Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 18 Janar 2025

Dashi

Advertisements

Ditë interesante do jetë kjo e sotmja për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do arrini të njihni një tjetër anë të karakterit të partnerit tuaj, e cila do ju pëlqejë tej mase. Zemra do ju ndihet edhe më e plotësuar. Ju beqarët ka mundësi të jeni të turpshëm dhe nuk do përfitoni nga ftesat që do iu bëhen. Në punë do përballeni me probleme të vështira dhe do jeni gjithë kohës të stresuar. Nëse pranoni ndihmën e miqve do gjeni shpejt zgjidhje. Në planin financiar do keni probleme akoma më serioze nëse nuk ndiqni këshillat që do iu japin familjarët dhe miqtë e ngushtë.

Demi

Ditë e qetë, pa ndonjë surprizë dhe pa gjëra të jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja Mundohuni të largoheni nga rutina e përditshme ju të dashuruarit dhe po mundët largohuni edhe nga qyteti juaj për pak ditë. Keni për t’u ndier më mirë dhe do i harroni problemet që keni pasur. Ju beqarët do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do tentoni të joshni. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini. Në planin financiar do keni një ditë me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet tej mase.

Binjakët

Kur planetët krijojnë kushtet e duhura për një jetë sa më të bukur e të qetë, askush nuk mund ta ndryshojë rrjedhën e gjërave sot. Nëse keni një lidhje do ndiheni te plotësuar dhe të lumtur në maksimum. Mosmarrëveshjet e së shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Nëse jeni beqarë dhe po kërkoni prej kohësh shpirtin binjak do e gjeni atë sot dhe jeta do ju ndryshoje. Në punë nuk do jeni më të turpshëm dhe do i shprehni idetë tuaja. Shefat do ju besojnë projekte të mëdha. Buxheti ka për të qenë i shkëlqyer, vetëm se duhet të bëni më tepër kujdes me shpenzimet. Po e tepruat situata mund të rrënohet shpejt.

Gaforrja

Kjo ditë nuk do jetë i qëndrueshme për ju. Mund të kaloni momente pozitive, por nuk do mungojnë as ato të vështirat kur nuk do dini çfarë të bëni. Jeta juaj në çift do jetë e mirë nëse gjeni gjithmonë kohë për të kaluar me partnerin dhe nuk e lini atë pas dore. Ata qe kanë vite bashkë do mendojnë të zgjerojnë familjen. Nëse jeni beqarë, për fat të keq nuk do e gjeni shpirtin tuaj binjak, por nuk do mungojnë njohjet dhe mundësitë për aventura të shkurtra. Në punë do përballeni shpesh me sfida dhe probleme, por në fund do triumfoni dhe do i habisni që të gjithë. Financat për fatin e mirë do vijnë gjithmonë duke u përmirësuar dhe as vetë nuk do e besoni ndryshimin e madh që ato do kenë.

Luani

Kjo ka për të qenë një ditë goxha e favorshme për ju. Mbase nuk do keni shumë kohë për t’u argëtuar e për t’u çlodhur, por nëse bëni përpjekjet e duhura dhe jeni të vendosur mund të keni arritje në çdo fushë. Nëse jeni në çift dhe keni pasur probleme, kjo do jetë dita më pozitive dhe e mbushur me surpriza. Ju beqarët do takoni persona me poste të rëndësishme. Priten ndryshime pozitive. Në pune do jeni profesionistë, të guximshëm dhe gati për t’u përballur me sfida të reja. Bashkëpunimi i fortë me kolegët do ju çojë më shpejt në objektivin final. Sektori i financave do jetë përgjithësisht i qetë dhe pa probleme. Do i bëni me kujdes llogaritë dhe nuk do hasni probleme.

