“Bashkia nuk do t’ia dijë”- Florjan Binaj denoncon trafikun në Tiranë: Bëjnë propagandë! Të bashkohemi e të veprojmë

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka hapur zyrtarisht fushatën e tij elektorale me një video ku denoncon gjendjen e rrugëve të kryeqytetit sa herë bie shi.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, Binaj shfaqet duke udhëtuar me makinë nëpër rrugët e Tiranës në mes të një shiu të dendur, teksa përpiqet të përshkojë zonat e përmbytura.

Ai e cilëson përvojën si një “mision të pamundur”.

“Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë as për trafikun, as për ty, as për mua, e as për ne! Zgjidhja e vetme është të bashkohemi dhe të veprojmë”, thotë Binaj.

VIDEO