Nuk e heqim kurrë nga priza, kjo pajisje elektronike mund të shkaktojë tragjedi gjatë vetëtìmave

Gjatë shiut dhe stuhive, shumë njerëz zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi. Në fakt, shumë njerëzve u pëlqen veçanërisht të kalojnë kohën duke parë seriale televizive ose filma pa pushim kur moti është i keq.

Megjithatë, kur stuhitë shoqërohen me aktivitet shumë të fortë, rekomandohet të shkëputim pajisjet elektronike nga furnizimi me energji elektrike nëse nuk duam që ato të dëmtohen.

Është e qartë se, nëse një stuhi na gjen jashtë shtëpisë, ajo që nuk duhet të bëjmë kurrë është të strehohemi nën një pemë. Gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm ndaj sipërfaqeve të mëdha ujore, siç është deti, lumenjtë ose liqenet.

Megjithatë, nëse, për fat të mirë, na gjen në shtëpi dhe shkarkimet elektrike janë shumë të forta, duhet t’i shkëpusim pajisjet elektronike edhe pse shumica e ndërtesave janë të pajisura me shufra rrufepritëse për të thithur energjinë elektrike dhe sisteme elektrike të përshtatura për rritjet e mundshme të tensionit.

Edhe pse kjo është diçka që e dimë, ka diçka që zakonisht harrojmë ta bëjmë dhe është shkaku kryesor i problemeve të shkaktuara nga stuhitë elektrike. Ajo është mbrojtja e televizorit.

Kur shkëputni pajisjet gjatë një stuhie, zakonisht mjafton të fikni prizën ose të hiqni spinën direkt nga priza. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë kabllot e tjera të lidhura me këto pajisje. Në rastin e televizorit, thjesht fikja e tij ose shkëputja e kabllos së energjisë nuk është e mjaftueshme dhe rreziku më i madh në këtë rast është kablloja e antenës.

Gjatë shkarkimeve elektrike, kablloja e antenës, e cila zakonisht ndodhet në pikën më të lartë të shtëpisë dhe për këtë arsye është e prirur të goditet nga rrufeja, mund ta çojë tensionin e lartë direkt në televizor dhe të shkaktojë dëme të pariparueshme në komponentët e tij të brendshëm, ose edhe të shkaktojë shkëndija duke rrezikuar banesën.

Nga BKH në krye të Burgjeve, kush është Sadleva Bodo? Ish-drejtoresha në ministrìnë e Fatmir Xhafajt, takim privat me Ramën përpara emërimit

Sadleva Bodo pritet të jetë drejtoresha e re e Përgjithshme e Burgjeve, duke zëvendësuar Adriatik Kupin, i cili njoftoi dorëheqjen pas vetëm shtatë muajsh në detyrë.

Bodo vjen nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ku prej pesë vitesh ka mbajtur pozicionin e këshilltares ligjore të drejtorit të këtij institucioni. Fillimisht ajo ka punuar me Aida Hajnajn dhe më pas ka vijuar të ushtrojë të njëjtën detyrë edhe nën drejtimin e Joni Ketës.

Por përpara karrierës në strukturat e posaçme të drejtësisë, Sadleva Bodo ka mbajtur një pozicion të rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme, në periudhën kur ky institucion drejtohej edhe nga Fatmir Xhafaj.

Sipas jetëshkrimit të publikuar në faqen zyrtare të SPAK, nga maji 2018 deri në gusht 2021, Bodo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Integrimit Europian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme.

Në pesë muajt e parë të kësaj periudhe, ministër i Brendshëm ishte Fatmir Xhafaj, një prej figurave kryesore politike të lidhura me hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi.

Pas largimit nga Ministria e Brendshme në gusht 2021, Bodo kaloi në Byronë Kombëtare të Hetimit, ku ka qëndruar deri tani.

Ndërkohë, sipas informacioneve të VNA-së, tri ditë përpara se emri i saj të dilte si pasues i Adriatik Kupit, Sadleva Bodo është takuar privatisht me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.

Takimi mësohet të jetë zhvilluar më 9 tetor, ndërsa nuk ka një njoftim publik mbi përmbajtjen e bisedës apo çështjet e diskutuara.

Përzgjedhja e saj shënon kalimin e një juristeje nga kabineti drejtues i BKH-së në administrimin e sistemit penitenciar, një prej sektorëve më të ndjeshëm të Ministrisë së Drejtësisë.

