Vrαυ me αrmë zjarri Ulqinakun/ Kush është 18 υjeçari, nipi i “mandelës së Elbasanit”

Fax News ka siguruar detaje të reja lidhur me 18 vjeçarin Horgito Peqini i cili mbrëmjen e djeshme ekzekutoi me armë zjarri 33 vjeçarin Madrid Ulqinaku pas një konflikti të çastit në një lokal të Elbasanit.

Mësohet se adoleshenti që kreu vrasjen dhe ende nuk ka rënë në prangat e policisë, është nipi i shtetasit Eduard Peqini, i njohur ndryshe si “Mandela i Elbasanit” që drejtonte bandën mtë të rrezikshme në qytet gjatë vitit 1997.

Horgito Peqini së bashku me 33 vjeçarin Klaudjan Sallufi gjithashtu i përfshirë në vrasjen e Ulqinakut, janë ende në arrati. Ndërsa mbrëmjen e djeshme, efektivët arrestuan 18 vjeçarin Edjen Dino i cili gjithashtu ka qenë i përfshirë në vrasjen e 33 vjeçarit.

33 vjeçari, Madrid Ulqinaku që mbeti i vrarë

Advertisements

Eduart Peqini, “mandela i Elbasanit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *