan noa.al. Mos u dekurajoni, pasi intuita e mirë nuk do ju lërë në baltë.

Akrepi

Zgjuarsia dhe intuita juaj do ju lejojë që të zgjidhni disa probleme të papritura në vendin e punës. Tashmë do të jeni më karizmatikë dhe bindës dhe për këtë arsye askush nuk do guxojë që të pengojë projektet tuaja. Mundohuni vetëm që të jeni më të gatshëm dhe pranishëm për familjen dhe partnerin/en.

Shigjetari

Mundohuni që të shmangni në maksimum zhgënjimet, pasi mund të bëheni agresiv ndaj miqve, të afërmve ose partnerit/es. Ky nuk është momenti më i mirë për të marrë rreziqe përsipër nga pikëpamja profesionale. Mundohuni që të ruani një profil të ulët dhe të çoni deri në fund ato projekte që i cilësoni vërtet të rëndësishme.

Bricjapi

Kjo e mërkurë do ju gjejë tejet të stresuar dhe gjithçka, për shkak se nuk do arrini të ruani një klimë harmonie dhe dialogu me kolegët tuaj. Do të jeni shumë kokëfortë dhe për këtë arsye shpesh do të krijohen keqkuptime. Në dashuri duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Ujori

Në këtë periudhë do të keni mundësi që të bëni takime të reja dhe udhëtime romantike, të cilat do ju lejojnë që të rizgjoni ndjenjat. Horoskopi i kësaj dite ju fton që në vendin e punës të jeni më të pavarur dhe të përfitoni nga pozicioni që keni.

Peshqit

Duhet të shmangni në maksimum blerjet, pasi gjatë kësaj dite parashikohen zhvillime të cilat do ju tensionojnë. Nga pikëpamja profesionale ka zhvillime të rëndësishme të cilat duhen trajtuar me kujdes. Duhet të jeni të vëmendshëm në çdo detaj, në mënyrë që t’ia dilni.

Fitoi derbin e përjetshëm, Gattuso iu dhuron lojtarëve dhe stafit 35 iPhone 16

Në ndeshjen e javës së 6-të të kampionatit kroat, Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split u takuan në një sfidë rivaliteti të nxehtë. Ndeshjet mes këtyre skuadrave quhen “derbi i përjetshëm”, një nga derbet më të ndezur dhe të ashpër në Europë.

Pas fitores së skuadrës së tij, Gennaro Gattuso vendosi t’iu dhurojë lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit të tij stërvitor nga një iPhone 16 të ri, plot 35 të tillë, si dhuratë falënderimi për fitoren e madhe. Ai ka paguar rreth 40.000 euro për 35 telefona të tillë, të cilët do t’iu dorëzohen anëtarëve të Hajduk Split sapo t’i sjellë firma e kontraktuar.

Vetë Gennaro donte ta bënte këtë edhe më herët, por rezultatet nuk ndihmuan. Ndaj, fitorja në derbi ishte një mundësi e shkëlqyer për të realizuar këtë ide. Në një ndeshje të tensionuar, Hajduk Split fitoi 1-0 falë golit të Marco Livajës.

Gjesti i trajnerit erdhi pas fitores si mysafir (1-0, me gol të ish-lojtarit të Interit, Livaja), në ndeshjen ndaj rivalëve të mëdhenj Dinamo Zagreb.

Duhet evidentuar fakti se për ish-mesfushorin e Milanit, ky gjest nuk është diçka e re nga aktet e tij bujare.

Në vitin 2014 ishte trajner në Greqi, tek Ofi i Kretës. Pas dorëheqjes vendosi të paguante personalisht rrogat e lojtarëve (rreth 50 mijë euro), ndërsa në vitin 2019, kur i dha lamtumirën Milanit, refuzoi pagesën e largimit.

Te Piza, në periudhën 2-vjeçare (2015-2017) bleu kuti me ujë për lojtarët e tij, ndërsa te Napoli, gjatë valës së parë të Covid-it, zgjodhi të hiqte dorë nga paga për të lejuar klubin të paguante stafin dhe punonjësit e magazinës.

Tani edhe në Kroaci e njohin bujarinë e Rinos dhe në ditët në vijim çdo lojtar dhe staf do të marrë dhuratën e çmuar.

Modelja bukuroshe dhe ish-Missi shqiptar pjesë e spektaklit të modës në televizionin grek

Një modele shqiptare bëhet pjesë e spektaklit grek “My Style Rocks”.

