Gol vendimtar në derbi, Arbër Hoxha ndez festën në Kroaci (VIDEO)

0
1

Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha ishte sërish vendimtar te Dinamo Zagreb, këtë herë në një ndeshje të veçantë.

Shqiptari shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij, në derbin ndaj Hajduk Split, duke bërë që të shpërthejë festa tek ekipi vendas.

Hajduk i shkoi shumë afër fitores, të cilët ia hoqi Hoxha me golin e tij në minutën e 102-të. Sulmuesi përfitoi nga një top i mbetur në zonë, pas pritjes së portierit dhe e ndali në fundin e rrjetës.

Ky gol i dha një pikë Dinamos, që ruan kryesimin me 32 pikë, një pikë më shumë se Hajduk Split. Te këta të fundit luajti si titullar edhe mesfushori i Kombëtares, Adrion Pajaziti.

Hoxha konfirmon edhe njëherë tjetër se po kalon një moment të artë, ndërsa u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.

Në 15 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në kampionatin kroat, 27-vjeçari ka shënuar gjashtë gola, ndërsa ka dhënë edhe dy asiste.