E lindur më 29 janar 1988, Bodo është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2010. Më pas ka ndjekur studime pasuniversitare në Wayne State University në Detroit, SHBA, dhe në Universitetin e Maastricht-it në Holandë.

Prej dhjetorit 2022, sipas CV-së zyrtare, ajo është edhe anëtare e Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sadleva Bodo pritet ta marrë zyrtarisht detyrën të mërkurën, më 14 tetor, duke u vendosur në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pas dorëheqjes së Adriatik Kupit.

“Për h*kmarrje”/ Videot in time të publikuara nga gruaja e Adi Hilës? Gazetarja jep detaje (Video)

Një tjetër deklaratë ka ardhur lidhur me videot private të kompozitorit Adrian Hila, të cilat prej ditësh kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.

Këtë herë, Anamorena Nixha, gjatë një diskutimi në studion e televizionit T7, ka ngritur një pretendim të ri për personin që mund të qëndrojë pas shpërndarjes së materialeve.

“Prej informatave të mia, thuhet që videot i ka shpërndarë partnerja e Adi Hilës, pra gruaja. Fatkeqësisht, si një akt hakmarrjeje”, u shpreh Nixha.

Me këtë deklaratë, ajo ka hedhur dyshime mbi bashkëshorten e kompozitorit, Klaudia Hila, duke lënë të kuptohet se publikimi i materialeve mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Kujtojmë se vetë Adrian Hila, gjatë komunikimit me autoritetet, sipas raportimeve të mëparshme, ka ngritur dyshimin se sistemi i kamerave të banesës së tij mund të jetë hakuar.

VIDEO

“Ti mund të fitosh më shumë po të Iuash me mua”, del SMS e ish kryeministrit, si u tentua të “blihej” Lezha nga PS-ja; gazetari i njohur: Kërkoi arrestimin tim në Kuvend

Gazetari dhe botuesi Nikoll Lesi ka rrëfyer në emisionin “Top Story”, tw Grida Dumës, një episod nga vitet e tranzicionit, kur kryeministër i Shqipërisë ishte Fatos Nano. Ai tregoi se si ish-kreu i qeverisë kishte tentuar ta afronte me ekipin e tij, ndërsa kandidonte si deputet i pavarur në Lezhë, një zonë ku Partia Socialiste e kishte të vështirë të fitonte.

Sipas Lesit, në telefonin e tij kishte mbërritur një mesazh nga Nano, përmes të cilit i kërkohej të bëhej pjesë e ekipit të tij, me premtimin se do të përfitonte më shumë financiarisht.

“Ti mund të fitosh më shumë po të luash në ekip me mua”, ishte mesazhi që, sipas gazetarit, i kishte dërguar ish-kryeministri.

Lesi tha se nuk e kishte pranuar këtë ofertë dhe se, gjatë kohës që ishte deputet, nuk kishte nguruar t’ua shprehte hapur qëndrimet e tij kryeministrave, edhe kur ato binin ndesh me mendimin e tyre.

“Ne kemi eksperiencë të dy. Ju keni qenë deputete në PD. (I drejtohet Gridës) Unë kam qenë deputet i pavarur në zonë të lirë nga Partia Socialiste në Lezhë. PS nuk e fitonte dot Lezhën, sepse Lezha ka qenë gjithmonë e djathtë. Edhe në zgjedhjet e fundit fitoi 4-3 PD-ja.

Dhe zgjodhi një figurë PS për interesat e vet dhe unë natyrisht kisha ambicien për të thënë fjalën time si gazetar, si botues në parlament. Në të gjitha rastet që kam menduar se qëndrimi im nuk përputhet me të kryeministrit, i kam thënë në sy kryeministrit, kush ka qenë, kushdo që ka qenë, mendimin dhe qëndrimin tim”, tregoi Lesi.

Gazetari rrëfeu më tej se përplasja me kryeministrin kishte përfunduar me një kërkesë për heqjen e imunitetit të tij dhe arrestimin, me pretendimin se kishte kryer shpifje.

“Erdhi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Unë i thashë që ti duhesh rrëzuar. Dhe ngriti kryeministri kërkesë për heqje imuniteti se kisha shpifur. Çfarë kisha shpifur unë? Erdhi edhe prokurori i përgjithshëm, edhe furgoni i policisë së burgjeve”, deklaroi Nikoll Lesi.

