Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 22 Qershor 2024

Dashi

Diçka që ka kaluar shumë kohë më parë ju mundon fort. Ajo që ju këshillojmë është që të mos mendoni për diçka që i përket së shkuarës, pasi asgjë nuk kthehet. Gjeni kurajën dhe ktheni situatën. Duhet të vini dorë te portofoli për shpenzime të paparashikuara, por që nuk keni zgjidhje.

Demi

Advertisements

Keni disa pasiguri kohët e fundit. Kryesisht ato lidhen me një projekt. Ju duhet t’i vendosni vetes një qëllim të caktuar. Nëse ndërtoni një strategji efikase do të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët tuaj. Besimi juaj vlen më shumë se çdo gjë tjetër në dashuri. Bëni kujdes!

Binjakët

Një ditë jo fort e mirë për të lindurit e kësaj shenje kjo e shtunë. Sot keni nevojë për të pasur pranë një person të besuar dhe që ju përcjell qetësi. Limitojini konfidencat tuaja. Tregohuni të guximshëm. Ndërmerrni iniciativa. Dikush që ëhstë pranë është ziliqar.

Gaforrja

Kjo e sotmja duket një ditë e mirë për të lindurit e Gaforres. Raportet me vëllezërit, motrat, kushërinjtë, të afërmit dhe fqinjët do t’i keni shumë të mira. Miqtë dhe shoqatat mund të ndërtojnë për ju “trampolina” fantastike për të ndryshuar diçka në jetë.

Luani

Një ditë jo forte e mirë për Luanët. Kjo pasi pozicioni i Jupiterit nuk është aspak favorizues për ju sot. Do të irritoheni veçanërisht nga persona të cilët ju provokojnë në çdolloj mënyre. Nëse keni lindur ditën e shtunë provoni fatin tuaj.

Virgjëresha

Nuk do të jeni të qetë gjatë kësaj dite. Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi: sot mund të ndiheni nervoz për të bërë gjithçka me nxitim. Por nuk ka asgjë më të gabuar sesa kjo gjë. Mundohuni të bëni ndonjë ndryshim në pamje.

Peshorja

Juve jeni plot ide këtë ditë. Njëra prej tyre, që është e fshehtë mund të jetë ide mjaft e mirë dhe do ta bëni fshehurazi. Do të keni një humor të mirë sot, por ashtu edhe fat në lojëra. Por përpiquni që mos të shpenzoni shumë. Beqarët mund të njohin persona të rinj.

Akrepi

Një ditë me ulje-ngritje kjo e shtunë për të lindurit e kësaj shenje. Ditë mjaftueshëm monotone, por pasditja do të jetë tepër ekzaltuese në aspektin e dashurisë. Ndërsa beqarët do të vuajnë nga ndonjë emocion i ri nga njohjet e reja.

Shigjetari

Duhet të tregoheni të kujdesshëm me ata që ju rrethojnë në punë. Gjeni bashkëpunëtorët e duhur. Është më mirë që mos të bëni asnjë projekt ambicioz nëse nuk gjeni figura profesionale të përshtatshme. Në dashuri duhet të jepni më shumë.

Bricjapi

Një ditë përgjithësisht e mirë dhe me fat kjo e shtunë për të lindurit e shenjës Bricjapi. Sot me shumë fat do të jenë të lindurit e ditës së hënë: mund të realizoni ndonjë dëshirë të vogël. Duhet të jini më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar në gjithçka.

Ujori

Një ditë jo fort e mirë dhe me surpriza. Ujorët duhet të jenë gati për të papritura. Më mirë shmangni udhëtimet dhe vendet me shumë njerëz. Ata që janë çift duhet të bëjnë kujdes, sepse sot një fjalë më shumë mund të provokojë grindje.

Peshqit

Duhet të jeni më i qetë. Këshillohet që me partnerin mos të tregoheni kaq shumë pasi në këtë moment ka shumë nevojë për juve dhe dashurinë që i ofroni. Gjatë kësaj dite nuk duhet t’i besoni askujt, pasi tregimi i sekreteve tuaja mund t’ju bëjë subjekt thashethemesh. Kujdes me shpenzimet.

Këngëtarja e njohur flet për divorcin nga bashkëshorti: Më dh*nonte fizikisht dhe…

Këngëtarja e njohur Drenusha Latifi, në një lidhje live ka qenë në emisionin “Shqipëria Live”, ku pa komplekse ka treguar arsyet e vërteta pse ndodhi ndarja nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin kishte 10 vite martesë.