Është fjala për Natalia Stamoulis, e cila në vitin 2013 është shpallur Miss Earth Albania dhe që tashmë bëhet pjesë e spektaklit të modelingut.

Ajo ka lindur dhe jetuar në Greqi deri në moshën 12-vjeçare, më pas është shpërngulur në Tiranë dhe pas viteve të adoleshencës vendosi të kthehej përgjithmonë në Greqi.

Ndonëse prej shumë vitesh e ndjek rrugën e modës, në këtë cikël u ndje e gatshme për të marrë pjesë dhe për t’i treguar publikut stilin e saj elegant.

“Kam shumë vite që shikoj My Style Rocks dhe më pëlqen shumë. Tani që po hyj, do të jap gjithçka!”, ka thënë Stamoulis.

Stamoulis që në adoleshencë ka filluar modelingun dhe ka arritur të lërë gjurmë të rëndësishme në këtë fushë.

Ajo ka ecur në pasarela të ndryshme dhe ka realizuar disa sesione fotografike dhe ka marrë pjesë në javën e modës në Paris.

Natalia Stamuli

At Nikolla Xhufka bën deklaratën e fortë: Behgjet Pacolli më dërgoi ish-banorin e “BBV” për të më pro vokuar se*uaIisht

Atë Nikolla Xhufka ka bërë sot një deklartë të fortë, duke thënë se Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika, është personi që e ka provokuar seksualisht. Ai u shpreh se videot e emisonit në të cilin u shfaq duke bërë biseda intime me një tjetër mashkull janë prerë dhe nxjerrë jashtë kontekstit.

Ai deklaroi më tej se Kikën (personi që e provokoi seksualisht) ia kishte dërguar biznesmeni Behxhet Pacolli me arsyetimin se do të investojë në Kishën Ortodokse të Elbasanit.

“Në rradhë të parë do bëj një padi për emisionin që nga Piranja doli cironkë. Po të shikoni me vëmendje emisionin, një bisedë nuk ka lidhje me tjetrën.

Personi që ka ardhur tek unë quhet Kika, Kreshnik Husaj. Ai ka ardhur tek kisha në emër të biznesmenit behxhet Pacolli dhe ka thënë që ai e ka dërguar të bëjë investim në Kishën Ortodokse të Elbasanit. Unë u ndjeva shume krenar.

Kam kamerat e kishës me zë dhe figurë”, tha Atë Nikolla në emisionin “Zgjohu” në MCN.

Kujtojmë se Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika, u bë i famshëm në vendin tonë nga “Big Brother Albania 8″ ku shkaktoi edhe shumë polemika me sjelljen e tij.

https://streamable.com/e/tymrea?quality=highest

Kreshnik Husaj

Ç menduri/ Nëna b raktis 3 fëmijët e mitur dhe ikën jeton në mal me të dåshùrin që njohu në Tik Tok

I tillë është edhe rasti i sotëm i trajtuar në Fiks Fare. Nëna e tre fëmijëve njeh në Tik-Tok një zotëri 8 vite më të ri se veten.

Sipas saj ajo bie në dashuri dhe lë burrin dhe 3 fëmijët dhe shkon të jetojë me të në stan.

Adriatik Kullolli e ka njohur para 8 muajsh në Tik Tok nënën e tre fëmijëve, prej të cilëve dy djem të moshës 14 dhe 6 vjeç dhe një vajzë 11 vjeç.

Njohja u finalizua me takimin e tyre në 14 gusht, ku nëna e tre të miturve vendosi të lërë burrin e saj dhe fëmijët, me të cilët jetonte në Bilisht dhe shkoi te Adriatiku.

10 ditë pasi nëna kishte braktisur fëmijët dhe burrin për dashurinë e jetës, babai i fëmijëve ndërron jetë. Në këto kushte nëna rikthehet për të marr fëmijët dhe i çon tek Adriatiku në stan në Mallakastër, duke i hequr nga jeta e tyre e mëparshme në Bilisht. Ata prej disa javësh jetojnë së bashku dhe jetën e tyre e bëjnë publike në Tik -Tok duke marrë qindra klikime.

Fiksi fillimisht u njoftua nga persona të tjerë për jetesën e fëmijëve të mitur dhe nënës së tyre me Adriatik Kullonin, person sipas tyre jo i besueshëm.