Kënga “Sytë e tu” ishte për Xhoana Nanon? Frederik Ndoci zbuIon të vërtetën!

Një prej këngëve më të dashura të Frederik Ndocit ka fshehur një histori që jo të gjithë e kanë ditur!

Bëhet fjalë për hitin “Sytë e tu”, për të cilin këngëtari zbuloi një detaj të panjohur gjatë një interviste në Grida Duma Podcast.

Gjatë bisedës, Ndoci tregoi se kënga ishte një dedikim për Xhoana Nanon, e cila ishte përzgjedhur si protagoniste e videos që shoqëronte këngën, kur ishte ende në gjimnaz. Por historia nuk mbaron këtu.

Sipas rrëfimit të artistit, videoklipi ku shfaqej ajo u zhduk më vonë, duke lënë pas një tjetër mister rreth këngës. Kur Grida Duma e pyeti: “Syve të kujt ishin atëherë?”, biseda mori drejtimin e historisë që qëndronte pas një prej hiteve të tij më të njohura.

Për ta bërë momentin edhe më të veçantë, Frederik Ndoci interpretoi këngën live, duke rikthyer në vëmendje një histori që për shumë dëgjues kishte mbetur e panjohur.

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania habit famiIjen siriane që kërkon azil, zbulohet letra e Home Office

Një familje siriane që prej vitesh përpiqet të ndërtojë jetën në Skoci është përballur me një ofertë të pazakontë nga autoritetet britanike: të marrë 3 mijë paund ndihmë financiare dhe të nisë një jetë të re në Shqipëri, një vend me të cilin nuk ka asnjë lidhje. Propozimi është bërë përmes një letre zyrtare të Ministrisë së Brendshme britanike (Home Office), duke ngritur pikëpyetje serioze mbi saktësinë e vendimeve që përcaktojnë fatin e mijëra azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar.

Dokumenti, i siguruar nga gazeta skoceze The Sunday National, i është dërguar 39-vjeçarit sirian Fadi Alsakka, i cili jeton në Glasgow së bashku me bashkëshorten Lojain dhe dy fëmijët e tyre, Ayman, 11 vjeç, dhe Ayla, 10 vjeçe.

“Kjo ndihmë e konsiderueshme mund t’ju ndihmojë të ndërtoni të ardhmen tuaj afatgjatë, ose atë të familjes suaj, në Shqipëri”, thuhet në letrën e Home Office.

Për familjen siriane, përmendja e Shqipërisë ishte një surprizë e pakuptueshme, pasi asnjëri prej tyre nuk ka lidhje familjare, shoqërore apo ndonjë histori jetese në vendin tonë.

“Gabime të tilla nuk mund të tolerohen kur kontrollon jetën dhe të ardhmen e njerëzve. Një gabim i tillë mund të jetë fatal”, deklaroi Alsakka për gazetën skoceze.

Rasti ka nxjerrë në pah shqetësimet për mënyrën se si Home Office trajton dosjet e azilkërkuesve, veçanërisht në një periudhë kur autoritetet britanike po përpiqen të përshpejtojnë shqyrtimin e mijëra aplikimeve të mbetura pezull.

Familja dyshon se gabimi mund të ketë lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale në proceset administrative. Këto dyshime janë shtuar pas një raportimi të gazetës The Independent, sipas të cilit sistemet e inteligjencës artificiale të përdorura nga Home Office nuk kishin arritur të përmbushnin standardet e kërkuara të saktësisë në 22% të rasteve të shqyrtuara.

“Mbështetja tek inteligjenca artificiale në raste të tilla është e papranueshme”, u shpreh Alsakka.

Megjithatë, The Sunday National sqaron se, sipas informacioneve të siguruara prej saj, inteligjenca artificiale nuk është përdorur për hartimin e letrës ku Shqipëria përmendet si destinacion për familjen siriane.

Vetë Alsakka po ndjek studimet për masterin e tij të dytë në Universitetin e St Andrews, ndërsa bashkëshortja studion për master në inteligjencë artificiale në Universitetin e Glasgow-t.

Gabimi me Shqipërinë nuk është incidenti i parë administrativ me të cilin familja është përballur. Sipas Alsakkës, autoritetet britanike janë detyruar t’i dërgojnë gjashtë herë kartat e identifikimit, pasi në pesë përpjekjet e para kishin vendosur gabimisht fotografinë e djalit të familjes.

