Fier, 52-vjeçari bie nga kati i 5-të te komshiu në katin e 2-të: shpëton mrekullisht

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në Fier, ku një 52-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës së tij në katin e pestë dhe ka përfunduar në ballkonin e një komshiu në katin e dytë.

Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhej në ballkon duke pirë cigare kur humbi ekuilibrin dhe ra. Rrethanat e plota ende nuk janë sqaruar, ndërsa mësohet se 52-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat arritën ta nxirrnin të sigurt nga ballkoni ku kishte rënë. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Fierit.

Burime spitalore bëjnë me dije se 52-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe ka qenë i vetëdijshëm gjatë ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës.