SυΙmi me armë zjarri ndaj ‘Top Channel’, gazetarja zbardh detaje të reja , ja lëvizja që ρritet të bëjë policia brenda orës 12:00

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar detaje të reja në lidhje me sulmin ndaj Top Channel ndërsa ka qenë e ftuar në “Wake Up”.

Hoxha tregoi se personi i parë që e ka parë të ndjerin Pal Kola në minutat e fundit të jetës ka qenë një kolege e saj e cila ishte e traumatizuar.

“Dëshmitarja e parë ka qenë një kolege e imja që s’po ia përmend emrin, dhe ajo kishte mbaruar turnin dhe po priste oficerin e Policisë e traumatizuar dhe më thoshte “Pse po vonojnë?”.

Është djegur një Range Rover, autorët, mënyra se si kanë lëvizur, tregon që ka qenë e mirëmenduar,”.

Po ashtu gazetarja e Top Channel shtoi se brenda orës 12:00 Policia e Shtetit do të dalë në një konferencë për shtyp për ngjarjen e rëndë.

“E gjithë struktura policore është angazhuar për ngjarjen e rëndë dhe sot pritet që brenda orës 12:00 policia të dalë në një konferencë për shtyp ku dhe ndoshta do të japë detaje të reja për hetimin,” tha Hoxha.