Por shqetësimi më i madh lidhet me refuzimin e kërkesës për azil, vendim që familja e ka ankimuar në gjykatë.

Alsakka pretendon se Home Office ka bërë një tjetër gabim, këtë herë shumë më serioz, duke ngatërruar vitin e një incidenti që ai thotë se ka përjetuar në Siri dhe duke e përdorur këtë pasaktësi si argument për refuzimin e mbrojtjes ndërkombëtare.

“Kam pasur një incident në Siri në vitin 2025. Në vendimin e refuzimit ata shkruajnë se incidenti ka ndodhur në vitin 2023 dhe se familja ime kishte vizituar Sirinë atë vit për të takuar një të afërm në prag të vdekjes, pa u përballur me ndonjë rrezik. Por incidenti ndodhi në vitin 2025. Kjo nuk ka logjikë”, shpjegoi ai.

Përveç ofertës për t’u zhvendosur në Shqipëri kundrejt ndihmës financiare prej 3 mijë paundësh, dokumenti britanik sugjeron gjithashtu se familja mund të fillojë një jetë të re në një qytet sirian, si Alepo.

Por 39-vjeçari thotë se nuk ka më lidhje të qëndrueshme me vendlindjen dhe se kthimi në Siri do të nënkuptonte zhvendosjen e familjes në një mjedis të panjohur dhe potencialisht të rrezikshëm.

“Kam jetuar më shumë se gjysmën e jetës jashtë Sirisë. Në Siri kam kaluar vetëm dhjetë vjet. Tani jam 39 vjeç. Nuk kam lidhje, nuk kam të afërm atje. Fëmijët e mi kanë lindur jashtë Sirisë. Për mua, Siria është njësoj si Shqipëria”, deklaroi ai.

Alsakka vë në dukje edhe atë që e konsideron një kundërthënie të madhe në politikat britanike: ndërsa qeveria paralajmëron qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Siri për arsye sigurie, azilkërkuesve sirianë u sugjerohet kthimi në këtë vend.

“Ata paralajmërojnë të gjithë shtetasit britanikë se nuk duhet të udhëtojnë në Siri, por ndërkohë mund të kthejnë atje refugjatët dhe azilkërkuesit”, tha ai.

Qeveria britanike këshillon kundër çdo udhëtimi drejt Sirisë, duke përmendur situatën e paparashikueshme të sigurisë dhe rrezikun nga sulmet terroriste.

Bashkëshortja e tij, Lojain, ka ende prindërit në Damask, por shpjegon se familja nuk ka mundësi të jetojë me ta. Ndërkohë, të afërm të tjerë kanë gjetur mbrojtje dhe kanë ndërtuar jetën në vende të ndryshme evropiane.

Vëllai i Lojain ka marrë shtetësinë gjermane, motra e saj ka përfituar azil në Turqi, ndërsa vëllai i Fadit është bërë shtetas belg pasi kërkoi mbrojtje ndërkombëtare në Belgjikë.

Krahasimi me jetën e të afërmve të tyre e bën edhe më të vështirë situatën për çiftin, i cili prej kohësh jeton në pasiguri për të ardhmen.

“Familjarët tanë na thonë se jetojmë në një burg të madh dhe të bukur. Por që në fillim u detyruam të ndiqnim këtë rrugë. Nuk ishte një zgjedhje. Nuk kishim mundësi tjetër”, rrëfeu Alsakka.

Pasiguria e vazhdueshme ka ndikuar edhe në gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, e cila aktualisht punon si përkthyese komunitare për organizatën Glasgow Life.

Lojain tregoi se ka përjetuar dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit dhe se mjekët e kanë këshilluar vazhdimisht të pushojë dhe të kujdeset për shëndetin.

Ndërkohë, fëmijët e çiftit, 11 dhe 10 vjeç, janë rritur jashtë Sirisë dhe e kanë ndërtuar jetën e tyre në një realitet krejt tjetër nga ai i vendit të origjinës së prindërve.

Familja pret që ankimi ndaj refuzimit të azilit të shqyrtohet nga gjykata në fillim të vitit 2027. Nëse vendimi i Home Office mbetet në fuqi, prindërit thonë se nuk kanë një alternativë të qartë për të ardhmen.

