Ng acmoi se*su@lisht 10-v. jeçaren në pishinë, arrestohet babai i fotografit të VIP-ave shqiptarë! Djali i tij tërhoqi lekët e Leonard Dukës për Trejsin

Një 60-vjeçar shqiptar është arrestuar në Majamin e Veriut për ngacmim seksual ndaj një të miture. Raportohet se Skënder Halili 60-vjeç, tentoi të ngacmonte disa herë një 10-vjeçare në pishinën e kompleksit të apartamenteve ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në pishinën e Villa Laguna në kompleksin SoLé Mia, që ndodhet në adresën “2200 SoLé Mia Square Lane”. Një dëshmitar i cili ka parë të gjithë ngjarjen nën pishinë përmes syzeve të ujit, tha se Halili kapi këmbën e të miturës nga poshtë në një përpjekje për të prekur organin gjenital të saj mbi rrobat e banjës.

Mësohet se 60-vjeçari është babai i fotografit të njohur të VIP-ave, Klevin Halili. Ky i fundit nuk ka bërë ende asnjë reagim lidhur me ngjarjen. Kujtojmë se Klevin Halili është cilësuar si miku i Trejsi Sejdinit, i cili e ndihmoi atë të tërhiqte në SHBA, 500 dolliarë që ia kishte dërguar personazhi i botës së krimit, Leonard Duka.

Sipas autoriteteve, kamerat e sigurisë kapën “ndërveprime të shumta” midis të dyve, por thanë se prekja ndodhi nën ujë dhe nuk ishte “veçanërisht e dukshme”. E mitura kur u pyet lidhur me ngjarjen tha se Halili pozicionohej qëllimisht afër lodrave të saj për ta kapur.

Policia tha se Halili e kapi të miturën nga beli dhe e vuri në prehër dhe i kapi të pasmet mbi rrobat e banjës, por 10-vjeçarja u mundua të largohej me not.

Nuk specifikohet se kush e thirri policinë, por autoritetet thanë se Halili ishte ende në pishinë kur arritën në vendngjarje. Gjatë një interviste në stacionin policor të Majamit të Veriut, autoritetet thanë se Halili, përmes një përkthyesi shqiptar, i tha policisë se ai mund ta kishte prekur gjatë notit, por tregoi se ishte aksidentale.

Policia tha gjithashtu se një natë më parë, vajza raportoi se Halili e kishte “shtypur” në këmbë teksa po notonte, por besonte se ky ishte incidenti i vetëm i paqëllimtë. Policia arrestoi Halilin me akuzën e veprës penale për ngacmim të turpshëm dhe të pamoralshëm të një fëmije nën 12-vjeç dhe tentativë ngacmimi i dhunshëm ndaj një fëmije nën 12 vjeç, si dhe dy akuza për kundërvajtje.

Skënder dhe Klevin Halili

V*asja e liderit të Hamasit, Khamenei jep urdhër që Irani të godasë Izraelin

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei ka dhënë urdhër që të goditet menjëherë Izraeli si kundërpërgjigje për vrasjen në Teheran të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Lajmin e raporton New York Times duke cituar tre zyrtarë iranianë që janë informuar urdhrat.

Khamenei e dha urdhrin gjatë një mbledhjeje emergjentë të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Udhëheqësi i grupit militant Hamas. Ismail Hanijeh u vra të mërkurën në mëngjes në një sulm ajror pas të cilit dyshohet se qëndron Izraeli. Ai u vra në Teheran, vetëm disa orë pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit.

Vrasja e tij ndodh në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe shtetet në rajon po përpiqen të parandalojnë përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe shton shqetësimet për një luftë të hapur rajonale.

Udhëheqësi i lartë i Iranit Khamenei u zotua se do të hakmerret, ndërkohë që zyrtarët amerikanë thanë se nuk ishin në dijeni dhe të përfshirë në sulm ndërkohë që bënë thirrje për vazhdimin e negociatave për të shmangur luftën.

Në deklaratën e parë që pas vrasjes së udhëheqësit të Hamasit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të “përgjigjet ashpër ndaj çdo agresioni ndaj nesh në çdo front”, por nuk e përmendi vrasjen e udhëheqësit militant. “Na presin ditë sfiduese”, shtoi ai.

