QëΙΙoi disa herë mbi makinën e parkuar, shqiρtari: Po testόja pistoΙetën time!

0
1

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi ka qëlluar me armë ndaj një makine të parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në Heraklion mbrëmjen e së dielës (në prag të Krishtlindjeve). Pasi shqiptari ka qëlluar disa herë në pjesën e pasme të makinës, pronarët kanë denoncuar rastin në polici.

Pas hetimeve të kryera, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë shqiptarin, i cili ka tentuar të grabisë edhe një dyqan. Kur është marrë në pyetje, shqiptari ka deklaruar se ka qëlluar me vetëdije pasi ka dashur të testojë armën për të parë nëse do të shkrepë.

Pronarët e makinës synojnë të ngrejnë një padi kundër shqiptarit.