Virgjëresha

Kjo ditë pritet të jetë interesante dhe përgjithësisht pozitive për ju. Do korrni frytet e gjithë punës së bërë më parë dhe do gëzoheni pa mase. Ju çiftet do kaloni një ditë interesante dhe të mbushur me gjëra të reja. E rëndësishme është që në pjesën më të madhe të kohës do mbizotërojnë emocionet pozitive. Ju beqarët ka mundësi të keni takime në vendin e punës dhe mund të fillojnë edhe lidhje. Në punë do keni goxha arritje. Mund të merrni edhe propozime qe as nuk i kishit menduar ndonjëherë. Do bëheni më të famshëm në fushën tuaj. Financat nuk do jenë shumë të qëndrueshme, kështu që gjithmonë tregoni kujdes me shpenzimet. Shmangni me çdo kush edhe marrjet e huave.

Peshorja

Gjate kësaj dite keni për të qenë gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe nuk do mërziteni. Do jeni pasionante, kreative dhe aktive. Sektori i dashurisë së çifteve do jetë përgjithësisht i mirë, por në disa muaj nuk do mungojnë as problemet dhe sfidat e vështira. Bashkëpunimi dhe dashuria e madhe për njeri-tjetrin do ju bëjnë të kaloni gjithçka. Ju beqarët duhet t’ia lini gjërat kohës sepse princin e kaltër nuk do e gjejnë dot sot. Sektori profesional do jetë më i privilegjuari. Do jeni të pakonkurrueshëm dhe gjithmonë do keni ide të shkëlqyera për të arritur majat. Financat do jenë delikate, por pasdite familjarët do iu japin goxha mbështetje dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Akrepi

Priten edhe turbullira në jetën tuaj gjatë kësaj dite kështu që mirë është të tregoheni të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që zemra të flasë dhe mendja të heshtë. Do përjetoni emocione shumë të forta. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni këshillat e miqve nëse doni të mos bëni gabime. Ata do duan vetëm të mirën tuaj. Në planin profesional, planetët do jene me ju dhe do iu sjellin fat. Mund t’iu bëhen edhe disa propozime te papritura, por mjaft interesante. Të ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u stabilizuar, por ju duhet të tregoheni ende të kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.

Shigjetari

Kjo ditë do ketë edhe probleme të vogla, por në përgjithësi do jetë më i mirë se ajo që kaluat. Më shume fat dhe arritje do keni në jetën profesionale dhe atë financiare. Nëse jeni në një lidhje, në pjesën më të madhe të kohës do mbizotërojë qetësia dhe harmonia. Do jeni më tolerantë dhe më të hapur ndaj ndryshimeve kështu që nuk do debatoni për gjera të kota me partnerin. Ju beqarët do keni më tepër mundësi për njohje interesante dhe në një moment mund të bëni edhe zgjedhjet e duhura. Në pune do jeni kreativë, guximtarë, këmbëngulës dhe do arrini majat. Në planin financiar vërtet do lodheni pak duke u përpjekur dhe duke treguar kujdes, por rezultatet do iu bëjnë të ndiheni krenare për veten.

Bricjapi

Për ju do ketë ndryshime mjaft pozitive sot mjafton që të jeni gjithë kohës të vëmendshëm dhe të shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet. Jeta në çift do jetë më e bukur. Do mendoni të planifikoni edhe ndonjë udhëtim dhe do ta surprizoni njeri-tjetrin pasi edhe gjendja juaj financiare do jetë më e mirë. Momentet delikate dhe me konflikte kanë për të qenë të pakta. Për ju beqarët do ketë surpriza më gjigande nga sa ata mendonin. Mund të filloni lidhje afatgjata dhe aq emocionuese sa do ju duket sikur do jenë në ëndërr. Në punë do jetë periudhë e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mirë ku të orientoheni dhe do arrini atë që keni programuar prej kohësh. Me financat do dini si të silleni në çdo moment dhe situata do mbetet nën kontroll.

Ujori

Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, mirë është që sot të jeni më të logjikshëm dhe të mendoheni para se të veproni. Keni për ta parë që me shumë pak përpjekje gjithçka do normalizohet. Nëse jeta juaj ne çift ka qenë e vështirë, gjatë kësaj ditë gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do ndiheni më të qetë dhe më në harmoni me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë, më në fund do e gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një histori dashurie të jashtëzakonshme. Në punë nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktojë, pozitive apo negative qofshin ato. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.