Sipas saj, arsyeja kryesore e kësaj ndarje ka qenë dhuna fizike dhe ekonomike që ai ushtronte drejt saj. Sipas këngëtares, divorci ishte zgjidhja e vetme për të dhe fëmijët e saj.

Erjona Rusi: Ti para disa kohësh i ke dhënë fund martesës gati 10 vjeçare mos gaboj.

Drenusha Latifi: “Po u bë një vit e gjysmë që jemi ndarë”.

Erjona Rusi: Mund të të pyes se cilat janë aryset e divorcit?

Drenusha Latifi: “Arsyeja kryesore ka qenë dhuna fizike po ashtu dhe dhuna ekonomike. Unë jam shume realiste në ato që them dhe e di që shumë njerëzve nuk ka për t’i përlqyer. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, jo se kam qenë prej tij e varur ekonomikisht, mirëpo kemi pasur shumë gjëra financiare së bashku. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, kam gjetur punë vetë, nuk kam qenë ekonomikisht e varur as prej shtetit suedez as prej kërkujt tjetër. Normalisht ka qenë edhe më e lehtë për mua të marr një vendim të tillë. Kur jam takuar me ish-bashkëshortin tim nuk ka pasur as pasuri, asnjë gjë, përkundrazi ka qenë në një fazë shumë të keqe ekonomike kur jemi takuar dhe kemi takuar shumë gjëra bashkë, por kur unë nuk jam pajtuar me dhunën fizike që më është bërë dhe dhunën ekonomike, psiqike etj, m’u desh të shikoja të gjithë territorin tim se çfarë është më e mira për mua dhe fëmijët e mi, kuptova që nëse do pavarësohem nga ana ekonomike dhe jam e pavarur, mund të shkëputem prej tij”.

Erjona Rusi: Çfarë nënkupton dhe dhunën ekonomike?

Drenusha Latifi: “Dhuna ekonomike është kur partneri të kërkon të marrësh një kredi ose ti e ke një biznes me partnerin tënd dhe ai mundohet të ti marrë lekët dhe duke mos të lënë të kesh kontroll ndaj atyre lekëve. Nëse do investoheshin në familje, nuk besoj se ndonjë grua të kishte kundërshtime. Unë mendoj që konflikti vjen kur këto para dalin jashtë familjes, pavarësisht ku shkojnë, në bixhoz, alkool, droga apo gjëra të tij personale”.

FOTOLAJM/ Gruaja dhe e dashura e FUTBOLLISITIT anglez në stadium… edhe fëmijët i veshin njësoj!

Në stadiumin e Frankfurtit përballë Danimarkës, Anglia dhuroi pasditen e djeshme një nga performancat më të shëmtuara të këtij Europiani, por paraqitja e bashkëshorteve dhe të dashurave të yjeve “Tre Luanë” në tribuna s’ishte e tillë.

Më i surprizuari ishte padyshim mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker, të cilit i kishin ardhur për ta ndjekur nga afër bashkëshortja Annie Kilner dhe e dashura Lauryn Goodman, të cilat e kanë bërë të dyja baba.

Annie dhe Lauryn u gjendën kështu në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë.

Lauryn Goodman e çoi fëmijën e saj për të parë Walker dhe të gjithëve u ra në sy bluza e djalit 4-vjeçar, një fanellë e Anglisë me numrin 2 dhe të shkruar “Babi” në shpinë.

Ajo e djeshmja në Frankfurt ishte momenti më i afërt që Walker dhe djali i tij Kairo kanë pasur prej muajsh.

Ndërkohë, Annie si në ndeshjen e mëparshme, solli në stadium tre djemtë e saj më të mëdhenj, duke pasur parasysh se i katërti është vetëm dy muajsh.

Bashkëshortja e Walker ndodhej në tribunë në seksionin ku ishin ulur edhe partneret e tjera të futbollistëve, ndërsa e dashura ishte ulur në një stendë të veçantë me Kairon.

Vetë mbrojtësi pas ndeshjes shkoi dhe përqafoi bashkëshorten dhe fëmijët, e të gjithë së bashku dukeshin një familje e lumtur.

Vdes nga ataku në zemër influencierja 36-vjeçare

Sipas raportimeve të mediave lokale, një influencere e njohur tuniziane vdiq pasi pësoi një atak në zemër teksa ndodhej në një jaht në Maltë.

Farah El Kadhi, 36 vjeç, numëronte më shumë se 1 milion ndjekës në Instagram, vdiq të hënën në spitalin Mater Dei rreth orës 6:30 të mëngjesit, raporton Times of Malta.

Ylli i mediave sociale dukej se nuk kishte lëndime të dukshme kur u shtrua në spital. Për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes ka nisur një hetim, sipas mediumit lokal.

Kadhi ka qenë me pushime në Maltë, ku ka promovuar edhe kompani dhe marka në Instagramin e saj.

Postimet e saj të fundit në mediat sociale tregojnë se ajo ndodhej në St. Julians, përgjatë bregut verilindor të Maltës.

Sa MILIONA EURO shpenzuan TIFOZËT kuqezi për ndeshjen Shqipëri-Itali? (SHIFRA e FRlKSΗME për 1 DITË)

Shqiptarët mendohet që kanë shpenzuar 18 milionë Euro në 1 ditë të vetme në 15 Qershor në Dortmund të Gjermanisë për ndeshjen Itali-Shqipëri”, kështu është shprehur gazetari Blendi Fevziu në një postim në rrjetin social “Instagram”.

Megjithatë, Fevziu shprehet se mendohet që të pranishëm në Dortmund kanë qenë rreth 80 mijë tifozë shqiptarë në mbështetje të Kombëtares, që e çon në këtë mënyrë shifrën e shpenzimeve në rreth 28 milionë Euro.

Ndërkohë, tifozët italianë, të cilët kanë qenë dukshëm më të pakët në numër, mendohet të kenë shpenzuar 7.5 milionë Euro më 15 Qershor në Dortmund.

Blendi Fevziu: Shqiptarët mendohet që kanë shpenzuar midis 18 dhe 28 milionë Euro në 1 ditë të vetme në 15 Qershor në Dortmund të Gjermanisë për ndeshjen Itali-Shqipëri. Rreth 51 mijë shqiptarë janë regjistruar në Dortmund për ndeshjen dhe me një shpenzim prej 350 Eurosh që konsiderohet si shpenzimi mesatar ditor i një tifozi në Euro 2024, mendohet që të kenë shpenzuar rreth 18 milionë Euro, kundrejt 7.5 milionë Euro të italianëve, të cilët kanë qenë dukshëm inferiorë në numër në Dortmund. Por sipas policisë gjermane, numri i tifozëve shqiptarë në stadium dhe në qytet i ka kaluar të 80 mijë vetët që e çon shifrën e shpenzimit, duke i shumëzuar me 350 Euro, mbi 28 milionë Euro. Natyrisht që në këtë shpenzim nuk përfshihet bileta e stadiumit, nuk përfshihet transporti nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe vendet evropiane drejt Dortmundit. Pra në një ditë të vetme, shqiptarët mund të kenë shpenzuar deri në 28, ndoshta dhe më shumë milionë Euro për ndeshjen Itali-Shqipëri.

Dhunohet dhe mbahet peng së bashku me familjen legjenda e Italisë Roberto Baggio

Ish-fituesi i Topit të Artë, Roberto Baggio dhe familja e tij mbetën viktima të një grabitjeje të dhunshme mbrëmjen e së enjtes, teksa po ndiqnin ndeshjen Itali-Spanjë të vlefshme për Euro 2024 që po luhet në Gjermani.

Makthi për 57-vjeçarin filloi rreth orës 22:00 kur një bandë prej të paktën pesë personash, të gjithë të armatosur hynë në vilën e futbollistit në Altavilla Vicentina.

Corriere dello Sport raporton se grabitësit kanë hyrë në shtëpi dhe Baggio ka tentuar të përballet duke u përleshur fizikisht me njërin prej tyre. Pas një përleshjeje shumë të shkurtër, grabitësi e ka goditur sulmuesin legjendar të Italisë me pjesën e pasme të armës në ballë, duke i shkaktuar një plagë të thellë, ndërsa më pas Baggio dhe anëtarët e tjerë të familjes janë mbajtur peng në një dhomë për 40 minuta.

Gjatë kësaj kohe kriminelët kanë kthyer përmbys çdo dhomë, duke vjedhur orë, bizhuteri dhe para, por ende nuk është përcaktuar vlera e sendeve të vjedhura.

Dhunohet dhe mbahet peng së bashku me familjen legjenda e Italisë

Kur futbollisti kuptoi se grabitësit ishin larguar, ka thyer derën dhe ka lajmëruar policinë. Karabinierët kanë ndërhynë me shpejtësi pasi kanë dëgjuar denoncimin e Baggios dhe familjes së tij, ndërsa prokuroria ka nisur një hetim duke sekuestruar të gjitha pamjet e vëzhgimit me video.

Sakaq, Baggio është dërguar në urgjencën e Arzignano, ku u trajtua nga mjekët dhe ka dalë prej andej me disa qepje në ballë. Për anëtarët e tjerë të familjes kishte vetëm gjendje frike dhe paniku, por askush nuk është lënduar.