Fiksi udhëtoi drejt stanit në Mallakastër te Adriatiku, ku pa nga afër gjendjen. Fillimisht çifti i lidhur nga Tik -Toku dhe fëmijët flinin të gjithë në një hapsirë, më pas Adriatiku ishte mundur të krijonte një si ndarje.

Për Adriatikun vizita e Fiksit nuk e surprizoi, pasi siç tregon dhe vetë tek ai kanë shkuar edhe punonjës të bashkisë të cilët duan t’i heqin fëmijët prej aty. Por askush prej tyre si Adriatiku apo nëna e fëmijëve nuk tregojnë arsyet sepse të miturit nuk duhet të jetojnë aty dhe sidomos me Adriatikun. Nëna thjesht shprehet se ka ndjekur zemrën dhe se 8 vite diferencë nuk janë problem, ” mosha në dashuri është numër këpuce”.

Fiksi kontakton me shërbimin socisal të bashkisë të cilët pohuan se kanë shkuar dhe e kanë parë gjendjen në të cilën jetojnë të miturit si dhe kanë vendosur bashkë me nënën e tyre e cila ka firmosur të largohen drejt Ballshit, gjë e cila ende nuk ka ndodhur. Pyetjes së Fiksit se pse është marrë ky vendim nga shërbimi social këta të fundit tregojnë se përveç kushteve aspak të favorshme për mirërritjen e fëmijëve, Adriatiku ka një të shkuar të errët dhe është i rrezikshëm. Edhe pse Fiksi këmbëngul për të marr vesh të vërtetën, por punonjësja e shërbimit social pohon se informacionet janë konfidenciale dhe nuk mund t’i bëjë publike.

Pyetjes se përse fëmijët lihen me një person nëse ai i rrezikon, shërbimi social tregon se nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje më të shpejte, por u zotuan se fëmijët do ta nisin shkollën në qytet. Fiksi mëson gjithashtu se as për zonjën apo edhe fëmijët nuk është bërë një raport vlerësimi psikologjik, pasi nuk kanë psikologe.
Fiksi e ndoqi rastin në ditët në vijim dhe pa se të miturit vitin e ri shkollor nuk e nisën në Ballsh siç u zotuar shërbimi social, por në fshatin ku jeton Adriatiku.

Pra edhe pse ishte marrë një vendim ai nuk ishte zbatuar. Fiksi ritelefonoi shërbimin social ku përgjegjësja pranon se fëmijët vazhdojnë ende të jetojnë në stan. Pyetjes së Fiksit se pse rasti në fjalë, kur personi me të cilet jetojnë të miturit rezulton i rrezikshëm, nuk është referuar në polici dhe prokurori përgjegjësja shmang pyetjen duke thënë se nuk mund të bëjë komente për rastin në fjalë. Pra tre të mitur jetojnë me të dashurin e nënës në kushte aspak të mira, e mbi të gjitha me një të dashur që për shtetin rezulton i rrezikshëm./TCH

“Ka prova të tjera që nuk kanë dalë”, Hoxha zbulon detaje nga dosja e SPAK për pasuritë e familjes Berisha:Doktori ka..

Gazetari investigativ Artan Hoxha, komentoi në një emision televiziv dosjen me mbi 500 faqe të SPAK për procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Hoxha u shpreh i bindur se ka prova të tjera që nuk kanë dalë akoma nga dosja e Prokurorisë së Posaçme dhe duhet të jemi të përgatitur për një proces që do të zgjasë.

“Dosja e Berishës ka nisur nga ish-drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe prokurorja Enkelejda Millonai. Financimi i këngëtarit Rikardo Koçante është vetëm një gjë episodike.

Prokurori e ka vënë për të treguar se këto para janë përdorur edhe në fushatë elektorale. Të gjithë këngëtarët kanë qenë aty. Në kemi publikuar dikur një listë në vitin 2001 dhe një këngëtare kishte marrë 54 milionë lekë, një apartament, që ishte shumë atëherë.

Dosja e tij ka dalë dhe seicili merr pjesën që do për ta publikuar, por opinioni publik nuk duhet të bjerë pre e detajeve. Sekretari i Shtetit Entoni Blinken thoshte se Berisha mund t’i manipulojë proceset gjyqësore dhe të devijojë të vërtetën dhe çfarë ka thënë ai janë formësuar në dosjen e SPAK-ut.

Ose të marrim rastin e Damir Fazlliç, që bleu shumë shtrenjtë pronat e blera shumë lirë nga Jamarbër Malltezi në Porto Romano. Ajo ka qenë tokë e kontaminuar dhe është blerë me 1 mijë lekë të vjetra dhe dyshohet se kishte informacione se kjo pronë do të vjelë shumë më vonë.

Rasti tjetër është për pronat e blera nga Jamabër Malltezi nga viti 2018, në Budapest, në Belgjikë, një apartament në Holandë për vajzën dhe të gjitha së bashku shkojnë në vlerën 1 milion euro nga viti 2018 deri ën vitin 2021.

Jam i bindur që ka prova të tjera që nuk kanë dalë akoma. Duhet të jemi të përgatitur për një proces që do të zgjasë.

Ky proces është një sfidë e hapur për Doktorin dhe do të shohim për herë të parë në një nivel SPAK-un me një nga ata që e kemi quajtur të pandëshkeshëm.”-u shpreh Hoxha.

NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës

Objekti u vërejt fillimisht nga Programi i NASA-s për Vëzhgimin e Objekteve Afër Tokës (NEO), i cili përdor observatorë në mbarë botën për të dalluar objekte hapësinore të pazbuluara, raporton Independent.

Asteroidi po gjurmohet nga Projekti Virtual Telescope, i cili e regjistroi atë më 9 shtator duke udhëtuar me rreth 40,000 kilometra në orë.

SHBA- NASA ka lëshuar një paralajmërim për një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” që do t’i afrohet Tokës të martën, më 17 shtator. Asteroidi “2024 ON” është 290 metra në diametër dhe do t’i afrohet Tokës brenda 1 milion kilometrave, sipas Laboratorit të Propulsionit të Gazit të agjencisë amerikane të hapësirës. Shkëmbi hapësinor fluturoi për herë të fundit pranë Tokës në vitin 2013 dhe do të bëjë një tjetër afrim në vitin 2035, sipas të dhënave të NASA-s.

Objekti u vërejt fillimisht nga Programi i NASA-s për Vëzhgimin e Objekteve Afër Tokës (NEO), i cili përdor observatorë në mbarë botën për të dalluar objekte hapësinore të pazbuluara, raporton Independent. Asteroidi po gjurmohet nga Projekti Virtual Telescope, i cili e regjistroi atë më 9 shtator duke udhëtuar me rreth 40,000 kilometra në orë. Megjithëse ekspertët e kanë konsideruar atë potencialisht të rrezikshëm, distanca në të cilën do t’i afrohet Tokës është 2.6 herë më e madhe se distanca mesatare hënore, që do të thotë se 2024 ON nuk përbën kërcënim për Tokën në orbitën e saj aktuale, por edhe një devijim i vogël mund të ketë pasoja të mëdha.

Madhësia e madhe e asteroidit e bën atë 99% më të madh se çdo objekt tjetër pranë Tokës, por ai nuk do të kalojë aq afër sa të jetë i dukshëm pa një teleskop. Megjithatë, për këdo që dëshiron të vëzhgojë qiellin atë ditë, do të ketë një eklips të pjesshëm hënor të rrallë, i cili përkon me një super hënë të plotë. Ky spektakël do të jetë i dukshëm në të gjithë Evropën dhe Afrikën, dhe gjithashtu do të jetë i dukshëm në pjesë të Amerikës së Veriut dhe Jugut, si dhe në Azi.

Asteroidi po gjurmohet nga Projekti Virtual Telescope, i cili e regjistroi atë më 9 shtator duke udhëtuar me rreth 40,000 kilometra në orë. Megjithëse ekspertët e kanë konsideruar atë potencialisht të rrezikshëm, distanca në të cilën do t’i afrohet Tokës është 2.6 herë më e madhe se distanca mesatare hënore, që do të thotë se 2024 ON nuk përbën kërcënim për Tokën në orbitën e saj aktuale, por edhe një devijim i vogël mund të ketë pasoja të mëdha.

Madhësia e madhe e asteroidit e bën atë 99% më të madh se çdo objekt tjetër pranë Tokës, por ai nuk do të kalojë aq afër sa të jetë i dukshëm pa një teleskop. Megjithatë, për këdo që dëshiron të vëzhgojë qiellin atë ditë, do të ketë një eklips të pjesshëm hënor të rrallë, i cili përkon me një super hënë të plotë. Ky spektakël do të jetë i dukshëm në të gjithë Evropën dhe Afrikën, dhe gjithashtu do të jetë i dukshëm në pjesë të Amerikës së Veriut dhe Jugut, si dhe në Azi.

