Gjykata e Athinës ka vendosur të lërë në paraburgim Florian Zanin, njohur si Hayate në rrjetet sociale, deri në përfundimin e hetimeve për akuzat e poshtërimit, dhunës dhe shfrytëzimit të personave të me aftësi të kufizuar.
Sipas mediave të huaja, Zani akuzohet për veprimtari të shfrytëzimit të personave me aftësi të kufizuara dhe vajzave në rrjetet sociale, duke kryer veprime të poshtërimit dhe dhunës ndaj tyre.
Avokatët e Zanit kanë mbrojtur veprimtarinë e tij, duke pretenduar se gjithçka ka qenë në kuadër të shakave.Ndërsa miqtë e tij kanë dëshmuar në mbështetje të tij përkatësisht për të mbrojtur veprimtarinë e tij si shaka, viktimat e pretenduar të akuzave nuk janë lejuar të jenë të pranishëm në gjykatë për t’u shprehur për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
Çështja ka shkaktuar reagim të ashpër nga organizatat në mbrojtje të personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar drejtësi për viktimat e pretenduara. Gjykata vazhdon hetimet për të vërtetuar të gjitha akuzat dhe të gjejë një vendim të drejtë për të gjithë palët.















