Megi Pojani u shfaq mbrëmë në skenën e spektaklit “DWTS” me veshje dhe sjellje erotike, ndërsa risolli kërcimin erotik të aktores Salma Hayek nga filmi “From Dusk Till Dawn”.
Edhe pse emisioni transmetohej në orar mbrëmjeje, ku shikues janë edhe të miturit, Pojani hyri në skenë e veshur me rroba të brendshme, me një gjarpër në krahë dhe me lëvizje provokuese.
Në momentin kur kërcente me partnerin e saj, balerin profesionist, Pojanit i dolën edhe pjesët intime.
Ndërsa skena më e papranueshme për atë orar transmetimi ishte vendosja e takës mbi kokën e balerinit dhe derdhja e alkoolit në fytyrë.