Peshqit

Ditë shumë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja. Në shumë momente do gjendeni edhe në vështirësi të mëdha. Ju të dashuruarit do e keni vërtet të vështirë t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah sepse disa persona simpatikë dhe të qeshur do iu joshin në çdo moment. Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Jo gjithmonë personat janë ashtu si duken. Në punë edhe pse do merrni një vendim të nxituar nuk keni për të pasur probleme. Gjendja e financave ka për të qenë shumë herë më e mirë. Do arrini të bëni edhe disa investime më tepër se zakonisht.

Menaxheri shqiptar prezanton blerjen më të madhe të PSG me fanellën e re

Menaxheri shqiptar i futbollit, Shkumbin Qormemeti, ka prezantuar edhe përpara klubit francez blerjen më të madhe të tyre Khvicha Kvaratskhelia, të blerë nga Napoli.

Me fanellën e PSG-s gjeorgjiani pozon së bashku me Qormemetin, raporton gazetari i Top Channel, Endi Tufa.

Ai është një nga trattativat më të përfolura të kësaj merkato verore.

Khvicha Kvaratskhelia u transferua nga Napoli tek PSG për vlerën 75 milioni euro.

Skandal në Kroaci, zv.kryeministri qëllon 9 herë me pistoletë nga makina (Video)

Një video e zv.kryeministrit dhe njëkohësisht ministrit të Bujqësisë në Kroaci, Josip Dabro duke gjuajtur nëntë herë me një pistoletë HS-2000 nga xhami i dritares së një makine private, po qarkullon në rrjetet sociale.

Sipas asaj që shihet në video, Dabro është në vendin e pasagjerit të makinës dhe është veshur në mënyrë të rastësishme me pantallona të shkurtra dhe një fanellë, gjë që sugjeron se videoja është regjistruar gjatë verës.

Në sfond dëgjohet kënga popullore “Karanfil se na put sprema” nga Zehre Bajraktareviq.

Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës dhe në një moment shihet një shtëpi. Në video, Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllain tim Mario”.

Pasi ai qëllon nga dritarja e makinës me nëntë plumba, fillon të këndojë këngën e sipër përmendur.

Në fund të videos, Dabro vendos pistoletën në ndarjen pranë vendit të pasagjerit dhe thotë “Përshëndetje, vëlla Mario, natën e mirë”.

Pas publikimit të videos kanë nisur tashmë hetimet e autoriteteve përkatëse kroate. Për regjistrimin e publikuar, i cili sipas Josip Dabra është bërë para mandatit të ministrit, Qeveria Kroate shprehet si më poshtë.

“Ne e konsiderojmë të papërshtatshme dhe të papërgjegjshme këtë sjellje dhe përdorimin e armëve të zjarrit. Këtë do ta diskutojmë me z. Autoritetet kompetente do të kryejnë veprimet e përcaktuara me ligj me qëllim të përcaktimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.”

https://streamable.com/e/dtv2v7?quality=highest

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në aksident në Itali, Corriere della Sera jep detaje: Piu alkool gjatë natës me dy shokët e saj

Jennifer Alcani ishte vetëm 13 vjeçe. Më 9 janar, natën vonë, kishte dalë nga shtëpia fshehurazi nga prindërit për të kaluar mbrëmjen me dy shokë më të rritur, në McDonald’s.

Rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes, mamaja e saj, që nuk dinte gjë dhe e besonte të flinte në dhomën e saj, mori lajmin që çdo prind do të donte ta shmangte: vajza e saj ishte në spital, kishte pësuar një aksident në Abbadia Lariana. Jennifer vdiq më 16 janar në spitalin Manzoni të Lecco, pas gjashtë ditësh në koma, pa e rifituar kurrë vetëdijen. Të enjten pasdite, mjekët u detyruan të heqin dorë.