Roja Revolucionare e Iranit dhe grupi militant Hamas njoftuan se udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hanijeh është vrarë në Teheran në një sulm ajror të mërkurën para agimit. Ai u vra në rezidencën që e shfrytëzonte gjatë qëndrimit në kryeqytetin iranian, pak orë pasi ishte parë duke buzëqeshur dhe shtrënguar duart me të pranishmit në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit dhe pas takimit me udhëheqësin e lartë të Iranit Ayatollah Ali Khamenei.

Meta ‘i hap sfidë’ Berishës në not, zgjedh Ujëbardhën e Kurbinit për t’u freskuar larg Tiranës (Video)

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk ndalet së promovuari turizmin shqiptar, duke sjellë në vëmendje pamje dhe imazhe nga vende të ndryshme shqiptare.

Dhe këtë të mërkurë ai ka zgjedhur Ujëbardhën e Kurbinit, e njohur edhe për betejën e saj të famshme si Beteja e Albulenës me 2 shtator të vitit 1457 midis forcave shqiptare te drejtuara nga Skënderbeu dhe një force ekspedite te forcave te perandorisë osmane.

Ajo ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut kundër osmanëve në fushë të hapur.
Por përtej historisë, Meta thotë se në Kurbin, të mirëpret një mrekulli dhe freski e jashtëzakonshme, vetëm 40 minuta larg Tiranës.

“Në Kurbinin e Betejës së Albulenës, të mirëpret një mrekulli dhe freski e jashtëzakonshme, vetëm 40 minuta larg Tiranës së inceneratorit që nuk ekziston”, shkruan Meta në komentin bashkëngjitur videos ku kreu i PL-së shfaqet në shoqërinë e disa të rinjve të cilët këndojnë “Albulena prita-prita”.

VIDEO

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 1 Gusht 2024

Dashi

Do të merrni një lajm të mirë, i cili do ju bëjë tejet euforik, sidomos nëse jeni të përfshirë në një projekt të rëndësishëm. Gjatë kësaj dite duhet të jeni më të dashur dhe të pranishëm në familje ose në raportin në çift.

Demi

Do të ndjeni dëshirën për të dalë nga rutina juaj, sidomos nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur me aktivitetet me të cilat po merreni. Nëse jeni në prag të nisjes së një projekti të ri, kërkoni më shumë mbështetje nga ana e familjes.

Binjakët

Do të keni mundësi që të merrni konfirmime të rëndësishme në punë dhe kjo gjë do ju japë më shumë liri dhe përgjegjësi. Duhet të jeni të hapur ndaj një ballafaqimi, pasi mund të zbuloni strategji interesante për të përmirësuar të gjithë projektet tuaja. Në dashuri do të jeni konfuz.

Gaforrja

Duhet të mbështeteni tek bashkëpunëtorët tuaj dhe të mbyllni një negociatë të rëndësishme. Do ta gjeni veten mjaft të kënaqur. Diskutoni çdo dyshim, para se të merrni vendime të rëndësishme.

Luani

Jini optimist pasi do të keni çdo gjë që ju duhet për të arritur objektivat tuaja. Lini mënjanë krenarinë dhe frikën se mos gaboni, dhe jini më të pranishëm në dashuri.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë mjaft intensive e cila do ju sjellë një sërë frytesh. Këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv në dashuri, ose në të kundërt rrezikoni që të vini në vështirësi partnerin/en.

Peshorja

Jeni në një fazë rebelimi, ku do të vini në diskutim çdo pikëpamje të jetës suaj. Duhet jeni të fortë dhe kjo gjë do ju ndihmojë si në punë edhe në dashuri. E enjtja favorizon mjaft takimet.

Akrepi

Shpesh prireni që të jeni shumë të tensionuar ndaj kundërshtive me të cilat haseni, por në këtë moment është e rëndësishme të mos përfshiheni nga paniku. Intuita e mirë do ju vijë në ndihmë. Dashuria do të jetë një sektor mjaft i favorizuar gjatë kësaj dite.

Shigjetari

Do të mbeteni të befasuar nga sjellja e një kolegu tuaj. Motivimi i bashkëpunëtorëve është mjaft i rëndësishëm, për të ruajtur një klimë produktive dhe të qetë. Në dashuri do të jeni në kërkim të më shumë qetësie.