“Show humori të ri”/Agron Llakaj prezanton projektin e ri, largohet nga Vizion Plus?

Aktori i humorit Agron Llakaj do të vijë këtë sezon me një emision të ri humori. Ai ka postuar në Instagram një video promo ku shkruhet “Së shpejti me një show humori të ri”.

Mirëpo, ai nuk ka zbuluar më shumë detaje, as emrin dhe as bashkëpuntorët që do ketë në këtë projekt. Ende nuk dihet nëse ky show do zhvillohet në ekranin e Vizion Plus, apo në ndonjë media tjetër.

Kujtojmë se pak muaj më parë Agron Llakaj pësoi një humbje të madhe, atë të bashkëshortes. Por mesa duket ai po vijon karrierën dhe pasionin për humorin, përmes emisioneve të tilla.

Luksi i Hatit dhe Jasharit, Milaim Zeka: Prokuroria të hetonte ku i gjejnë paratë! Kur kalon nga gamilja në makinë luksoze, e hup krejt…

Çifti mysliman i Tik-Tokut, Hati dhe Jashari kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi policia u hoqi patentën dhe u sekuestroi makinën, për tejkalim të shpejtësisë.

Videot me shpejtësi ekstreme ata i postonin në rrjetet sociale, nga dhe ku u nis policia për t’i ndaluar.

Por për gazetarin Milaim Zeka, autoritetet nuk kanë bërë sa ç’duhet. Ai tha në emisionin “Ftesë në 5”, se në shtetet perëndimore, kur policia të ndalon për shpejtësi të madhe, jo vetëm që përfundon në burg, por prokuroria nis hetimet mbi të ardhurat, në rast se kapesh me makina luksoze.

Zeka bëri edhe një ironi, duke thënë se kur kalon nga “gamilja në shkretëtirë” në makina luksoze, e “hup kretj orientimin”.

“Kur je me një gamile në shkretëtirë dhe ti pastaj hyp në një makinë moderne, të hup komplet orientimi. Unë ia vë fajin policisë shqiptare, nëse ti e nget makinën me shpejtësi, policia jo të heq patentën por prokuroria nis hetimet nga i gjen paratë. Ku i gjen Jashari paratë me këtë lluks”, u shpreh Zeka.

Përmbƴtjet në Europë/ Nga nesër shtrëngata shiu dhe erëra të forta, aIarm në 10 rajone

Një shqetësim i madh, i përqendruar aktualisht në zonën e Ballkanit, do të çojë në një përkeqësim gradual të kushteve të këqija të motit në Itali, me reshje të shpërndara në të gjithë territorin, veçanërisht në sektorët e Adriatikut, më të përhapura dhe të vazhdueshme në Emilia-Romagna dhe Marche, raportojnë mediat italiane.

Për më tepër, formimi i një zone me presion të ulët mbi detin e poshtëm Tirren do të gjenerojë një intensifikimin e erërave veri-lindore mbi sektorët qendror-veriorë të Adriatikut.

Bazuar në parashikimet e disponueshme, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një paralajmërim për kushtet e pafavorshme të motit.
Paralajmërimi parashikon reshje të përhapura dhe të vazhdueshme nga orët e para të ditës së nesërme, duke përfshirë shira ose stuhi, në Emilia-Romagna dhe Marche, dhe nga mëngjesi, reshje të shpërndara, duke përfshirë shira ose stuhi, në Abruzzo dhe Molise, veçanërisht në sektorët bregdetarë dhe në Kampania, Pulia dhe Bazilikata.

Këto dukuri do të shoqërohen me reshje të dendura shiu, aktivitet të shpeshtë elektrik (rrufe), stuhi lokale breshëri dhe me erëra të forta. Për më tepër, nga nesër herët në mëngjes priten erëra të forta deri në stuhi në Friuli Venezia Giulia, Veneto, Emilia-Romagna dhe Marche, veçanërisht në sektorët bregdetarë dhe Apenin.

Në bazë të fenomeneve të pritshme dhe të vazhdueshme, alarm i verdhë është vlerësuar për nesër në një pjesë të Emilia-Romagna, Marche, Umbria, Lazio, Abruzzo, në të gjithë territoret e Molise, Basilicata dhe Puglia, në një pjesë të Campania-s dhe Sardenjës.