Greqi, fëmija 5-vjeçar përd* unohet në kopsht, arre stohen edukatoret

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Aleksandropoli të Greqisë, ku një fëmijë 5-vjeç është përdhunuar në kopshtin e fëmijëve.

Sipas informacioneve të protothema.gr, ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se i mituri është përdhunuar. Nga ekzaminimi rezultoi se pesëvjeçari ka lëndime nga gishti apo ndonjë objekt si lapsi, ndërsa është përjashtuar mundësia që të jetë dhunuar nga një organ gjenital.

Ndërkohë, babai i fëmijës tha se pesëvjeçari është në gjendje shumë të keqe psikologjike. “Ai është si një i sëmurë në shtëpi, as zërin nuk ia dëgjojmë”, tha ai.

Prindërit e të miturit tregojnë se djali i tyre ishte një fëmijë shumë i gjallë dhe tani ai nuk dëshiron as të flasë. Dyshohet se fëmija ka përjetuar tmerrin nga bashkëmoshatarët e tij.

“Gjithçka që na kërkoi është që të mos flasim më për këtë problem, ai është shumë i lodhur pasi është kapur dhe marrë në pyetje nga persona të tjerë që kanë marrë vesh për ngjarjen. Është kaq e vështirë për ne dhe për psikologjinë e gjithë familjes. Po mundohemi të jemi të fortë por është shumë e vështirë”, thekson ai.

Njëkohësisht, babai i pesëvjeçares tregon se fëmija nuk dëshiron të kthehet në kopshtin specifik në Aleksandropoli, pasi ndjen tmerr.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy edukatoret, të cilat akuzohen për neglizhencë të mbikëqyrjes.