Bricjapi

Kjo ditë do ju gjejë në humor shumë të mirë dhe do të jetë ky pozitivitet ai që do të favorizojë të gjitha takimet tuaja. Këshillohet që të jeni më kurajoz dhe të pavarur në vendin e punës. Rifutja në lojë do ju dhurojë një sërë mundësish të frytshme.

Ujori

Këshillohet që të rishikoni mënyrën tuaj të sjelljes. Kjo pasi sjellja juaj do të ndikojë lidhur me takimet apo negociatat e rëndësishme që duhet të çoni deri në fund.

Peshqit

Do të ndiheni të lënë pas dore dhe për këtë arsye do të jeni në kërkim të pikave të reja të referimit. Mos u përfshini në aventura të reja për ndjenjat tuaja, pasi në këtë moment do të jeni shumë emotiv dhe nervoz.

E bujshme nga Anglia: Liverpool hedh sytë nga Kristjan Asllani

Lajm i bujshëm nga merkato e verës. Liverpool ka hedhur sytë nga Kristjan Asllani, për t’i besuar mesin e fushës.

Mediat britanike shkruajnë se trajneri i ri, Arne Slot kërkon një numër 6 të mirëfilltë dhe mesfushori shqiptar i plotëson të gjitha kriteret.

Ai është i aftë të ndërtojë lojën, të vertikalizojë në manovrat ofensive, por mbi të gjitha të ndihmojë edhe në fazën mbrojtëse.

Edhe pse luajti shumë pak ndeshje si titullar me Interin gjatë sezonit të kaluar, me aktivizimin e tij në Serie A, Kristjan Asllani ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.

Mbetet për t’u parë, nëse në orët në vijim interesi i Liverpool do të konkretizohet, apo këto do të mbeten thjesht zëra të merkatos.

Ja si do të transformohet Lumi Lana nga Pallati me Shigjeta te kryqëzimi me Rr. ‘Teodor Keko’ (Fotot)

Tirana po vijon transformimin urbanistik me një tjetër projekt shumë ambicioz, i cili synon rehabilitimin e Lumit Lana nga Ura Teknologjike [Pallati me Shigjeta] deri në kryqëzimin me Rr. “Teodor Keko” [Unaza e Re].

Ky projekt është pjesë e planit të përgjithshëm urbanistik të kryeqytetit, duke ndjekur standardet bashkëkohore europiane për investime të tilla madhore.

Projekti përfshin zgjatjen e dy bulevardeve kryesore, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri”, të cilat do të shtrihen paralel me Lanën, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe cilësinë e jetesës për qytetarët e Tiranës. Segmenti i ri, i cili do të shtrihet përgjatë 1.8 kilometrave, do të përfshijë edhe ndërtimin e një shtrati të ri për lumin, me qëllim eliminimin e përmbytjeve të shpeshta dhe zhvillimin urban të zonës përreth.

Ndër elementët kryesorë të këtij projekti përfshihen ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Lana, të cilat do të shërbejnë për qarkullimin e automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve. Urat, me një gjatësi prej 24 metrash, do të lidhen me bulevardet e zgjeruara që do të përfshijnë gjithë infrastrukturën moderne, si sinjalistika, ndriçimi, peizazhi, dhe telekomunikacioni.

Projekti, gjithashtu parashikon ndërtimin e korsive të dedikuara për biçikleta, me një gjerësi prej 2.5 metrash, trotuare për këmbësorë me gjerësi 2 metra, si dhe një pistë vrapimi 2 metra të gjerë, duke siguruar kështu një lëvizje sa më të sigurt dhe komode për të gjithë përdoruesit e rrugëve. Një rëndësi e veçantë i është dhënë përqasjes së këmbësorëve dhe personave me aftësi të kufizuar, duke minimizuar barrierat arkitektonike dhe duke garantuar lëvizje të lirë në trotuare.

Në përputhje me nevojën për të përmirësuar cilësinë e jetës urbane dhe për të reduktuar ndotjen, projekti do të trajtojë edhe problemet e kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe atyre të shiut, të cilat deri më tani kanë shkaktuar ndotje të konsiderueshme të lumit.

Ky projekt pritet të sjellë përmirësime të mëdha në infrastrukturën e qytetit, duke e bërë Tiranën një qytet më të gjelbër, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për jetesë.