“Nuk e di çfarë do të bëj, por nuk do të kthehem në Siri. Nuk mund të kthehem atje. Nuk do të rrezikoj fëmijët dhe familjen time”, theksoi Alsakka.

Pavarësisht përvojës së vështirë me administratën britanike, ai shpreson se gjykata do ta shqyrtojë çështjen në mënyrë të pavarur, duke u mbështetur në ligj dhe në parimet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Besoj se gjykata vendos në bazë të të drejtave të njeriut. Ajo nuk përdor politikën dhe debatet për të refuzuar kërkesat për azil”, përfundoi ai.

Rasti i familjes Alsakka ngre një çështje që shkon përtej gabimit të pazakontë me Shqipërinë: sa të besueshme janë procedurat administrative të një institucioni që vendos nëse një familje mund të qëndrojë në vendin ku ka ndërtuar jetën, apo duhet të largohet drejt një të ardhmeje të pasigurt?

SkandaIi me videot in time, reagon VAJZA e Adi Hilës!

Siç shihet në pamjet e publikuara, gjatë kërkimit të llogarisë së saj në rrjetin social shfaqet mesazhi “User not found”…

Publikimi i videove private të lidhura me kompozitorin Adrian Hila ka shkaktuar reagime të shumta ditët e fundit, duke sjellë vëmendje të madhe mediatike jo vetëm për personat e përfshirë, por edhe për familjarët e tyre. Së fundmi, në qendër të vëmendjes ka përfunduar edhe vajza e kompozitorit, profili i së cilës në Instagram duket se nuk është më i aksesueshëm.

Siç shihet në pamjet e publikuara, gjatë kërkimit të llogarisë së saj në rrjetin social shfaqet mesazhi “User not found”, duke ngritur pikëpyetje nëse ajo ka vendosur ta çaktivizojë profilin përkohësisht apo ka ndërmarrë një veprim tjetër lidhur me llogarinë e saj.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për arsyen e këtij zhvillimi dhe as për faktin nëse vendimi lidhet drejtpërdrejt me situatën që ka përfshirë të atin. Ngjarja vjen në një periudhë kur familja Hila është përballur me vëmendje të shtuar publike pas shpërndarjes së materialeve private të kompozitorit.

Zhdukja pa gjurmë e “El Padrinos” së Vlorës, a po përsëritet mìsteri i Ervis Martinajt? (Kurthi me vajzat VIP dhe më pas “pengmarrja” e tyre)

Prej dy ditësh nuk ka asnjë gjurmë të Inez Hajrullës, një emër i njohur i botës së krimit në Vlorë, zhdukja e të cilit ka ngritur pikëpyetje mbi fatin e tij. Ndërprerja e kontakteve me familjarët, lëvizjet e fundit drejt Tiranës dhe dyshimet për një takim të planifikuar kanë shtuar misterin rreth asaj që mund të ketë ndodhur.

Rasti ka sjellë në vëmendje edhe zhdukjen e Ervis Martinajt, megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që të lidhë dy ngjarjet apo të vërtetojë se Hajrulla është rrëmbyer ose eliminuar. Edhe mundësia që zhdukja të jetë e qëllimshme mbetet në nivelin e hamendësimeve.

Sipas informacioneve që kanë qarkulluar, Hajrulla ishte nisur nga Vlora drejt kryeqytetit, ku kishte planifikuar një takim rreth orës 13:00. Në komunikimet e fundit, ai dyshohet se kishte shprehur shqetësimin se po ndiqej nga persona që i kishte marrë për agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe se mund të arrestohej.

Gjurmët e tij, sipas raportimeve, humbasin në zonën e Kombinatit. Që prej asaj pike, nuk ka të dhëna të konfirmuara publikisht që të sqarojnë lëvizjet e mëtejshme apo fatin e tij.

Një tjetër element që mund të ndihmojë në rindërtimin e orëve të fundit është shoqërimi i tij me një vajzë, e cila raportohet se ishte pranë Hajrullës përpara ndërprerjes së kontakteve.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një personazh të njohur të ekranit shqiptar, pjesëmarrëse në një reality show. Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna publike që ta lidhin atë me zhdukjen apo të tregojnë se kishte dijeni për ndonjë ngjarje të mundshme. Nëse takimi konfirmohet, dëshmia e saj mund të ndihmojë në sqarimin e lëvizjeve të fundit të Hajrullës.