Ajo ishte e shtruar në repartin e Neuro-rianimacionit, ku e kishin dërguar në mëngjes pas përplasjes që ndodhi në provinciale 72. Gjendja e saj ishte e rëndë që nga fillimi. Gjatë gjithë javës, miqtë e saj, edhe pse nuk mund të hynin për ta parë, ishin mbledhur para spitalit, nën dritaren e saj.

Aksidenti ndodhi pak para orës 5 të mëngjesit të së premtes, më 10 janar, në hyrje të tunelit që të çon në statale 36. Shoferi, një djalë 22-vjeçar, po udhëtonte me më shumë se 150 kilometra në orë dhe pasi doli nga një kthesë e vogël humbi kontrollin mbi makinën e fuqishme, e cila përfundoi kundër një parmak betoni. Në makinë me të, përveç shoferit, ishin edhe dy shokë më të rritur, përfshirë Jennifer, e cila po flinte në sediljen e pasme. Videoklipi i postuar në TikTok tregon momentet e fundit të kësaj gare çmendurake, ku shfaqet shoku që e drejton makinën me muzikën në maksimum. Jennifer kishte rripin e sigurimit të lidhur, por nuk u zgjua pas përplasjes, pasi pësoi një traumë të rëndë në kokë dhe u fut në koma të pashërueshme.

Para aksidentit, Jennifer kishte kaluar natën me shokët e saj duke pirë shumë alkool. Makinën e drejtonte një shok i saj 22-vjeçar, ndërsa shoferi tjetër 19-vjeçar, nga Malgrate, kishte postuar videon në TikTok. Ky i fundit nuk e kishte marrë ende patentën dhe për këtë arsye e drejtonte shoku më i madh.

Dy të rinjtë kishin shishe alkooli në makinë dhe, përveç saj, nuk kishte pasur asnjë problem tjetër të dukshëm. Shoferi 22-vjeçar, tashmë i hetuar për plagosje të rëndë rrugore, rrezikon tani edhe akuzën për vrasje nga pakujdesia. Për më tepër, pas përplasjes ai kishte tentuar të largohej nga urgjenca për të shmangur testin e alkoolit.

Jennifer ishte regjistruar në klasën e parë të shkollës Stoppani në Lecco, edhe pse kishte probleme me frekuentimin dhe kishte ngelur dy herë. Ajo do të kishte mbushur 14 vjeç në prill./ Corriere della Sera

Aksidenti tr. agjik në Berat, bashkëshorti pa gruan me fëmijën kur i përρΙasi “BMW-ja” (DETAJET)

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik i regjistruar në Berat, ku një automjet përplasi për vdekje një 30-vjeçar, e cila ka qenë duke ecur bashkë me fëmijën e saj 2-vjeçar.

Viktima është shtetasja Lavia Gjata, e cila mësohet se ka qenë duke ecuar anash rrugës me fëmijën në krah në “Berat-Dimal”, në zonën e fshatit Moravë, kur është përplasur nga një automjet tip “BMW” që drejtohej nga 25-vjeçari A.Taf

Burime bëjnë me dije se skenën e tmerrshme e ka parë dhe bashkëshorti i 30-vjeçare, i cili ka qenë duke e pritur në krahun tjetër të rrugës Lavia Gjatën, së bashku me djalin e tyre.

Kur ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes, 30-vjeçarja ka qenë pa shenja jete, teksa fatmirësisht fëmija 2-vjeçar ka shpëtuar dhe nuk ka asnjë rrezik shëndetësor për jetën e tij.

Shoferi 25-vjeçar A.Tafa është shoqëruar në komisariat pas ngjarjes, teksa Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Ka edhe një emër të çuditshëm”, gazetari zbardh hetimet për Veliajn: Prova të reja lidhin kryebashkiakun me…

Në një intervistë të zhvilluar në një emision televiziv gazetari Basir Çollaku ka dhënë një pasqyrë të thellë të hetimeve që po zhvillohen mbi veprimtarinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai ka zbuluar informacione të reja që lidhin këtë hetim me korrupsionin dhe pastrimin e parave, duke theksuar se çështja është shumë më e gjerë se sa duket në sipërfaqe.

