Bledi Shkëmbi në SPAK, kulla 80 mln € dhe lidhja me Erinda Lutajn

0
1

Bledi Shkëmbi u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, në një kohë kur emri i tij lidhet jo vetëm me futbollin, por edhe me aktivitetin në sektorin e ndërtimit. Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK për arsyen e thirrjes, fakti që Shkëmbi është administrator i një shoqërie ndërtimi e zhvendos fokusin e çështjes te bizneset ku ai është i përfshirë.

Kompania në fjalë është në pronësi të Erinda Lutajt dhe ka përfituar një leje ndërtimi për një kullë shumëkatëshe në Tiranë, projekt me vlerë rreth 80 milionë euro. Në dokumentacionin zyrtar rezulton se në momentin e aplikimit shoqëria kishte kapital minimal, pak punonjës dhe bilance me humbje të mëdha, elementë që kanë ngritur dyshime mbi burimet financiare dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit.

Në këtë sfond, paraqitja e Shkëmbit në SPAK shihet si e lidhur me verifikime proceduriale që mund të prekin aktivitetin e shoqërisë. Vetë ai deklaroi se bëhej fjalë për bllokimin e një automjeti, por pa sqaruar në çfarë kuadri ligjor është marrë kjo masë. Deri në një reagim zyrtar nga SPAK, mbetet e paqartë nëse kjo paraqitje lidhet me një hetim penal konkret apo me kontrolle të zakonshme administrative.

Në kryqëzimin e Rrugës Dritan Hoxha, në pjesën perëndimore të Tiranës po bëhet kulla me lartë 50 kate mbi tokë në një sipërfaqe prej 55,000 m2 e quajtur “Bound Tower” dhe po ndërtohet nga kompania Top Seven Construction nën zotërimin 100% të Erinda Lutajt.