Arrestohet në Itali reperi shqiptar për trafik droge, në makinë i gjenden køkainë dhe para

Një reper shqiptar është arrestuar nga autoritet italiane për trafik droge. Mediat në Itali raportojnë se bëhet fjalë për Eraldo Çekrezi, 26 vjeç, i cili njihet me emrin e artit “Daxter”.

Artisti i ri u arrestua nga policia në Milano pasditen e së enjtes me akuzën e posedimit me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike pasi iu gjetën kokainë dhe para.

Shqiptari u pikas nga policia italiane pasi ai ndaloi me një makinë Citoren dhe ishte duke komunikuar me telefon.

Policia vuri re se pranë tij filluan të afroheshin disa persona të tjerë. Në këtë moment një shtetas australian i ble reperit shqiptar doza me drogë.

Nga kontrolli rezultoi se shqiptarit iu gjetën 19 doza kokaine dhe 2 mijë euro cash.

Shqiptari nga Durrësi, “Daxter” u bë i njohur në Itali në skenën e repit duke marrë pjesë në disa kompeticione muzikore.

Spanja ka një lajm të mirë për Shqipërinë para ndeshjes

Spanja është konfirmuar tashmë si fituese e Grupit B. Para ndeshjes së raundit tjetër është përballja kundër Shqipërisë në Düsseldorf të hënën (21:00).

Trajneri de la Fuente e ka bërë tashmë të qartë se ai do të luajë me ekipin e dytë duke lënë titullarët në stol për të pushuar.

“Ne mund të kursejmë pak forcë, por nuk duam t’i japim asgjë kundërshtarit” tha tekniku.

29-vjeçarja qëIIon për v*ekje prindërit, tenton të v*asë dhe vëllain e saj

Një tjetër krim i rëndë është regjistruar në SHBA, ku kanë mbetur të vdekur dy prindër të një 29-vjeçare. Mësohet se autor i ngjarjes është fëmija i viktimave një transgjinore 29-vjeçare.

Mësohet se ajo i qëlloi me gjakftohtësi prndërit, pas një konflikti mes tyre. 29-vjeçarja, Mia Bailey u arrestua në SHBA dhe pasi u vendos në pranga, i tha policisë se krimin do e bënte përsëri.

“Do ta bëja përsëri, i urrej“, tha ajo.

Sipas fqinjëve të familjes, zënkat mes gruas transgjinore 29-vjeçare dhe prindërve të saj ishin të shpeshta, pasi ajo vendosi të kalonte në tranzicion.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në Utah me Bailey, duke rrëfyer se ajo shkoi në shtëpinë e prindërve të saj e vendosur për t’i vrarë ata. 29-vjeçarja ka qëlluar edhe në drejtim të vëllait të saj, i cili ndodhej pas një dere të mbyllur dhe më në fund arriti të arratisej, duke njoftuar autoritetet për krimin brutal.

Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria

Pas përfundimit të ndeshjes mes Spanjës dhe Italisë, Kombëtarja shqiptare ka pak më të qartë atë që duhet të ndodhë, në mënyrë që të bëjë ëndrrën realitet, pra kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të “Euro 2024”.

Dhe rrugët që janë përpara saj, tashmë kanë një të përbashkët të qartë, por edhe të vështirë, fitoren ndaj Spanjës. Spanjollët kanë siguruar kreun e grupit, çfarëdo që të ndodhë në ndeshjen e fundit dhe për Shqipërinë, suksesi ndaj tyre në ndeshjen e të hënës është kyçi i kualifikimit. Shqipëria kualifikohet si e dyta në grup: nëse mund Spanjën dhe paralelisht Italia mundet nga Kroacia, por me këtë të fundit që nuk siguron një golavarazh më të mirë të përgjithshëm se kuqezinjtë.

Aktualisht golavarazhi është -1 për Shqipërinë dhe -3 për Kroacinë. Shqipëria del e treta: nëse mund Spanjën, por Kroacia fiton me një golavarazh më të thellë duke kapërcyer atë të kuqezinjve, nëse Italia fiton ose barazon ndeshjen. Në këtë variant, me 4 pikë, Shqipëria do të kishte thuajse të sigurtë kualifikimin, por si mes të tretave më të mira në Europian. Shqipëria mund të dalë e treta në grup edhe duke barazuar apo humbur ndeshjen, për sa kohë që Kroacia nuk regjistron një rezultat më të mirë.

Por pastaj kualifikimi si e treta më e mirë do të ishte shumë i komplikuar dhe do varej nga situata e grupeve të tjera, duke marrë si faktor pikët apo edhe golavarazhin e përgjithshëm.