Çollaku ka përmendur se çdo ditë po dalin prova të reja, duke përfshirë gjetje të parave dhe kontratave të dyshimta. Ai ka theksuar gjithashtu lidhjet e ngushta mes Veliajt dhe biznesmenëve që janë pjesë e fushatave elektorale.

Hetimi që po zhvillohet përfshin edhe pasuri të fshehura dhe pastrim parash përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe veprat e artit. Në intervistë, ai ka lidhur këto fakte me fjalët e kryeministrit dhe kryebashkiakut, duke thënë se ata janë të lidhur direkt përballë përgjegjësisë penale.

Sipas tij, kjo çështje është një emergjencë për besueshmërinë e institucioneve dhe kërkon hetime të thella për të zbuluar të vërtetën.

‘Ne kemi një 5D brenda shtëpisë së Veliajt, kemi në çdo banesë të kontrolluar, apartament apo zyrë, dhe apartamente sekrete. Po na del një çdo ditë, gjejmë para, gjejmë kontrata, gjejmë materiale komprometuese për kryetarin e bashkisë, për familjen e tij, për sipërmarrës dhe biznesmenë të cilët kanë qenë në një farë mënyre dhe të kontraktuar për fushatat elektorale. Ky ka qenë ekipi që ka dhunuar vullnetin e qytetarëve të Tiranës, çka e bën një emergjencë edhe për besueshmërinë e policisë, me këto akuza dhe këto prova të shumta të gjetura, jo vetëm për Veliajn, por edhe për familjarët e tij.

Kujtojmë këtu që jo vetëm 100 mijë eurot e gjetura herën e fundit në apartamentin “kesh”, ka edhe një emër të çuditshëm, mbase ka qenë i mbushur gjithë apartamenti, por edhe veprat e artit që janë një nga destinacionet e pastrimit të parave.

Ky hetim do të na çojë në të tjera afera, do të na çojë në të tjera seli të fshehjes së parave, mund të jenë offshore, mund të jenë biznese jashtë vendit. E gjithë kjo, nuk mund të jetë e ndarë, nuk mund të jetë e shkëputur nga kryeministri i vendit, sepse gjithë këto pallate shumëkatëshe, gjithë këto investime strategjike, sidomos në kryeqytet, nuk mund të menjanohen dhe të shkëputen pa firmën, nënshkrimin, përgatitjen së dosjes nga kryebashkiaku i Tiranës dhe nga ekipi i tij.

Pra, kryeministri dhe kryebashkiaku e kanë të lidhur fatin penal dhe fatin e fajësisë së tyre së bashku, sepse nënshkrimet, bizneset dhe gjithë këto dosje të shumta që gjenden tani në hetim nga prokuroria e posaçme, kemi 5D, kemi EcoTirana, kemi Ndraghetën, kemi Teatrin Kombëtar, kemi mbjelljen e pemëve, nuk e di sa dosje kemi që nuk janë aty.

Kemi një dosje të cilën antimafia italiane dhe gjykata me një vendim të formës së prerë denuan biznesmenët që kanë punuar në Bashkinë e Tiranës.’- u shpreh Çollaku.

Gerta pyet Gjestin nëse do të lidhej me Eglin, banori habit me përgjigjjen

Gerta dhe Gjesti kanë pasur një bisedë interesante në oborrin e shtëpisë, ku diskutuan për Eglin dhe ndjenjat e Gjestit ndaj saj.

Gerta e pyeti Gjestin nëse i pëlqen Egli, dhe ai e cilësoi atë si një vajzë shumë të mirë, duke theksuar se familja e saj është me fat që e ka.

Gjesti shprehu mendimin se Egli është “vajza më e mirë” dhe e përshkroi atë si “super seksi”.

Gerta, duke e vënë re trupin e palestruar të Eglit, e pyeti se çfarë i pëlqen më shumë tek ajo, dhe Gjesti u përgjigj duke thënë se janë fytyra dhe sytë ato që e tërheqin më shumë.

