Gazetari blen aρartamentin e kohës së Enver Ηoxhës në Bllok, brenda gjen një thesar…

Ismail Lulani është një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit shqiptar. Ai renditet te artistët që ndikuan fuqishëm në modernizimin e këtij arti gjatë çerekut të fundit të shekullit XX.

Lulani veçohet dhe vlerësohet si një kolorist i njollave me ngjyra potente, të ngrohta e plot dritë. Ka krijuar personazhe sidomos me figurat e malësorëve. Ai ishte një artist që tërhiqej nga jeta e njerëzve të thjeshtë të zonës së veriut të vendit.

Edhe piktura e mëposhtme i qëndron besnike këtij frymëzimi. Ajo paraqet dy vajza me veshje tipike të veriut shqiptar.

Piktura është zbuluar rastësisht nga një gazetar shqiptar, pas blerjes së një apartamenti të vjetër në zonën e Bllokut në Tiranë, ku dikur kishte banuar një oficer, i grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës.

Lulani u lind në Tuz dhe u vendos në Shkodër me familjen në moshën 9 vjeçare. Ai mbaroi Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë monumentale në Tiranë në 1967 dhe u emërua profesor në këtë Akademi, ku punoi për disa vjet.

Më pas me dëshirën e tij, e la Tiranën dhe u vendos në qytetin e Shkodrës ku punoi si profesor në Liceun Artistik të këtij qyteti deri sa doli si piktor në krijmtari të lirë.

Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Lulani eksploroi me mjeshtëri në të gjitha gjinitë e pikturës, si kompozim, pejsazh, portret, natura të qeta. Pikturat e tij shquhen për lojrat magjike të ngjyrës dhe për vizatimin ekspresiv.

Lulani ka ekspozuar në shumë vende të huaja si Frascat, Romë, Paris, Linz (Austri), New York, Boston, Toronto, Athinë, Pekin, Shangai, Irlande, Rumani, Belgjike, Beograd, Podgoric, Cetinj, Tivar, Ulqin, Prishtinë, Aleksandri, Turqi , Tunizi, Hungari, duke marë vlerësime të larta nga kritika e huaj.

Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj./Dita

Mόnedhat e hυaja në ρikiatë historike/ Kursi i Këmbimit

Sot më 29 nëntor 2023, euro blihet me 102.4 lekë dhe shitet 103.3 lekë.

Dollari amerikan blihet me 93.5 lekë dhe shitet me 94.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 105.6 lekë, ndërsa në shitje me 106.8 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 117.4 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 68.3 lekë dhe në shitje me 70.5 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Mbi 1 mln ραlosje letrash, flamυri shqiptar më i madhi i krijuar me origαmi gati për në Guinness

Flamuri shqiptar i krijuar me origami pritet të konfirmohet nga Guinness si më i madhi në botë i krijuar ndonjëherë.

Arbnora Fejza-Idrizi nga Kosova i ka bërë Shqipërisë një dhuratë në Ditën e Pavarësisë. Ajo ka krijuar Flamurin e Shqipërisë 1300 metra katrorë, me 120 mijë pjesë letre, 1 milion e 200 mijë palosje letrash, ku secila letër ka 10 palosje më vete.

Flamurin prej 120 mijë letrave origami, secila në formë piramidale, Arbnore Fejza-Idrizi thotë për Anadolu Agency se e bëri me ndihmën e 70 nxënësve nga medreseja “Alauddin”, të cilët palosën rreth 50 mijë letra në formë piramidale, ndërsa pjesën tjetër ajo e bëri vetë dhe me ndihmën e disa familjarëve të saj.

“Ka qenë një punë shumë e vështirë, meqenëse kësaj radhe kam zgjedhur një metodë më të vështirë të punës. Pjesa e letrës ka qenë piramidale, ku për secilën letër nevojiteshin dhjetë palosje”, thekson Fejza-Idrizi, e cila thotë se për gjithë punimin u desh 1 muaj për të filluar me përgatitjet me palosjen e letrës dhe është një nga projektet më të vështira që ka realizuar dhe projekti që i ka marrë më shumë kohë ku për përfundimin e projektit u deshën gjithsej katër ditë punë.

“Puna ka zgjatur prej orës 10 deri në orën 6 të mbrëmjes, ku e kemi bërë edhe shtrirjen komplet të mozaikut. Ky mozaik është më i madh se mozaiku i kaluar”, thekson ajo.

Vështirësia më e madhe ka qenë kur kanë bërë matjet e para për të bërë shqiponjën dhe për të kombinuar masat por përveç këtyre, puna ka shkuar siç është planifikuar.

“Punimin e shqiponjës e kam bërë vetë me 2-3 persona sepse kam pasur frikë tua besoj punën të tjerëve duke qenë se donte shumë kujdes. Ndërsa natën finale me të gjithë stafin kemi bërë përmbylljen e gjithë punës”, thotë Fejza-Idrizi.