Ndryshe nga rasti i Ervis Martinajt, familjarët e Hajrullës, sipas raportimeve, nuk kanë nxituar të denoncojnë menjëherë zhdukjen në polici, por kanë deklaruar se do të prisnin 72 orë. Ky detaj ka shtuar pikëpyetjet, por nuk përbën në vetvete provë për atë që mund të ketë ndodhur.

Misteri i zhdukjes së Inez Hajrullës, nga Vlora drejt Tiranës dhe gjurmët që humbasin në Kombinat
Prej dy ditësh nuk ka asnjë gjurmë të Inez Hajrullës, një emër i njohur i botës së krimit në Vlorë, zhdukja e të cilit ka ngritur pikëpyetje mbi fatin e tij.

Ndërprerja e kontakteve me familjarët, lëvizjet e fundit drejt Tiranës dhe dyshimet për një takim të planifikuar kanë shtuar misterin rreth asaj që mund të ketë ndodhur.

Rasti ka sjellë në vëmendje edhe zhdukjen e Ervis Martinajt, megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që të lidhë dy ngjarjet apo të vërtetojë se Hajrulla është rrëmbyer ose eliminuar. Edhe mundësia që zhdukja të jetë e qëllimshme mbetet në nivelin e hamendësimeve.

Sipas informacioneve që kanë qarkulluar, Hajrulla ishte nisur nga Vlora drejt kryeqytetit, ku kishte planifikuar një takim rreth orës 13:00. Në komunikimet e fundit, ai dyshohet se kishte shprehur shqetësimin se po ndiqej nga persona që i kishte marrë për agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe se mund të arrestohej.

Gjurmët e tij, sipas raportimeve, humbasin në zonën e Kombinatit. Që prej asaj pike, nuk ka të dhëna të konfirmuara publikisht që të sqarojnë lëvizjet e mëtejshme apo fatin e tij.

Një tjetër element që mund të ndihmojë në rindërtimin e orëve të fundit është shoqërimi i tij me një vajzë, e cila raportohet se ishte pranë Hajrullës përpara ndërprerjes së kontakteve. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një personazh të njohur të ekranit shqiptar, pjesëmarrëse në një reality show. Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna publike që ta lidhin atë me zhdukjen apo të tregojnë se kishte dijeni për ndonjë ngjarje të mundshme. Nëse takimi konfirmohet, dëshmia e saj mund të ndihmojë në sqarimin e lëvizjeve të fundit të Hajrullës.

Ndryshe nga rasti i Ervis Martinajt, familjarët e Hajrullës, sipas raportimeve, nuk kanë nxituar të denoncojnë menjëherë zhdukjen në polici, por kanë deklaruar se do të prisnin 72 orë. Ky detaj ka shtuar pikëpyetjet, por nuk përbën në vetvete provë për atë që mund të ketë ndodhur.

Rasti Martinaj, një mister që ende pret përgjigje

Emri i Ervis Martinajt u kthye në qendër të vëmendjes publike në gusht të vitit 2022, kur u raportua zhdukja e tij dhe humbja e kontakteve me të. Që prej asaj kohe, rasti është shoqëruar me versione dhe dyshime të ndryshme për fatin e tij, pa u dhënë një përgjigje përfundimtare publike që të sqarojë se çfarë ka ndodhur.

Pikërisht kjo mungesë përgjigjesh e bën rastin Martinaj një pikë krahasimi në diskutimet për zhdukjen e Hajrullës. Por ngjashmëritë e raportuara nuk mjaftojnë për të nxjerrë përfundimin se të dy rastet kanë të njëjtën prapavijë.

E shkuara kriminale dhe përplasjet në Vlorë

Inez Hajrulla është përmendur në raportime për grupet kriminale të Vlorës. Ai është lidhur me rrethin e Edison Harizajt, i njohur si “Faqedjeguri”, i cili u vra në Durrës në nëntor të vitit 2018. Pas vrasjes së Harizajt, Hajrulla raportohet se mori një rol më të rëndësishëm në grupin e tij.

