Briken Çalja shpallet kampion i Ballkanit, thyen rekordin pas 25 vitesh (VIDEO)

0
1

Briken Çalja u shpall kampion i Ballkanit në peshëngritje për kategorinë deri në 79 kilogramë.

Ai ngriti 335 kilogramë në total, duke fituar 3 medalje të arta.

Çalja vendosi edhe rekorde të reja në këtë kategori.

Sportisti i Team Albania që garon në peshën -79 kg, e nisi garimin e tij me 150 kg në shkëputje, provë të cilën e kaloi me sukses dhe vendosi dhe rekordin e ri ballkanik, pas 25 vjetësh.

Në shtytje Briken Çalja e nisi me 180 kg, duke e kaluar me sukses, ndërsa e ngriti peshën deri në 185 kg në provën e tretë, duke siguruar vendin e parë edhe në shtytje dhe duke vendosur rekordin e ri ballkanik për këtë stil.

Në total Briken Çalja ngriti 335 kg, duke vendosur rekordin e ri dhe në dygarësh: 3 medalje Ari dhe 3 rekorde të reja ballkanike për kampionin Briken Çalja.

Ndërkohë, Erkand Qerimaj nuk u ngjit në podium, pasi nuk mundi të kalojë me sukses provat e tij.

VIDEO