Komenti i saj bëri bujë në mediat serbe, reagon Bebe Rexha: Jam shqiptare, i dua rrënjët e mia

Bebe Rexha vizitoi së fundmi vendlindjen e saj ku mori pjesë edhe si e ftuar speciale në “Sunny Hill Festival” në Prishtinë.

Fansat mezi po prisnin që Bebe të performonte në skenën e festivalit ndërsa ylli shqiptar shfrytëzoi ditët e qëndrimit në Shqipëri, për të takuar të afërmit e saj në Dibër. Ajo gjithashtu ndau momente të bukura me ta edhe në rrjete sociale ku në sy ra përshkrimi në një postim të sajin.

“Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva – për mua të gjitha janë Shqipëria ime”, u shpreh 34-vjeçarja. Kjo deklaratë bëri bujë të madhe në mediat serbe, të cilët kanë bërë tituj të ndryshëm në lidhje me këtë. Krahas kësaj, Rexha ka bërë një reagim në InstaStory, ku thotë se është krenare që është shqiptare.

Postimi i plotë i Bebe Rexhës:

“Shqiptarët janë përballur me kufij shtetërorë të imponuar, duke ndarë njerëz të të njëjtit komb dhe gjak në shtete të ndryshme. Megjithatë, kur mendoj për shqiptarët, kufijtë shtetërorë kanë pak rëndësi për mua. Mendoj për gjuhën tonë të bukur, traditat tona, muzikën dhe vallet tona, dhe shumë elementë që nuk kufizohen me kufij.Jam thellësisht e dashuruar me rrënjët e mia, krenare që jam shqiptare dhe krenare për çdo shqiptar që jeton ende në këto troje, si dhe për mijëra në komunitetin jashtë vendit që jetojnë në Amerikë, Evropë dhe në mbarë botën. Ju dua të gjithëve”.

“Një klub ka ofruar 27 milionë euro për Brojën”- Lajmi më i fundit për sulmuesin vjen nga… Spanja

Armando Broja është në shitje dhe këtë nuk e hedh poshtë as fakti se sulmuesi ka udhëtuar me Çelsin drejt SHBA për të marrë pjesë në turin që po zhvillojnë atje blutë londinezë.

Klubi i Çelsit është i interesuar të shesë futbollistin për të rregulluar bilancet dhe me sa duket ka marrë një ofertë të rëndësishme financiare për të.

Megjithatë, informacionet për këtë ofertë nuk vijnë nga Anglia, por nga Spanja, ku emisioni më i njohur televiziv sportiv “El Chiringuito”, ka njoftuar se ka një ofertë zyrtare për sulmuesin nga një klub tjetër i Premier Ligës, që nuk bëhet ende i njohur.

“Një ekip i Premier Ligës ka realizuar një ofertë prej 27 milionë eurosh për Armando Brojën. Çelsi është i hapur për shitjen e sulmuesit shqiptar. Negociatat po vazhdojnë”, sqarohej në emisionin televiziv dhe në rrjetet sociale të tij sipas të dhënave të siguruara nga gazetari Gonzalo Tortosa, i cili është i njohur për çështjet e merkatos së futbollistëve.

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Idrizi ngre akuzën e fortë: Po trajtohet si bashki minoritare kur 90 % e saj…

Deputeti Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, e cila sipas tij, po trajtohet si bashki minoritare e me kandidatë minoritarë grekë.

Idrizi shprehet se kjo bashki është e banuar 90% nga shqiptarët, 10 % romë, vllehë dhe greqisht-folës.

“A dini gjë kujt i drejtohen këta kandidatët e PD-së dhe PS-së në gjuhën greke kur bashkia e Himarës nuk është minoritare?

Këta kandidatët e PD-së dhe PS-së bëjnë mirë të flasin greqisht në shtëpitë e tyre.

A ju kujtohen zgjedhjet lokale të 2003-t kur PS dhe PD u bënë bashkë kundër Bollanos e vorio-epireshave?

A rrezikojmë që kushdo të fitojë nga këta, Himara të kthehet në kryedashin për Vorio-Epirin?