Në historikun e përplasjeve mes grupeve kriminale të Vlorës përmendet edhe Fatmir Hyseni, i njohur si “Doqa” ose “Musai”. Sipas raportimeve mbi komunikimet në platformën e koduar Sky ECC, grupi i lidhur me Hajrullën dyshonte se Hyseni kishte qenë ekzekutori i Harizajt dhe kishte nisur kërkimet për të dhe persona të afërt me të. Këto pretendime duhen dalluar nga faktet e provuara nga drejtësia.

Për momentin, fati i Inez Hajrullës mbetet i paqartë. A është fjala për një rrëmbim, një ngjarje kriminale apo një zhdukje të organizuar prej tij?

Pa një version zyrtar dhe prova konkrete, këto mbeten vetëm pista të mundshme. Ashtu si në rastin Martinaj, pyetja kryesore mbetet pa përgjigje: çfarë ka ndodhur realisht?

Humbi jetën në fushën e futbollit, trag jedia e të riut shqiptar sjell masa drastike në Greqi

Vdekja tragjike e Asllan Gjanës, 16-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në një fushë futbolli në Thasos, ka sjellë masa të menjëhershme në Greqi. Bashkia e Kavalës ka vendosur të mbyllë pa afat të gjitha fushat e futbollit në zonën e saj, deri në përfundimin e kontrolleve për sigurinë e infrastrukturës sportive.

Vendimi vjen pak ditë pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën të riut, i njohur nga të afërmit si “Ani”. Gjatë një ndeshjeje futbolli, 16-vjeçari doli jashtë vijave të fushës në përpjekje për të ndjekur topin dhe u përplas me pjesën e pasme të kokës në një mur pranë tribunave. Përplasja rezultoi fatale.

Pas kësaj tragjedie, autoritetet vendore kanë vendosur të pezullojnë lejet për zhvillimin e seancave stërvitore dhe kurseve të futbollit për fëmijët në fushat e administruara në zonën e Kavalës.

Urdhri mban firmën e nënkryetarit të Bashkisë për Kulturën, Sportin dhe Rininë, Christos Bosbotis. Përmes këtij vendimi, është kërkuar një kontroll i menjëhershëm i të gjitha ambienteve sportive, për të verifikuar nëse ato përmbushin standardet e sigurisë.

Në fokus të inspektimeve do të jenë përmasat e fushave dhe, veçanërisht, distancat ndërmjet vijave të lojës dhe mureve apo pengesave të tjera të palëvizshme që mund të përbëjnë rrezik për futbollistët.

Megjithëse lejet për përdorimin e këtyre fushave ishin dhënë gjatë gjysmës së dytë të shtatorit, ato janë pezulluar deri në përfundimin e verifikimeve dhe kryerjen e ndërhyrjeve të nevojshme.

Në rast se konstatohen shkelje të standardeve, zhvillimi i ndeshjeve dhe stërvitjeve do të kërkojë miratimin përkatës nga Federata Greke e Futbollit.

Vendimi u është përcjellë edhe autoriteteve policore dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Sportit.

Humbja e jetës së të riut shqiptar ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë në fushat sportive, veçanërisht në ambientet ku stërviten dhe luajnë fëmijët. Masat e marra nga Bashkia e Kavalës synojnë të verifikojnë nëse infrastruktura ekzistuese garanton mbrojtjen e sportistëve nga rreziqe të tilla.

Në foto fusha ku ndodhi tragjedia

Vajza e saj Marina, ka një mesazh për Eli Farën pas publikimit të videove in time me Adi Hilën

Në një periudhë aspak të lehtë për këngëtaren Eli Fara, vajza e saj, Marina, ka zgjedhur t’i qëndrojë pranë publikisht përmes një mesazhi plot dashuri dhe mbështetje.

Marina ka publikuar në Instagram një fotografi të përbashkët me të ëmën, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë domethënëse.

“Mbaje kokën lart, mbretëresha ime, dhe kurorën drejt”, ka shkruar ajo, duke shtuar më pas: “Mbretëresha ime e bukur”.

Ky dedikim vjen pas zhvillimeve të bujshme që përfshinë këngëtaren, pas publikimit në internet të materialeve private të regjistruara në ambientet e kompozitorit Adrian Hila.

Eli Fara, e cila dha dëshminë e saj edhe në polici, reagoi publikisht duke deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni të regjistrimeve. Në një reagim të gjatë, ajo theksoi se ndihej e lënduar nga cenimi i privatësisë, por nuk kishte asnjë arsye për t’u turpëruar.