Ai shtoi se sytë e Eglit janë të veçantë, duke i përshkruar si “si me dritë, si me lot”.

Gjesti e vlerësoi gjithashtu aftësinë e Eglit për ta kuptuar atë.

Gerta, duke qenë kurioze, e pyeti nëse mendon se Egli do ta pranonte në një lidhje, dhe Gjesti, me humor, u përgjigj: “Po kush do të më refuzonte mua?”.

Video prekëse: Momenti i pabesueshëm kur qeni çon të voglin e saj që po ngordhte tek veterineri

Kamerat e sigurisë në një lagje të Stambollit kanë kapur një ndodhi tepër të rrallë, teksa një qen endacak shihet teksa çon qenushin e saj që ishte duke ngordhur në një klinikë veterinare.

Sipas Anadolu, mjeku veteriner që zotëron klinikën nxitoi për t’i dhënë ndihmën e parë qenushit të vogël.

Këlyshi u shtrua në spital me rrahje të dobëta zemre, ndërsa nëna i qëndroi pranë gjatë gjithë trajtimit.

Para incidentit, adhuruesit e kafshëve kishin çuar një tjetër qenush të të njëjtit qen në spitalin veterinar, ku edhe ishte trajtuar. Tani, këlyshët po trajtohen së bashku, me nënën e tyre në krah.

Veterineri Baturalp Ogan tha se qeni kishte lindur kohët e fundit, por shumica e këlyshëve të saj nuk mbijetuan. Këlyshi që u dërgua te veterineri ishte i fundit i mbetur.

“Nëna e solli qenushin në klinikë duke e lënë para derës. Mjeku ynë e pa dhe vazhdoi menjëherë me reanimimin. Tani gjendja e tij po përmirësohet. Për fat të mirë, ai është më mirë dhe është ribashkuar me nënën dhe vëllain e tij të vogël”, tha Ogan.

Për shkak se qumështi i nënës ishte i pamjaftueshëm, stafi i klinikës i ka ushqyer këlyshët me ushqim të veçantë.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-14295591/CCTV-mother-dog-sick-puppy-vets-Turkey.html?ico=embedded

EMRI/ Kjo është nëna që u ΡËRPLAS për V D*KJE, fëmija 2-vjeçar ngeli jetim!

Lavia Gjata është 30-vjeçarja që u përplas për vdekje nga një mjet me drejtues 25-vjeçarin A.Tafa, teksa ishte duke ecur me fëmijën e saj.

Nga aksidenti, fëmija 2-vjeçar shpëtoi pa lëndime

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen.

Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë).

Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen

E trishte/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Louis Gossett Jr., i parë që fitoi një Oscar për aktorin dytësor dhe një fitues Emmy për rolin e tij në mini-serialin televiziv “Roots” (Poots), ka vdekur. Ai ishte 87 vjeç.

“Me keqardhje të thellë konfirmojmë se babai ynë i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ne dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për ngushëllimet e tyre në këtë kohë. Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe të vështirë,” tha familja e aktorit në një deklaratë.

Gossett ndoqi Universitetin e Nju Jorkut me një bursë për basketboll dhe dramë. Së shpejti ai ishte duke aktruar dhe kënduar në shfaqje televizive të drejtuara nga David Susskind, Ed Sullivan, Red Buttons, Merv Griffin, Jack Parr dhe Steve Allen.

Gossett u shfaq në dhjetëra filma dhe shfaqje televizive, duke përfshirë adaptimin filmik të “A Raisin in the Sun” të Lorraine Hansberry (1961) dhe spektakle në ekran të madh si “The Deep” (1977).

Ai fitoi një Emmy për rolin e skllavit të vjetër Fiddler në miniserialin kryesor të ABC “Roots” (1977), duke luajtur në tre nga tetë episodet e programit. Ai bëri një kthesë të paharrueshme në fund të karrierës në “Watchmen” (2019) të HBO-së, duke luajtur një ish-vigjilent të njohur si Drejtësia me kapuç.