Dy fjalë për këtë Vorio-Epirin dhe vorio-epireshat…

Po si ka mundësi që Epiri i Veriut qenka i banuar nga grekët, kur Epiri i jugut (Çamëria, Janina, Follorina e Konica) janë të banuara që
kur është njohur njerëzimi, nga jo-helenë?!!!!”, shprehet Idrizi.

Reagimi nga Shpëtim Idrizi

Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës po konsiderohen si në një bashki minoritare e me kandidatë minoritarë grekë.

#HimaraËshtëShqiptare

90 % e banuar nga shqiptarë.

10 % romë, vllehë e greqisht-folës.

Të dielën zgjidhet kryebashkiaku.

A dini gjë kujt i drejtohen këta kandidatët e PD-së dhe PS-së në gjuhën greke kur bashkia e Himarës nuk është minoritare?

Këta kandidatët e PD-së dhe PS-së bëjnë mirë të flasin greqisht në shtëpitë e tyre.

A ju kujtohen zgjedhjet lokale të 2003-t kur PS dhe PD u bënë bashkë kundër Bollanos e vorio-epireshave?

A rrezikojmë që kushdo të fitojë nga këta, Himara të kthehet në kryedashin për Vorio-Epirin?

Dy fjalë për këtë Vorio-Epirin dhe vorio-epireshat…

Po si ka mundësi që Epiri i Veriut qenka i banuar nga grekët, kur Epiri i jugut (Çamëria, Janina, Follorina e Konica) janë të banuara që kur është njohur njerëzimi, nga jo-helenë?!!!!

Në 340-n p.e.s Straboni në veprën e njohur “Gjeografia e Kohës” përshkruan se helenët shtrihen deri në gjirin e Ambrakisë (sot Gjiri i Artës), pastaj jetojnë barbarët, pra jo-helenët.

Tuqiditi në veprën “Lufta e Peloponezit i përshkruan prapë Helenët deri në Gjirin e Ambrakisë.

Epiri banohej nga jo helenët e fiset ilire: Thesprotët, Kaonët, Molosët, me Lidhjen Epiriote e Pirron e Epirit, Despotatin e Artës me despotët Gjin Bue Shpata e Pjetër Losha, që në shekullin 13 ndaluan dyndjet sllave në Ballkan.

Çamëria e Abedin Pashë Dinos, Hasan Tahsinit, Muharrem e Haki Rushitit, Alush e Osman Takës, Çaparejve, Suliotëve, tre firmëtarëve të

Pavarësisë, Musa e Ali Demit, Kol Idromenos, Mitrush Kutelit, Daut Hoxhës, Rauf Dinos e Beut Rexho Plakut, Bilal Xhaferrit e shumë e shumë figurave të shquara.

Çamëria iu aneksua Greqisë vetëm në vitin e mbrapshtë 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ashtu siç Kosova iu aneksua Serbisë.
Vetëm në Mars të vitit 1913, Çamëria u pushtua me zjarr dhe me hekur nga Greqia.

Që nga antikiteti e deri në Mars të vitit 1913 nuk ka pasur asnjëherë debat historik se çfarë ishte Epiri; pra vazhdimësi Iliro-Shqiptare (Çame).

Këto dy fjalë i kisha për Vorio-Epireshat dhe ata që i dëgjojnë e ngrohen në diell…

Mbërrin oferta e parë zyrtare për Brojën, ja skuadra që ofron 32 milionë Euro

Emri i Armando Brojës vijon të mbetet një nga më të përfolurit në merkaton e kësaj vere, me Chelsea që kërkon të sistemojë sulmuesin duke përfituar disa miliona euro që do t’i përdorte për të sjellë një makineri golash në “Stamford Bridge”.

Pas zërave që e lidhën me Dortmundin, Milanin dhe Southampton, oferta zyrtare për Brojën ka mbërritur, por vjen nga Liverpuli.

Jo “The Reds” por ekipi tjetër i qytetit, blutë e Everton kanë ofruar 27 milionë paund (32 milionë euro) për të transferuar Brojën në Goodison Park.

Sipas mediave angleze, Chelsea po e shqyrton këtë ofertë dhe ka gjasa të mëdha ta pranojë pasi këto para do t’i përfshinte menjëherë në planin e saj të merkatos për t’i sjellë Enzo Marescas, lojtarët që kërkon ti ketë pjesë të projektit