Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë brenda burgut të sigurisë së lartë të Koridallos në Greqi, ku një i burgosur shqiptar 49-vjeçar është vrarë me thikë nga një bashkëvuajtës dënimi.
Viktima është Jani Alia, i njohur edhe me nofkën “Xheku”, i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri për vrasje.
Autori i dyshuar i krimit është një shtetas grek 28-vjeçar, i cili e ka goditur Alian me një thikë të improvizuar, duke i shkaktuar dy plagë fatale në qafë.
Ngjarja ka ndodhur në Krahun e 3-të të burgut, në rrethana që mbeten ende të paqarta.
Sipas mediave greke dhe burimeve hetimore, ekzistojnë dyshime të forta se vrasja është kryer me porosi, si pjesë e një “kontrate vdekjeje” me porosi nga një bos shqiptar i drogës.
Hetimet po kryhen nga Siguria e Pireut, ndërsa pista kryesore lidhet me konfliktet mes bandave kriminale dhe trafikun e drogës, veçanërisht për kontrollin e territoreve në Athinë.
Jani Alia kishte një të kaluar të rëndë kriminale. Në vitin 2000, në Tepelenë, ai vrau me thikë një 20-vjeçar, ngjarje që ndezi një zinxhir hakmarrjesh.
Në vitin 2016, Alia ekzekutoi me armë zjarri Elton Çiçon në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vrasje për të cilën u dënua me burgim të përjetshëm.
Ai ishte arrestuar në Athinë më 31 dhjetor 2024 për probleme të tjera ligjore me autoritetet greke.
Nga ana tjetër, profili i autorit të dyshuar është po ashtu i rëndë. 28-vjeçari grek akuzohet për dy vrasje: njëra e kryer disa muaj më parë në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, ku ekzekutoi me armë zjarri një shtetas shqiptar, dhe e dyta ajo e ndodhur sot në burgun e Koridallos.
Burime policore bëjnë me dije se viktima ishte liruar nga burgu disa javë më parë dhe ishte rikthyer sërish, fakt që mund të lidhet me motivin e vrasjes.
Autoritetet greke po hetojnë nëse pas ekzekutimit fshihet një porosi e ardhur nga rrjete kriminale shqiptare, të lidhura me prishje pazare drogë ose për dominim territoresh.
Kush është Jani Aliaj
Aliaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi më 1 maj në vitin 2016, vrau Elton Çiçon në një lokal në zonën e ish-Bllokut.
Përplasjet nisën pasi në vitin 2000, ai vrau me thikë E. Ballazhiun, i cili ishte shok fëmijërie me Çiçon. Pas kësaj, Çiço kërkoi të gjente vrasësin e shokut, pasi mësoi se u vra nga 47-vjeçari, ai i dërgoi një mesazh në burg se do të merrte hak për vrasjen e Ballazhiut.
Në vitin 2015 në Tepelenë, u raportua grabitja dhe dhunimi i prindërve të Eltin Çiços, ngjarje e cila lidhej direkt me rivalët e tij kriminalë.
Ngjarja nuk konsiderohej e rastësishme, përkundrazi, ishte një mesazh për Çiçon, për të vijua sagën e hakmarrjes mesa bandave. I dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje është Erigels Mihasi, bashkëpunëtor i ngushtë i Ervis Martinaj.
Asokohe, Aliaj ishte 23 vjeç dhe po mbahej në paraburgim në Greqi. Po ashtu edhe Elton Çiço arrestohet nga policia greke dhe kryen 3 vite burg në Koridhalos.
Por, ata si për ironi të fatit ishin në të njëjtin burg, Alia i dënuar me 18 vite për vrasje, ndërsa Çiço me 5 vite për trafikim droge.
Por pasi dalin nga burgu fillojnë përplasjet mes tyre. Më 2016, Eltoni tenton të vrasë Janin më 10 janar në rrugën e “Kavajës” në Tiranë.
Por, nga ky atentat mbetet i plagosur vetëm një kalimtar i rastit. Por, Ciço nuk u ndal me kaq, ai tenton sërish të vrasë Alian kësaj radhe në Gjirokastër, ku ky i fundit u plagos lehtë në dorë. Pas kësaj, Aliaj në bashkëpunim me Renato Milloshin ekzekutojnë me dy plumba, Çiçon teksa ai ndodhej në një lokal.
Pas kësaj, miqtë e viktimës, mes tyre Andi Mustafaraj kërkuan hakmarrje. Por e njëjta skemë u ndoq edhe ndaj Mustafaraj, por atentati ndaj tij dështoi dhe ai mbeti i plagosur.
Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Ekspozitës në Tiranë. Por, përplasjet nuk u ndalën këtu, më 21 gusht të 2016, vritet me armë zjarri Nelgert Pata, i cili ishte mik dhe bashkëpunëtor me Jani Aliajn.















