JD Vance lëshon një paralajmërim të frikshëm për Danimarkën

Zëvendës presidenti amerikan, JD Vance ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Danimarkës për Groenlandën, duke sinjalizuar se presidenti Donald Trump është “i gatshëm të bëjë çfarë është e nevojshme” për të mbrojtur interesat e SHBA-ve në Arktik.

Deklaratat e tij thellojnë një ndarje tashmë të tensionuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës, një aleat tjetër i NATO-s, mbi këtë ishull strategjik.

Në një intervistë për Fox News, Vance kritikoi menaxhimin europian të sigurisë në Groenlandë, duke targetuar veçanërisht Danimarkën.

Ai tha: “A kanë bërë europianët, a kanë bërë danezët një punë të duhur për të siguruar Groenlandën dhe për t’u siguruar që ajo mund të vazhdojë të shërbejë si një themel për sigurinë botërore dhe mbrojtjen nga raketat – dhe përgjigjja është, natyrisht që jo”.

Vance akuzoi Danimarkën për mungesë investimi në siguri dhe për mosmbrojtje të duhur të territorit. “Ne do të sigurohemi që të mbrojmë interesat e Amerikës”, shtoi ai. “Dhe mendoj se presidenti është i gatshëm të shkojë deri aty ku duhet për ta bërë këtë”.

Groenlanda njihet prej kohësh për rëndësinë e saj strategjike ushtarake dhe gjeopolitike, duke shërbyer si një mundësi qendrore për mbrojtje raketore dhe mbikëqyrje në Arktik.

Tensionet midis SHBA-ve dhe Danimarkës janë shtuar për kontrollin dhe zhvillimin e ishullit, duke ngritur pyetje mbi kohezionin e NATO-s në rajon.