Flamuri do të qëndrojë deri më 29 nëntor në një sallë sporti në Skënderaj, ku Fejza-Idrizi thotë se emocionet më të mëdha i ka ndjerë kur ka përfunduar punën dhe është ngjitur mbi palestër e “kam parë se çdo gjë është perfekt ashtu siç duhet të jetë. Prej vitesh kam dashur të bëj diçka për Shqipërinë”.

“Ky është ndoshta projekti të cilin e kam punuar më me dashuri, meqenëse me këtë flamur jemi rritur. Duke parë sakrificat e popullit tonë ndër vite, ndër shekuj dhe ndër dekada që për këtë flamur kanë dhënë shumë, jam shumë krenare që kam arritur të bëj diçka për vendin tim që ta prezantoj përtej kufijve dhe njëkohësisht të certifikohet si rekord botëror. Edhe gjatë procesit të punës kam qenë me emocione dhe shumë e lumtur”, theksoi ajo.

Ajo thotë se tani po pret nga zyrtarët e Guinness që të konfirmojnë rekordin, ku javën tjetër mund të marrë lajmin e mirë se dhe një herë tjetër, ajo është pjesë e rekordeve Guinness.

Me artin e letrës origami, Arbnora Fejza Idrizi ka hyrë në librin Guinness për herë të parë në vitin 2018 me lulen më të madhe në botë prej 8,7 metrash. Për herë të dytë, ajo u bë pjesë e librit të rekordeve në vitin 2019 me vazon më të madhe prej letre, me një lartësi 2,73 metrash dhe gjerësi 2,38 metra, në të cilën paraqiti në miniaturë flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kurse për herë të tretë, pjesë e rekordit botëror me artin origami u bë në 2021 me flamurin shtetëror të Kosovës në përmasa prej 1 mijë e 216 metrash katrorë.

Arti origami ka lindur në Japoni, ndërsa nga ana kuptimore, “ori” do të thotë palosje dhe “gami” letër. Qëllimi i këtij arti është që të transformohet një fletë e sheshtë katrore prej letre në një skulpturë të përfunduar nëpërmjet teknikave të palosjes së saj. Praktikuesit modernë të origamit evitojnë përgjithësisht përdorimin e prerjeve, ngjitësve ose shënimeve mbi letër.

Eυro dhe paundi “ngrijnë”/ Këmbimi vaΙυtor për sot

Sot më 28 nëntor 2023, euro blihet me 102.3 lekë dhe shitet 103.3 lekë.

Dollari amerikan blihet me 93.4 lekë dhe shitet me 94.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 105.4 lekë, ndërsa në shitje me 106.8 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 68 lekë dhe në shitje me 70.5 lekë.

Më poshtë tabela sjell vlerat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Rita Ora zbret në Prishtinë ρrek tokën me dorë dhe…

Një video tepër emocionuese e Rita Orës është bërë menjëherë virale në internet, ku këngëtarja me origjinë shqiptare shihet teksa zbret në tokën shqiptare dhe e prek atë me dorë.

Një video tepër emocionuese e Rita Orës është bërë menjëherë virale në internet, ku këngëtarja me origjinë shqiptare shihet teksa zbret në tokën shqiptare dhe e prek atë me dorë.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur sot në Kosovë së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi. Ka qenë, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale nga momenti kur Rita zbret nga avioni privat në Kosovë.

E lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, ylli i muzikës feston sot 33 vjetorin e lindjes dhe mesa duket artistja ka zgjedhur vendin e saj për të festuar ditëlindjen.

Sapo zbriti, këngëtarja preku me duar tokën dhe u pa shumë e emocionuar dhe e lumtur që ka ardhur në Kosovë.

“O Zot faleminderit”, dëgjohet duke thënë Rita, në videon që shpërndarë menjëherë dhe ka marrë pafund pëlqime në rrjetet sociale.

Kujtojmë që kohët e fundit, Rita ka qenë qendra e diskutimeve pasi u fotografua e ulur përkrah tenistit serb Novak Djokoviç. Të dy ishin duke ndjekur finalen e Rugby-së pranë njëri-tjetrit dhe në fytyra e Rita Orës dukej e qeshur.

Një moment që jo vetëm i ka zhgënjyer por nuk i ka pëlqyer aspak opinionit publik shqiptar, të cilët kanë ironizuar në rrjete sociale patriotizmin më të cilin Ora është përpjekur gjithmonë ta shesë veten.

Ndërsa një tjetër incident i ndodhi artistes, e cila u përball me kritika të mëdha teksa u shfaq në skenë duke mbajtur mbi supe flamurin e Serbisë.

https://www.instagram.com/reel/C0G7BXrt5J_/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

“Jemi shqiptarë, nuk na kuρtoni dot”, rrëfimi i shoqes së Klodianës: Pse nuk e denoncoi bυrrin

Shoqja më e afërt e Klodiana Vefës, 36-vjeçares shqiptare që u vra me armë zjarri në rrugë nga ish-bashkëshorti i saj Alfred Vefa mbrëmjen e 28 shtatorit, ka dalë nga shtëpia vetëm mëngjesin e së shtunës, pas gjetjes së trupit të pajetë të 45-vjeçarit, i cili u vetëvra pas krimit të rëndë.

Me të, shqiptarja kishte folur vetëm pak orë para se të vritej. Në një intervistë për gazetën italiane ‘La Nazione’, shoqja e shqiptares rrëfen se Klodiana kishte frikë që ta denonconte Alfredin, sepse i druhej faktit që ai mund të hakmerrej ndaj fëmijëve. E mbushur me ndjenja faji që nuk shkoi ta denonconte vetë, mikesha e së ndjerës thotë se Alfredi e kishte kërcënuar në shumë raste.

“Pas vdekjes së Klodianës u mbylla në shtëpi. Alfredi ishte ende rrugëve, i armatosur. Mund të vinte të më kërkonte dhe të më vriste edhe mua. Ai më urrente dhe më druhej, sepse i dilja përballë. Nuk e kisha frikë. I kam thënë më shumë se njëherë: nëse nuk të denoncon ajo për ferrin që po i bën të jetojë, do ta bëj unë”.

Po përse nuk e denoncoi Klodiana asnjëherë ish-burrin e saj, nëse ndihej në rrezik?

“Për fëmijët. Kishte frikë që nëse e denonconte ai do i bënte keq fëmijëve, në shenjë hakmarrje ndaj saj. Por ishte e bindur edhe për një gjë tjetër… Mendonte se edhe nëse e denonconte, nuk do të ndryshonte asgjë. Më thoshte: ‘Në fund atë që do të bëjë do ta bëjë gjithsesi’.

Shqiptarja ishte kokëfortë, por me zemër të madhe. I donte fëmijët e saj me shpirt. Donte të ishte e lumtur, po përpiqej me gjithë fuqinë e saj. Kishte gjetur dikë me të cilin ndihej mirë. Një burrë i cili ashtu si ajo kishte kaluar vite ferri duke duruar gjithçka sepse donin të rrinin bashkë. E njoh shumë mirë, dhe ai ashtu si unë, deri kur Alfredi u gjet i vdekur, kishte frikë të dilte nga shtëpia. Tashmë do të duhet të përballemi me çfarë ndodhi: Një dhimbje e papërballueshme dhe një peng që do më torturojë përjetë”.

Nëse do të mund të kthehej pas, çfarë do bënte?

“Do shkoja te karabinierët dhe do ta denoncoja, me ose pa miratimin e Klodianës. Si unë ashtu dhe partneri i saj nuk na e bënte zemra që të vepronim pa dëshirën e saj. Këmbëngulëm shumë. U përpoqëm ta bindnim me çdo mënyrë. Por në fund ajo e mbyllte bisedën duke thënë: Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot. Ne e respektuam deri në fund.”

Po familja a ishte në dijeni?

“Për mendimin tim dinin shumë pak, ose të paktën jo të gjithë të vërtetën. Klodiana ishte gjithmonë e qeshur. Shqetësimet apo frikën që kishte ia besonte miqve dhe nuk fliste kurrë keq për Alfredin me të tjerët. Për të thoshte se ishte shumë punëtor. Mund edhe të ketë qenë, por vitin e fundit nuk kishte dhënë më asnjë qindarkë për familjen, ndonëse jetonte nën të njëjtën çati me fëmijët dhe të. Pasi e vrau mendova se kishte planifikuar gjithçka dhe se kishte marrë paratë e ishte arratisur në Shqipëri”.

Pistoletën me të cilën e vrau dhe u vetëvra duket se Alfredi e mbante në shtëpi…

“Ajo që mund të them është se Klodiana e parandiente që do e vriste me një plumb pistolete. Nuk ma ka thënë kurrë hapur, por njëherë më la të kuptoja se ai kishte armë, duke shtuar një fjali që nëse e rimendoj më futen të dridhurat: Tashmë e kam kohën e kufizuar…”

Klodiana Vefa ishte nënë e dy fëmijëve, një vajzë 14-vjeçare dhe një djali 17-vjeç.

Moti i keq bën ‘namin’ në vend, Ιumi Drin del nga shtrati, bΙΙokohet hyrja për në Shkodër

Shkodra është qarku më i dëmtuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë kësaj të diele.

Shiu dhe era e fortë kanë dëmtuar infrastrukturën e rrugëve në fshatra dhe qytet, ndërkohë që këtë mesditë situata u rëndua më tej, pasi lumi Drin doli nga shtrati.

Aktualisht është bllokuar hyrja për në qytet, pasi uji ka vërshuar në rrugë.

Niveli i ujit te Harku i Berdicës arrin disa centimetër, duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve të vogla.