E moshυara në protestë: Jam gati ta υras Ramën, hallall 20-30 vite bυrg

Dje pasdite u mbajt protesta e thirrur nga kreu demokrat Sali Berisha, ku një e moshuar në Elbasan, thotë se do të niset drejt Tiranës pasi ka shumë arsye për të protestuar.

Sipas saj, Edi Rama është kriminel dhe i pashpirt, ndërsa shtoi se është e gatshme ta vrasē kryeministrin.

“Sa shumë arsye kam për të protestuar. Varfëri, po shtëpia që janë prishur, po Teatri, po fermerët, po vjedhjet, po shitjet. S’po lenë gjë pa shit. Ai është i pafytyrë, i paskrupullt. Një grua këtu ka thënë më jepni një sniper ta vras vetë.

Jam gati dhe unë ta vras, hallall 20 apo 30 vite burg, se s’do arrij t’i bëj, keq është Edi Rama. Ai është kriminel, i pashpirt, monstër, s’ka fjalë në fjalor që mund të thuash për të. Mendoj se është pak të thuash mashtrues e kriminel, ai duhet hequr patjetër me çdo kusht. Prandaj po shkoj”,- tha e moshuara në Elbasan.

Dje në orën 16:00 u mbajt protestë e thirrur nga opozita përpara kryeministrisë, kundër regjimit të Edi Ramës.

E moshuara e dha deklaratën para se të nisej në protestë.